Make your own free website on Tripod.com

Prof. Dr. MUZAFER KORKUTI

Parailiret - Iliret - Arberit (shqip)

Home
70 - vjetori i lindjes 17 maj 2006
Parailiret - Iliret - Arberit (shqip)
Parailiret - Iliret - Arberit ( english - summary)
Revista angleze - shqip
Revista angleze - anglisht
Curriculum vitae
Arti shkembor ne Shqiperi - Rock art in Albania
Perfundime - Conclusions

kopertine1.jpg
Kopertina e librit

KREU I

 

Hyrje

 

            Etnogjeneza e popullit shqiptar, prej shekujsh, ka joshur dhe ka tėrhequr vėmendjen e dhjetra e dhjetra dijetarėve nga mė tė shquarit, shqiptarė apo tė huaj. Janė tė shumtė historianėt e gjuhėtarėt euriditė, arkeologėt kėmbėngulės dhe studiues tė tjerė qė kanė shtruar tezat e hipotezat e tyre pėr kėtė ēėshtje. Nuk kanė munguar tė shprehin mendime edhe njerėz pa njohuri tė thelluara shkencore.

            Tė gjithė duan tė dinė kush ishin stėrgjyshėrit e shqiptarėve, ē’lidhje kishin me arbėrit, me ilirėt dhe mė lashtė me parailirėt (pellazgėt).

            Problemi nuk ėshtė njė kuriozitet i thjeshtė shkencor. Ndriēimi i tij ndihmon tė kuptohen rrėnjėt historike qė kanė ushqyer kėtė popull, tė ndodhur midis perandorive e qytetėrimeve mė tė mėdha tė kohrave, helene, romake, bizantine dhe sllave, e megjithatė nuk u asimilua.

            Por kėrkimet ēonin nė gjurmė tė lashta, nė mijėvjeēarėt p. e. sonė. Shenjat kishin humbur, ishin fshehur ose ishin errėsuar nga koha e gjatė qė na ndan. Prandaj puna pėr tė zbuluar dhe ndriēuar ato gjurmė dhe shenja ėshtė e vėshtirė dhe, nga vėllimi, kolosale

            U shkruan qindra e mijra faqe libri, tė mbushura herė me tė dhėna shkencore e herė me fantazi e teza tė hamendėsuara. Arkeologėt bėnė gėrmime aq tė shumta, saqė u zbuluan qytete tė tėra. Por ata donin tė ringjallnin njė histori tė stėrlashtė. Iu drejtuan dijetarėve, historianėve e poetėve tė lashtė, duke u nisur nga Homeri, Hesiodi, e deri te studiuesit bashkėkohorė. Me studime kėmbėngulėse u ndriēuan anė tė veēanta tė historisė, qė shkallė shkallė, u bashkuan duke ndriēuar shumė ēėshtje tė etnogjenezės. Por nuk munguan as hipotezat romantike, pa baza shkencore, apo tė tjera tė frymėzuara nga motive politike.

            Gjithsesi tashmė ėshtė bėrė shumė dhe anė tė periudhave historike janė ndriēuar. Ndihmesa e dijetarėve tė huaj ka qenė e pazėvendėsueshme. Pėr punėn e madhe e dashamirėsinė qė kanė treguar ndaj shqiptarėve, ata meritojnė tė vihen nė ballė tė ēdo studimi, si “qytetarė nderi” tė albanologjisė. Por punėn mė tė madhe e kanė bėrė studiuesit shqiptarė tė fushės sė historisė, tė gjuhės, tė arkeologjisė, tė etnografisė etj.

            Gjatė 50 vjetėve tė fundit, nė arkeologjinė shqiptare, janė bėrė gėrmime e studime tė shumta dhe janė ndriēuar njė tėrėsi problemesh mbi bazėn e tė cilave ėshtė shkruar “Historia e Lashtė e Shqipėrisė”, janė hedhur bazat pėr studime edhe mė tė thelluara nė shumė drejtime. Por kėto arritje njihen nė njė shkallė krejt tė pamjaftueshme nga shoqėria civile dhe nga njė masė mė e gjėrė njerėzish tė interesuar. Ndaj lind nevoja qė pėrfundimet mė themelore duhet qė t’u jepen lexuesve nė mėnyrė tė kuptueshme, nė pėrputhje me mundėsitė dhe interesat e tyre kulturore.

            Duke vlerėsuar interesin dhe rėndėsinė e problemeve etnogjenetike, gjatė veprimtarisė sime kėrkimore u kam kushtuar atyre njė vėmendje tė posaēme, veēanėrisht ēėshtjeve tė origjinės sė ilirėve dhe tė problemit tė popullsisė para ilire.* Ėshtė kjo arsyeja qė kėto arritje tė studimeve tė mia shumėvjeēare dhe  tė kolegėve qė janė marrė me kėto probleme, dua t’i parashtroj nė njė formė tė pėrmbledhur e natyrisht sa mė tė kuptueshme, pėr aq sa e lejon trajtimi i tyre. Pėr ta bėrė mė tė plotė kėtė kuadėr tė problemeve etnogjenetike, i cili mund tė pėrmblidhet nė trinomin parailirė-ilirė-arbėr, kam parashtruar edhe problemin e arbėrve, d.m.th. tė origjinės sė shqiptarėve tė hershėm. Pėr tė sqaruar kėtė komponent tė trinomit qė lidhet me arbėrit dhe origjinėn e tyre, jam mbėshtetur tėrėsisht nė studimet arkeologjike shumė tė rėndėsishme tė prof. Skėnder Anamalit, tė cilit i takon njė meritė e veēantė pėr ndriēimin e lidhjeve tė ilirėve me shqiptarėt nė dritėn e tė dhėnave arkeologjike. Kėshtu kam vepruar edhe nė fushėn e gjuhėsisė, duke paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur rezultatet e punės shkencore tė gjuhėtarit tė shquar, prof. Eqerem Ēabejt dhe tė gjuhėtarėve tė tjerė.

            Parailirėt, ilirėt dhe arbėrit janė tri nyje tė zinxhirit tė gjenezės sė popullit shqiptar, qė ēdo njera prej tyre mund e duhet trajtuar mė vete. Unė parapėlqeva t’i trajtoj kėto ēėshtje sė bashku e nė vijimėsinė historike tė ecurisė sė tyre, mbasi kėshtu krijohet mundėsia pėr kuptimin tėrėsor tė lashtėsisė sė popullit shqiptar. Besoj se kėsaj ideje i shėrben edhe tabloja kronologjike e pėrdorimit tė emrave tė banorėve tė vendit tonė, gjatė tėrė kohėrave, tė cilėn duhet ta njohė dhe ta dijė ēdo bashkatdhetar. Pėrdorimi i emrave parailirė, ilirė, arbėr e shqiptar nuk duhet tė mėnjanohet nga qė pėr disa prej tyre duhen kėrkuar mbėshtetje e fakte tė reja, qė shkencat albanologjike duhet t’i pasurojnė nė tė ardhmen.

Prandaj nė kėtė histori tė shkurtėr, vendosa tė jap njė sintezė tė pėrfundimeve nė tė cilat ka arritur shkenca albanologjike pėr kėtė problem. Njėkohėsisht e quajta njė detyrė shkencore dhe atdhetare t’i bėj tė njohur publikut tė gjėrė, atė qė historia mijravjeēare e kishte ruajtur tė fshehur pėr tė dėshmuar zinxhirin lidhės midis shqiptarėve, arbėrve, ilirėve dhe parailirėve.

 

 

PARAILIRĖT

 

            Kuadri historik

            Fillimi i formimit tė bashkėsive popullsive me tipare tė pėrbashkėta etnike ėshtė njė proēes evolutiv, i gjatė e i ndėrlikuar, qė i takon epokės sė neolitit (gurit tė ri ) dhe epokės sė eneolitit (bakrit). Si shtrirje kohore kėto epoka kapin periudhėn midis mijėvjeēarit tė shtatė dhe mijėvjeēarit tė katėrt p.e.sonė. Nė kėto dy epoka ndodhėn ndryshime tė mėdha, thelbėsore, pa njohjen e tė cilave nuk mund tė kuptojmė se kėtu zuri fill proēesi i formimit tė popujve dhe tė gjuhėve nė Gadishullin Ballkanik. Dhe pėr tė kuptuar kėto ndryshime cilėsore tė vetmet burime janė dėshmitė arkeologjike, qė vijnė nga gjithė territori i Evropės Juglindore, pėrfshirė edhe Egjeun e Anatolinė (Brigjet perėndimore tė Turqisė). Prandaj ėshtė e domosdoshme tė njihemi me kėto zbulime.

            Tė shumta janė kėto tė dhėna edhe nga territori i Shqipėrisė dhe trojeve shqiptare. Me kėrkimet intensive tė 50 viteve tė fundit, tė bėra pėr kulturat e kohės sė neolitit dhe tė bakrit, ėshtė arritur tė njihen kulturat kryesore pėrfaqėsuese, karakteristikat e tyre, niveli dhe veēantitė e zhvillimit nga njė periudhė nė tjetrėn. Neoliti i hershėm nė Shqipėri pėrfaqėsohet nga kultura e Vlushės (Skrapar), e Podgories (Korēė), e Kolshit (Kukės); neoliti i mesėm nga kultura e Dunavecit (Korēė) e Cakranit (Fier ) dhe Blazit (Mat), kurse e neolitit tė vonė pėrfaqėsohet nga kultura e Maliqit I, Barēit I (Korēė) dhe Kamnikut (Kolonjė). (Prendi, F. 1976, 21-99; Korkuti, M. 1995, 11-261). Kėto janė kulturat mė pėrfaqėsuese neolitike tė vendit tonė, tė cilat dėshmojnė pėr njė banim tė dendur (pėr kohėn) dhe me shtrirje gjeografike qė mbulon gati gjithė territorin. Duke filluar nga kultura mė e hershme e Vlushės (mijėvjeēari i shtatė p.e.sonė) e deri tek ajo e Maliqit I, ka njė vazhdimėsi banimi qė dėshmon pėr njė jetė sedentare, qė u kushtėzua nga lindja dhe zhvillimi i bujqėsisė e i blegtorisė, dy degė bazė tė ekonomisė dhe tė ndėrvarura nga njera-tjetra qė nė lindjen e tyre. Nė disa vendbanime (Podgorie, Dunavec, Maliq, Cakran, etj) mori pėparėsi bujqėsia, e cila bėri tė mundur krijimin e rezervave tė produkteve bazė pėr jetesė, e pėr rrjedhojė, ndodhėn ndryshime tė ndjeshme nė jetėn shoqėrore. Ishte kjo arsyeja, qė kėto aspekte tė reja tė epokės neolitike dhe eneolitike disa studiues i kanė cilėsuar si “revolucioni bujqėsor”.

Vazhdimėsia e jetės dhe kulturave gjen shprehjen e vet para sė gjithash nė teknologjinė e pėrgatitjes sė enėve prej balte, si edhe nė shtimin e madh tė veglave tė punės prej stralli, guri e kocke dhe mbi tė gjitha nė pėrsosjen e teknikės sė punimit tė tyre, tė provuara kėto nė koleksionet e pasura tė veglave tė punės dhe tė morisė sė enėve prej balte, tė gjetura nė Podgorie, Dunavec, Maliq etj.

            Tipar i ri i rėndėsishėm i kėsaj epoke ishte lindja e marrėdhėnieve tė kėmbimit, jo vetėm midis bashkėsive fqinje, por edhe midis bashkėsive tė largėta, gjė qė provohet nga objekte importi me prejardhje tė mirėfilltė nga kultura e Thesalisė (Greqi), tė gjetura kėto nė Dunavec e Cakran (Korkuti, M. Andrea, Zh. 1974). Kėto kėmbime, sado fillestare qė ishin, dėshmojnė se kulturat tona neolitike nuk kanė qenė tė mbyllura, tė izoluara, por kanė dhėnė e marrė me njera tjetrėn. Dhe e kundėrta, nė njė nga kryeqendrat e kulturave neolitike tė Thesalisė, nė akropolin e Diminit janė gjetur enė tė importuara nga kultura e Dunavecit.(Korkuti,M. 1995,127)

            Pėr kulturat neolitike tė Shqipėrisė janė pėr t’u pėrmendur edhe ndėrtimet e banesave me skelet prej druri, me mure gardhi, tė lyer me baltė. Por ndėrtimet mė tė vėshtira ishin kasollet prej druri, tė ngritura mbi ujė, siē ėshtė rasti i vendbanimit palafit (mbi hunj) i Dunavecit, i cili sot pėr sot ėshtė mė i hershmi nė Ballkan (mesi i mijėvjeēarit tė pestė p.e.sonė. Sipas analizave laboratorike tė karbonit(C14) ky vendbanim datohet nė vitin 4800 p.e.sonė.

            Tė gjitha kėto pėrparime tė shkallė shkallėshme tė kulturave neolitike pėrbėnin thelbin e njė fillese tė re epokale, ndaj nė kuptimin e gjėrė kjo kohė historike ėshtė quajtur edhe epoka e qytetėrimit neolitik.  Ky qytetėrim njohu shkallė tė tjera mė tė larta progresi gjatė epokės sė bakrit, kulturė e cila ėshtė dėshmuar gjerėsisht nga dhjetra vendbanime me shtrirje nė gjithė trevėn e Shqipėrisė si: Maliqi II, Treni, Burimasi (Korēė), Kamniku II, Gradeci (Dibėr), Bėnja (Pėrmet), Konispoli, Katundasi (Berat), Neziri (Mat), Gajtan (Shkodėr), Dajē (Kukės) etj.

Kultura eneolitike e vendit tonė, vazhduese e drejtpėrdrejtė e kulturės neolitike, nė tė njėjtėn kohė ishte vazhduese e qytetėrimit neolitik nė tė gjitha anėt. Bujqėsia e blegtoria u zhvilluan mė tej.  Koleksionet e pasura tė veglave tė punės e sasitė e konsiderueshme tė grurit tė karbonizuar, tė gjetura nė Maliqin eneolitik, janė dėshmitė mė tė mira tė njė bujqėsie tė pėrparuar pėr kohėn; kurse pėr rolin e blegtorisė dėshmojnė kockat e shumta tė bagėtive tė imta e tė trasha tė gjetura nė kėto qendra. Pėr pėrparimet nga pikpamja teknologjike, dėshmon qeramika, e cila njohu kulme tė reja progresi si nga format, zbukurimet, pjekja, deri tek realizimet e prodhimeve artistike.

Tėrėsia e progresit nė degėt e ndryshme tė ekonomisė ēoi edhe nė njė arritje tjetėr tė madhe, nė shkrirjen dhe pėrpunimin e metalit tė parė, tė bakrit, i cili i dha emrin edhe epokės. Nxjerrja dhe pėrpunimi i kėtij metali tė ri ishin proēese tė ndėrlikuara pėr atė kohė, qė kėrkonin pajisje e mjete tė veēanta, sepse teknologjia e punimit e shkrirjes dhe e derdhjes nė kallėpe ishte punė shumė e specializuar. (Prendi,F.1966,13; Korkuti,M. 1985,54). Edhe mė tė rėndėsishme ishin rrjedhimet qė solli pėrdorimi i veglave prej bakri, sidomos nė zgjerimin e sipėrfaqeve tė punuara dhe nė ndėrtimin e banesave. Teknologjia e nxjerrjes, e pėrpunimit tė bakrit si dhe pėrgatitja e veglave tė punės me metalin e ri, sollėn ndryshime nė marrėdhėniet brenda bashkėsisė, duke nxjerrė nė plan tė parė rolin e burrit, ēka pati si rrjedhojė fillimet e njė shoqėrie tė re fisnore, tė patriarkatit (Historia e Popullit Shqiptar, 2002,29).

Kultura eneolitike nė trojet shqiptare u zhvillua nė lidhje dhe marrėdhėnie tė ngushta me kulturat bashkėkohėse e nė radhė tė parė me kulturat fqinje. Lidhjet tradicionale tė kulturave neolitike tė pellgut tė Korēės me kulturat e Pelagonisė (Maqedoni) dhe tė Maqedonisė Perėndimore, tė Greqisė, me Thesalinė, nėpėrmjet luginės sė lumit tė Haliakmonit, tė lidhjeve me kulturat e pellgut tė Moravės sė Jugut nė verilindje, si edhe lidhjet e kulturave tė Kukėsit e tė Kosovės me Ballkanin Qendror, gjatė epokės sė eneolitit u shpeshtuan e u bėnė mė tė qėndrueshme. Edhe lidhjet midis kulturave tė Adriatikut tė Mesėm e tė Jugut me prapatokat e tyre u zhvilluan mė tej.

Pėr tė kuptuar qartė proēeset etnokulturore, qė u zhvilluan gjatė epokės sė bakrit, nuk mund tė lėmė pa nxjerrė nė pah lidhjet kulturore me treva mė tė gjėra tė Ballkanit Jugor, tė Egjeut dhe tė Anatolisė. Lėvizjet graduale tė popullsive neolitike dhe eneolitike, nė kėrkim tė tokave bujqėsore e tė kulturave tė reja, ishin faktor veprues nė vendosjen dhe mbajtjen e kėtyre lidhjeve, tė cilat u kushtėzuan edhe nga faktorėt gjeografikė.

Nuk ėshtė vendi tė rreshtojmė hollėsira tė dėshmive arkeologjike qė provojnė ēka pohuam mė lart. Pėrhapja e teknologjisė sė njėjtė nė tėrė treguesit kulturorė, si nė vegla pune dhe qeramikė, si edhe objektet e njėjta nė paraqitjen e kulteve, nė njė territor tė gjėrė, nuk mund tė ishte veēse rezultat i fuqizimit tė lidhjeve dhe kėmbimeve, tė cilat nė thelb ishin rrjedhojė e zhvillimit tė pėrgjithshėm, e pėrafėrsisht tė njėjtė, kulturor tė banorėve tė territorit tė Ballkanit tė Jugut nė epokėn e bakrit. Kėtė pamje tė zhvillimit tė kėsaj treve arkeologėt e kanė shprehur me emėrtimin “Kompleksi kulturor ballkano-egjean i kohės eneolitike”, pra ėshtė fjala pėr njė tėrėsi kulturash me elemente tė pėrbashkėta (Prendi,F. 1976,38; Korkuti,M. 1985,53).

Duke pėrmbledhur kėtė paraqitje pėr epokėn e bakrit kemi arritur nė pėrfundimin se, nė kushtet e zhvillimit tė pandėrprerė e tė stabilitetit tė gjatė ekonomik, tė shkallės sė pėrparuar tė zhvillimit nė tė cilin arriti qytetėrimi eneolitik, krahas formimit tė bashkėsive tė gjėra kulturore e kultike, u bė edhe hapi i parė drejt formimit tė njė bashkėsie tė madhe etnike e gjuhėsore (Korkuti,M. 1985,55).

 

Rreth pėrkatėsisė etnike tė banorėve eneolitikė

A mund tė flitet pėr pėrkatėsi etnike nė njė kohė tė tejlashtė si epoka e bakrit dhe nė se po, mbi ē’bazė? Kur guxojmė tė flasim pėr etni nė fillesat e saj duhet ta veēojmė e ta dallojmė atė nga etnitė nė epokėn historike, tė cilat karakterizohen nga tipare tė tjera themelore;

dhe problemet qė kėrkojnė pėrgjigje janė tė shumta dhe tė ndėrvarura nga pėrfundimet e studimeve ndėrdisiplinore. Nė trinomin e problemeve parailire-ilire-arbėr, problemi i parė mbetet mė i vėshtiri,

sepse tė dhėnat gjuhėsore e antropologjike janė tė pamjaftueshme. Fjala e arkeologjisė, si rrjedhim, ka njė peshė tė veēantė meqėnėse pėr kėtė periudhė tė hershme koncepti kulturė, nė kuptimin arkeologjik, nė vija tė pėrgjithėshme, ėshtė i njėjtė me kategorinė etnos*. Kjo pėrbėn edhe bazėn mbi tė cilėn mbėshtetet argumentimi i pikpamjes sonė pėr fillimet e formimit tė etnosit prandaj do tė ndalemi nė kuptimin dhe vlerėn qė kanė burimet arkeologjike pėr epokėn prehistorike.

Mė shkoqur problemi shtrohet nė kėtė mėnyrė: nė ē’raporte qėndronte kultura me etnosin nė epokėn prehistorike, a ka pėrputhje midis tyre dhe nė rast se ka, nė ēfarė shkalle ėshtė kjo?

Ja disa mendime tė studjuesve tė ndryshėm pėr kėtė ēėshtje .

- Kultura dhe etnosi nuk pėrputhen gjithmonė. Po nė shumicėn e rasteve kultura pėrputhet me etnosin.

Qeramika dhe zakonet fetare (kulti) janė elemente qė tek popujt primitiv u janė nėnshtruar mė pak ndikimeve dhe se qėndrueshmėria e kėtyre elementeve provon vazhdimėsinė etnike tek grupet prehistorike.

Fiset me kulturė tė njėjtė ose tė ngjashme mund tė flasin gjuhė tė ndryshme.

Do tė ishte vėshtirė tė pretendohej se vetėm gjuha paraqet tiparin etnik tė njė grupi.

Kur flasin pėr marrėdhėniet midis kulturės dhe etnosit duhet tė kemi parasysh lidhjet midis gjuhės e kulturės, mbasi dihet se gjuha ėshtė njė nga tiparet qė pėrcakton karakterin etnik. Por ky nuk ėshtė

tipar i vetėm, e aq mė tepėr pėr epokėn pre e protohistorike, ku ka edhe njė varg tiparesh tė tjera tė rėndėsishme, tė cilat nė tėrėsinė e tyre formojnė historinė etno-kulturore tė njė popullsie. Prandaj historinė e gjuhės nuk mund ta barazojmė me historinė etnike e aq mė pak, nė tėrėsi, me historinė e njė popullsie qė e flet, e cila ka njė pėrmbajtje shumė mė tė gjėrė e mė tė plotė.

Nė epokėn neolitike dhe nė atė tė bronzit ndodhte shpesh qė njė fis asimilonte, nė pikpamje gjuhėsore, njė fis tjetėr; po nė tė njėjtėn kohė ėshtė bėrė edhe asimilimi kulturor, madje ky i fundit ca mė herėt. Kėshtu nuk mund tė ndodhte qė njė fis ose njė grupim fisesh tė ndryshonin gjuhėn, nėpėrmjet asimilimit dhe nė tė njėjtėn kohė tė ruanin kulturėn e mėparshme materiale, sepse bashkė me asimilimin gjuhėsor ndryshonte edhe kultura e tyre materiale. Pra, asimilimi kulturor dhe ai gjuhėsor, ishin dy nga shfaqiet mė tė rėndėsishme tė proēesit etnik, tė ndėrvarura nga njėra-tjetra, tė cilat gjatė epokės sė neolitit e tė bronzit janė zhvilluar krahas dhe kanė patur gjatė rrugės sė tyre tė zhvillimit njė pėrputhje gati tė plotė. Ja sepse nėpėrmjet njohjes dhe studimit tė njėrit aspekt mund tė nxirren pėrfundime edhe pėr aspektin tjetėr.

Gėrmimet arkeologjike sistematike kanė dhėnė mundėsi tė gjėra pėr studimin nė kompleks tė njė kulture arkeologjike tė njė rajoni tė caktuar. Kur ajo kulturė ėshtė e njėjtė me njė tjetėr, qė shprehet nė format e ekonomisė, nė arkitekturėn e banesės dhe ajo qė ka mė shumė rėndėsi, nė kulturėn materiale (nė vegla pune, armė, qeramikė, stoli, objekte, etj.), apo ka tė njėjtat kulte e tė njėjtin rit varrimi, atėhere shihet se ka elemente tė tilla kulturore e shpirtėrore, tė cilat shprehin drejtpėrsėdrejti tiparet e pėrbashkėta etnike. Kėshtu, me mjaft pėrafėrsi mund tė vendoset shenja e barazisė midis dy kulturave edhe nė pikėpamje etnike. Si rrjedhim i njė bashkėsie tė gjatė kulturore e etnike duhet pranuar se ka patur edhe njė bashkėsi gjuhe, nė atė masė e nė atė formė qė mund tė ishte ajo nė epokėn prehistorike.

Si pėrfundim, ne jemi tė mendimit se nė epokėn e eneolitit dhe atė tė bronzit shkalla e pėrputhjes midis kulturės dhe etnosit ėshtė gati e plotė, se njė grup kulturor i njėjtė nėnkupton edhe njė grup etnik tė njėjtė. Janė kėto arsyet qė burimet arkeologjike, pėr periudhėn para burimeve tė shkruara, marrin mė tepėr rėndėsi sesa burimet e fushave tė tjera nė pėrcaktimin etnik tė popullsisė. Prandaj arkeologjia mbetet njė nga fushat kryesore qė hedh dritė mbi etnogjenezėn e parailirėve e tė ilirėve. Mė hollėsisht kėto ēėshtje janė parashtruar nė artikullin, “Probleme etnokulturore tė epokės sė eneolitit” (Korkuti,M. 1982,1,156-173).

Tė kthehemi tek problemi ynė, i banorėve tė tejlashtė dhe tė parashtrojmė pėrfundimet qė janė nxjerrė nga interpretimi i lėndės arkeologjike tė zbuluar.

Arkeologjia jonė prehistorike ka bėrė hapa tė rėndėsishme nė trajtimin e problemit tė banorėve tė tejlashtė tė vendit tonė, por ende nuk ėshtė arritur nė njė pėrfundim tė argumentuar plotėsisht. Ato janė teza pune qė duhen provuar mė tej apo pėrpjekje pėr tė interpretuar edhe nė pikpamje etnokulturore lėndėn arkeologjike tė epokės eneolitike e mė tej atė tė epokės sė bronzit tė hershėm nė vendin tonė. Duke e shtruar problemin nė kėtė plan kemi parasysh mundėsitė qė na ofron materiali i kulturave tona eneolitike dhe i atyre tė fqinjeve, i cili ėshtė i bollshėm, i pasur, i larmishėn e i pėrcaktuar kohėsisht, ndryshe nga fjalėt e pakta gjuhėsore e tė papėrcaktuara mirė kronologjikisht. Ėshtė gjithashtu e vėrtetė se edhe arkeologjia ende nuk e ka thėnė fjalėn e vet pėrfundimtare pėr zgjidhjen e problemeve etnike, por mendojmė se kjo nuk duhet tė na ēojė nė pozitat e atyre studiuesve qė, pėr t’u shpėtuar “gabimeve”, nuk merren me trajtimin e problemeve etnike.

Pas gjithė kėsaj parashtrese tė gjatė, por tė nevojshme, tė vijmė mė pranė problemit tė pėrkatėsisė entike. Po e theksoj se pjesė pjesė, e rezultat pas rezultati, mund tė arrijmė tek zgjidhja mė e pranueshme.  Dhe pėr tė arritur tek problemi i banorėve tė tejlashtė tė vendit tonė, duhet tė japim disa spjegime e tė shprehim pikpamjen tonė pėr dy ēėshtje parėsore, qė janė tė lidhura ngushtė me njėra tjetrėn. Kėto janė:

- Problemi i indoevropianizimit tė territorit tė vendit tonė e nė tėrėsi i gjithė Gadishullit Ballkanik.

- Problemi i lidhjeve tė substratit etnik para ilir me ilirėt si banorė tė pjesės perėndimore tė Gadishullit Ballkanik nė epokėn e bronzit e tė hekurit (Pėr kėtė do tė flitet gjėrėsisht nė kreun e dytė).

Indoevropianizimi i territorit tė Ballkanit perėndimor u bė nė kuadrin e pėrgjithshėm tė proēesit indoevropianizues tė tė gjithė Ballkanit, ndaj pėr kėtė problem do t’u referohemi, nė radhė tė parė, pėrfundimeve tė arritura. Ato mund tė pėrmblidhen nė kėto pikpamje mė pėrfaqėsuese.

- Shumica e arkeologėve shqiptarė dhe tė huaj indoevropianizimin e Europės Juglindore e shohin si njė proēes tė gjatė qė u krye si rezultat i disa valėve dyndjesh tė fqinjėve nomadė, tė ardhur nga stepat e Azisė gjatė mijėvjeēarit tė tretė p.e.sonė.

Njė variant tė kėsaj pikėpamje, pėrbėn teza tjetėr sipas sė cilės popullsia jo indoevropiane, mesdhetare neolitike e eneolitike, u indoevropianizua gjatė dyndjes sė madhe tė popujve baritor, tė ardhur nga stepat nė fillim tė epokės sė bronzit.

Studiues tė tjerė janė tė mendimit se elementi indoevropian ose mė saktė ai paleoindoevropian ka ekzistuar nė Ballkan shumė mė herėt, qė nė epokėn neolitike.

Tė dhėnat nga trevat shqiptare janė tė kufizuara pėr tė ndjekur njė proces kaq tė gjėrė e tė ndėrlikuar, siē ėshtė ai i indoevropianizimit. Gjithsesi, kur gjykojmė pėr rrjedhimet e kėtij procesi, duhet tė kemi parasysh se dyndja e popujve tė stepave ka qenė mė e fuqishme nė territoret lindore tė gadishullit tė Ballkanit kurse nė trevat e vendit tonė, qė pėrbėnin skajet fundore tė shtrirjes sė kėsaj dyndje, roli e vendi i ardhacakėve nė simbiozėn me popullsinė vendase nuk mund tė ishte i njėjtė si nė trevat ballkanike lindore.

Ne kemi shprehur dhe mbrojtur pikėpamjen se lėnda arkeologjike qė kemi nga Shqipėria na shtyn tė mendojmė se procesi i indoevropianizimit nuk duhet parė si rezultat i njė dyndje tė vetme, por si njė proces i gjatė zhvillimi, ku kulturat autoktone eneolitike e bartėsit e tyre u ndėrthurėn me bartėsit dhe kulturat bashkėkohėse ballkanike (Korkuti, M. 1985,2,56). Nė kėtė proces asimilimi dhe disimilim kulturor dhe etnik, tė njė transformimi tė dukshėm shoqėror e ekonomik si edhe tė kontakteve e tė lėvizjeve graduale tė popullsive, u bė indoevropianizimi i territorit tė vendit tonė, i cili fillesat e tij i ka, tė paktėn, qysh gjatė epokės sė eneolitit.  Nė kėtė pėrfundim vijnė edhe disa studiues, tė tjerė tė huaj, kur pohojnė se gjuhėt indoevropiane njihnin emėrtime tė pėrbashkėta pėr metalet (pėr bakrin, arin e bronzin) d.m.th. pėr prodhime tipike tė njė metalurgjie tė zhvilluar tė eneolitit e tė kohės sė hershme tė bronzit .(Budimir,M. 1952,10; Lochner-Hüttenboch, Fr. 151-181; Bonfante,G. 1968, 102-103) Duke u shprehur pėr fillimet e indoevropianizimit qysh gjatė eneolitit, nuk mohojmė rolin pėrshpejtues qė luajti nė kėtė proces vala e fundit e dyndjes sė popullsive tė ardhura nga lindja, nė fillim tė epokės sė bronzit, gjė qė ėshtė njė fakt i padyshimtė e i provuar edhe nga tė dhėnat e arkeologjisė sonė.

Kultura eneolitike e vendit tonė u zhvillua gradualisht, si njė kulturė autoktone dhe nė lidhje tė ngushtė me kulturat bashkėkohore ballkaniko-egjeane, si njė kulturė qė njohu arritjet mė tė rėndėsishme tė qytetėrimit eneolitik e qė iu nėnshtrua shndėrrimeve ekonomike e shoqėrore tė kohės e veēanėrisht procesit tė rėndėsishėm tė indoevropianizimit. Si pėrfundim, bashkėsia e madhe kulturore qė u formua nė fund tė eneolitit, nė vendin tonė, nė plan gjuhėsor ishte indoevropiane.

Pėr kėtė substrat tė tejlashtė, pėr kėtė popullsi indoevropiane tė Ballkanit Perėndimor tė epokės sė eneolitit a mund tė pėrdoret njė emėr i pėrveēėm?

Tė dhėnat e para pėr emėrtimin e kėsaj popullsie do t’i gjejmė tek autorėt mė tė vjetėr tė Greqisė sė Lashtė, tek Homeri, Hesiodi, Herodoti dhe tek mbi 100 autorė tė tjerė grekė e latinė, tė cilėt flasin pėr pellazgėt si njė popullsi jo greke. (Nė mėnyrė tė plotė kėto tė dhėna gjenden nė veprėn e Fr.Lochner-Hüttenboch, Die Pelasger). Homeri i pėrmend pellazgėt si banorė tė Thesalisė e tė Kretės; shkrimtarė mė tė rinj si Hesiodi, Herodoti, Hekateu, Tuqididi, na japin njoftime tė tjera, duke i vendosur pellazgėt herė nė Peloponez, herė nė Azi tė Vogėl e herė nė Itali, ndėrsa gjuhėn e tyre, pellazgjishten, e quajnė gjuhė barbare d.m.th. jo greke.

Nga pikpamjet e studjuesve tė shekullit XX mund tė pėrmendim ato tė disa linguistėve, si M.Budimir, V.Georgiev, Fr.Lochner –Hüttenbach, G,Bonfante etj., tė cilėt kanė shprehur mendimin se ka njė lidhje midis gjuhės sė kėsaj popullsie mesdhetare paragreke me gjuhėt e lashta tė mėvonėshme tė Ballkanit, si me trakishten dhe ilirishten.  Studiues tė tjerė, si B.Gavela, substratin pellazgjik tė rajonit ballkano-egjean e paraqesin si njė kategori autoktone indoevropiane tė pėrcaktuar nė pikpamje kulturore dhe gjeografike (Gavela, B. 1971,24). Mbi bazėn e kėtyre studimeve mund tė thuhej se pellazgėt janė njė popullsi, qė ka banuar nė Europėn Juglindore, nė Mesdhe e nė Azi tė Vogėl para formimit tė etnosit grek dhe se gjuha e tyre ėshtė indoevropiane e nuk ka lidhje birėrsie me greqishten.

Pėrpjekje pėr tė gjetur lidhje gjenetike midis gjuhės shqipe dhe pellazgjishtes kanė bėrė edhe Z.Majani (Majani, Z. 1970,75) dhe S.Konda (Konda,S. 1964,336). Tė dy kėta studiues nė veprėn e tyre kanė pėrdorur metoda jashtė shkencore, ndaj pėrfundimet e tyre nuk janė pėrfillur nga asnjė gjuhėtar shqiptar.

Nė kėtė parashtrim tė shkurtėr tė ēėshtjes nuk ėshtė e mundur tė pėrmblidhet ajo qė ėshtė shkruar nė dhjetra mijra faqe pėr pellazgėt e pellazgjishten; gjithsesi do tė veēonim mendimin e shprehur pėr pėrdorimin e termit pellazgė.

Nė literaturėn shkencore, gjatė rreth 100 viteve tė trajtimit tė problemit pellazgjik, termi pellazg ėshtė pėrdorur nė kuptime e pėrmbajtje historiko-gjuhėsore tė ndryshme. Tezat e hipotezat e studiuesve pėr identitetin e pellazgėve dhe pėr raportet e tyre me popullsitė e tjera, shkojnė nga mohimi i ekzistencės sė tyre deri nė pėrpjekjet pėr t’u veshur atyre tipare tė veēanta e tė pėrcaktuara qartė nė pikpamje etnike e gjuhėsore. Kėto interpretime, nė thelb tė skajshme, e shprehin pamjaftueshmėrinė e argumenteve tė njėrės ose tė tjetrės pikėpamje, ndaj edhe e kanė kompromentuar sė tepėrmi pėrdorimin e termave pellazg e pellazgjishte, e si rrjedhim shumė studiues sot, pėr emėrtimin e popullsisė sė tejlashtė ballkanike parapėlqejnė tė pėrdorin termat: parailirė, paratrakė, paragrekė.

Termi pellazg qė trashėgojmė nga burimet antike dhe qė mendojmė se gjen mbėshtetje pjesėrisht nga tė dhėnat arkeologjike, mund tė pėrdoret nė kuptim konvencional, me njė pėrmbajtje dhe domethėnie tė caktuar. Kėshtu bashkėsia e gjėrė kulturore, kultike dhe pjesėrisht etno-gjuhėsore qė u formua gjatė eneolitit nė Ballkanin Perėndimor, mund tė quhet pellazgjike. Nė pikpamje metodike ato qė po quajmė pellazg apo pellazgjike, nga pėrmbajtja nuk janė homogjene e kompakte nė shtresėzimin linguistik e kulturor tė Europės Juglindore, por janė diēka heterogjene, me elemente kryesisht indoeuropiane dhe pjesėrisht jo indoeurpiane nė gjuhė. Prandaj termat pellazg e pellazgjishte i pėrdorėm pėr tė emėrtuar njė popullsi me elementet mė tė pėrgjithėshme kulturore e gjuhėsore tė pėrbashkėta pėr trevėn e Europės Juglindore qė pėrfshin periudhėn e eneolitit dhe atė tė bronzit tė hershėm. Ky ėshtė kuptimi konkret qė i japim termit pellazg, mbi bazėn e dėshmive arkeologjike. Natyrisht me pėrdorimin e kėtij termi nuk duhet tė mendojmė qė nė epokėn e bakrit, e nė njė territor tė gjėrė si ai i Ballkanit Perėndimor tė kishte njė popullsi si ajo e kohės antike, as edhe njė emėr tė pėrgjithshėm pėr tė gjitha fiset e kėsaj treve. Duke pėrdorur emrin konvencional pellazg pėr nėnshtresėn para ilire, themelore nuk ėshtė emri vetė, por evidentimi dhe pėrcaktimi i rolit qė luajti ky substrat etnolinguistik nė periudhėn e kalimit nga eneoliti nė bronz, me fjalė tė tjera, tė vihet nė dukje ajo qė ndodhi nė planin kulturor dhe etnik nė fund tė mijėvjeēarit tė katėrt dhe nė fillim tė mijėvjeēarit tė tretė p.e.sonė nė Ballkanin perėndimor.

Nė kėtė kufi kohor nė tė gjithė gadishullin ndodhėn ndryshime tė mėdha nė kulturė, nė ekonomi, nė organizimin shoqėror, nė jetėn shpirtėrore dhe nė pėrbėrjen etnike. Vendin e kulturave eneolitike e zunė ato tė bronzit tė hershėm, qė veēohen shumė qartė nga kulturat paraardhėse. Nė metalurgji, me daljen e bronzit (pėrzierje e bakrit me kallaj) u shėnuan pėrparime nė pėrgatitjen e veglave tė punės e tė armėve, kurse nė organizimin shoqėror vendosen marrėdhėniet patriarkale. Kėto ndryshime u kushtėzuan nga faktorė tė ndryshėm, ku rol tė rėndėsishėm luajti evolucioni i brendshėm, me fjalė tė tjera, trashėgimia eneolitike, si edhe njohja e metalit tė ri, bronzit. Ndryshime cilėsore u bėnė edhe nė botėn shpirtėrore, nė konceptet e reja dhe nė radhė tė parė nė shfaqien e kultit tė varrimit nė tuma (varre nė formė kodre). Pėr kėtė arsye kjo periudhė kalimtare nga eneoliti nė bronz pėrbėn njė hallkė tė rėndėsishme nė tė gjithė rrjedhėn e proceseve etnokulturore tė epokės sė bronzit. Ndaj na duhet tė bėjmė njė ndalesė pėr tė spjeguar arkeologjikisht kėtė lidhje midis dy epokave.

Nė territorin e Shqipėrisė bronzi i hershėm ėshtė dėshmuar mjaft mirė arkeologjikisht nga vendbanimi i Maliqit (Maliq III a,b), i Trenit IIIa (Korēė), i Gajtanit I, i shpellės sė Nezirit (Mat), i shpellės sė Bėnjės (Pėrmet ), i shpellės sė Konispolit etj., si edhe nga varret mė tė hershme tė tumave tė Pazhokut (Elbasan), tė Barēit (Korēė), tė Shtoit e Shkrelit (Shkodėr), tė Piskovės (Pėrmet), tė Vodhinės (Gjirokastėr), tė Bajkajt dhe tė shpellės sė Konispolit (Sarandė) etj. Lėnda e pėrftuar nga kėto zbulime ka zgjeruar shumė njohjen tonė pėr pėrbėrėsit qė morėn pjesė nė formimin e kulturės sė bronzit tė hershėm. Nga tė gjitha kėto tė dhėna ėshtė arritur nė pėrfundimin se kultura e bronzit tė hershėm nė Shqipėrinė Juglindore (Maliq, Tren), nė Shqipėrinė Jugore (Bėnjė, Piskovė, Pėrmet, Vodhinė), nė Shqipėrinė e Brendėshme (shpella e Nezirit) dhe nė Shqipėrinė Veriore (Gajtan, Shkrel, Shtoi), nė treguesit themelor ka tipare tė njėjta dhe nė formimin e saj kulturor dhe etnik vendin kryesor e zė pėrbėrėsi autokton eneolitik. Pėrbėrėsi tjetėr, ai me origjinė lindore, i ardhur si rezultat i dyndjes sė fundit tė nomadėve tė stepave, shpejt u dobėsua dhe u shkri me pėrbėrėsin vendas.

Pėr rolin e pėrbėrėsit eneolitik, vendas na dėshmojnė edhe disa tė dhėna antropologjike nga skeletet e varreve tė bronzit tė hershėm, tė cilat dėshmojnė se popullsia e ardhur u asimilua nga popullsia vendase mė e shumtė nė numėr.

Kėto janė disa tė dhėna arkeologjike tė dorės sė parė, qė na lejojnė tė shprehemi pėr njė vazhdimėsi kulturore dhe etnike nga epoka eneolitike nė atė tė bronzit tė hershėm. Me kėtė nuk kuptojmė njė vazhdimėsi tėrėsore, njė kalim tė drejtpėrdrejtė tė kulturės e tė bartėsve tė saj nga njė epokė nė tjetrėn. Periudha e tranzicionit ishte, siē e kemi vėnė nė dukje, njė periudhė e ndryshimeve tė mėdha ekonomike e kulturore dhe ngjizja, midis pėrbėrėsit vendas dhe atij tė ardhur, ėshtė bėrė me asimilim kulturor, por edhe me dhunė. Mė shkoqur, me vazhdimėsi ne nėnkuptojmė pėrbėrėsin etno-kulturor eneolitik, i cili mori pjesė aktive nė formimin e etnosit ilir gjatė epokės sė bronzit.

Ky pėrbėrės ėshtė edhe nyja lidhėse midis banorėve ilirė tė epokės sė bronzit dhe tė banorėve tė tejlashtė tė epokės eneolitike tė para-ilirėve, tė cilėt i quajtėm konvencionalisht pellazgė. Kėto pėrfundime na japin tė drejtėn tė shprehemi se ilirėt janė njė nga popujt mė tė vjetėr tė gadishullit.

 

KREU II

ILIRĖT

 

            Kuadri historik. Burimet e shkruara tė autorėve antikė na bėjnė tė ditur se nė kohėn antike pjesa perėndimore e Ballkanit banohej nga ilirėt, njė nga popujt mė tė mėdhenj tė gadishullit.

Lajmet pėr emra fisesh ilire i gjejmė qė mė monumentet mė tė hershme tė letėrsisė helene, nė poemat e Homerit e tė Hesiodit. Interesi i shkrimtarėve grekė pėr trevat e Ilirisė dhe ilirėt u shtua sidomos nė shek. VII-VI p.e.sonė, kur nė brigjet lindore tė Adriatikut u themeluan kolonitė e para helene, si Dyrrahu, Apolonia, Oriku etj. Lidhjet e ngushta qė mbanin kėto qytete me metropolet, si dhe ardhjet e shpeshta tė udhėtarėve e tregtarėve grekė, pėr t’u njohur e pėr tė tregtuar me vendet e pasura nė minerale, nė prodhime blegtorale e bujqėsore tė Ilirisė, bėnė qė bota greke, nė atė kohė, tė mirrte njohuri pak a shumė tė plota e mė tė sakta pėr ilirėt e Ilirisė. Kėto tė dhėna mjaft tė sakta i gjejmė nė veprat e historianėve tė mirėnjohur tė antikitetit, tė Herodotit dhe nė veēanti tė Tuqididit. Nė shek. IV-II p.e.sonė shtohen nė mėnyrė tė ndjeshme tė dhėnat e shkruara pėr historinė e Ilirisė. Nė mes tė veprave tė historianėve e gjeografėve antikė, vepra e Polibit jep tė dhėna tė rėndėsishme e tė sakta pėr mbretėrinė ilire ashtu si edhe vepra e Strabonit, e Apianit etj., qė plotėsojnė njohjen tonė pėr ilirėt (Ilirėt dhe Iliria tek autorėt antikė Tiranė 2002).

Pėr shekujt e parė tė e.sonė tė dhėnat historike pėr Ilirinė janė shumė tė kufizuara, nė ndryshim nga shekujt e mėvonshėm IV-VII, kur ka njė prodhimtari tė madhe letrare tė autorėve antikė dhe

bizantinė, prej nga mund tė nxirren tė dhėna me vlerė pėr historinė e

Ilirisė nė periudhėn e vonė antike.

Burimet e shkruara antike e ato tė hershme mesjetare pėrbėjnė njė bazė tė rėndėsishme pėr rindėrtimin e historisė sė ilirėve dhe tė arbėrve. Por fakti qė ato janė tė fragmentuara e flasin vetėm pėr disa ngjarje e aspekte tė historisė sė ilirėve, i bėjnė ato tė pamjaftueshme pėr tė rindėrtuar plotėsisht zhvillimin historik nė territorin e Shqipėrisė nė kohėn antike. Gjithsesi, shfrytėzimi i tyre bashkė me tė dhėnat e shumta arkeologjike, mundėsojnė sot rindėrtimin e shumė ēėshtjeve tė historisė dhe tė kulturės sė ilirėve.

Ilirėt jetonin nė njė territor tė gjėrė, kufiri verior i tė cilėve shkonte deri tek degėt e lumit Danub (Sava e Drava), kurse nė jug, duke pėrfshirė edhe territorin e Epirit prehistorik, kufiri shkonte deri nė gjirin e Ambrakisė (tė Prevezės). Nė lindje, si kufi natyror, ishin lumenjtė Morava e Vardar (rrjedha e sipėrme dhe e mesme) dhe nė perėndim brigjet e Adriatikut e tė Jonit. Grupe tė veēanta fisesh ilire u vendosėn edhe nė Italinė e Jugut (Mesapėt e Japygėt).

Nė zhvillimin ekonomik e shoqėror dhe rrjedhimisht edhe politik tė ilirėve, rol parėsor ka luajtur pozita gjeografike e Ilirisė e cila gjendej pranė dy qytetėrimeve tė mėdha antike: pranė qytetėrimit helen dhe atij romak, e mė pas pėrfshirja e saj nė kulturėn e hershme bizantine.

Nė shek.VI-V p.e.sonė nė Ilirinė e Jugut lindin formacionet e para shtetėrore. Nga forma politike ato ishin monarki tė trashėguara, ku sundonin pėrfaqėsuesit e aristokracisė skllavopronare. Ndarja administrative e shtetit kishte nė qendėr qytetin kryesor, ku qėndronte dinastia e caktuar nga mbreti. Brenda kuadrit monarkik tė shtetit ilir, qytetet dhe krahinat rreth tyre kishin njė vetqeverisje nė formėn e Bashkėsive, me nė krye njė kėshill ekzekutiv nėpunėsish tė zgjedhur ēdo vit. Nė shek. V-IV p.e.sonė shteti ilir formohet plotėsisht. Mbreti mė aktiv ishte Bardhyli, qė theu maqedonėt, i vuri nė vartėsi dhe nė vitin 359 p.e.sonė guxoi tė ndeshet me Filipin e II tė Maqedonisė pėr rivendosjen e kufirit nė lindje . Nėn sundimin e mbretit Glaukia, shteti ilir u forcua mė tej. Mė 355 p.e.sonė bėhen pėrpjekje pėr ēlirimin e tokave lindore nė luftė kundėr Aleksandrit tė Maqedonisė dhe u sigurua aleanca me Epirin, duke vendosur nė fron Pirron (nė vitin 309). Gjithashtu, u bashkua Dyrrahu me shtetin ilir dhe u ēlirua Apolonia nga pushtimi maqedon. Nė kohėn e pasardhėsve tė tij, Monunit dhe Mytilit shteti forcohet ekonomikisht, duke prerė monedha argjendi dhe bronzi. Pas mesit tė shek.III p.e.sonė nėn mbretėrinė e Pleuratit dhe Agronit nis pėrsėri periudha e lulėzimit tė shtetit ilir. Nė vitin 231 p.e.sonė ilirėt thyen nė Etolėt dhe lidhėn aleancė me Epirin dhe Akarnaninė. Kėshtu ilirėt dalin si forca mė e madhe politike nė Ballkan, e pėr rrjedhojė bien ndesh me synimet hegjemoniste tė Romės nė detin Adriatik. Nė dy luftrat e para me Romėn (229 e 218 p.e.sonė) shteti ilir i udhėhequr nga Teuta, thyhet. Mė pas nėn sundimin e mbretit Gent (186-168 p.e.sonė) shteti ilir filloi pėrsėri politikėn antiromake dhe u fut nė aleancė me Maqedoninė e Dardaninė. Nė betejėn e Shkodrės (168 p.e.sonė) ushtria ilire u thye dhe shteti ilir u shkatėrrua.

            Historia politike e ilirėve nė shek.V-I p.e.sonė nuk mund tė kuptohet pa njohur lindjen dhe zhvillimin e qyteteve e kulturės qytetare ilire. Mbėshtetur nė kėrkimet e studimet intensive nė qytetet e

Amanties, Antigonesė, Bylisit, Klosit, Dimales, Zgėrdheshit (Albanopolit) Lisit, Skodrės, Selcės sė Poshtme etj., arkeologėt shqiptarė kanė veēuar qartė njė periudhė qytetare nė zhvillimin e pėrgjithshėm tė kulturės dhe historisė ilire.  Ajo u formua si rrjedhim i evolucionit tė brendshėm dhe tė pandėrprerė, mbi njė bazė tė pandryshueshme etnike. Zgjerimi dhe intensifikimi i marrėdhėnieve me botėn helene nė aspektin urbanistik, ekonomik, kulturor dhe politik i dhanė pamjen e plotė tė njė qytetėrimi antik mesdhetar. Ai u bė bazė e qėndresės ndaj ndryshimeve politike dhe kulturore qė ndodhėn nė Iliri, gjatė sundimit tė perandorisė romake.

            Periudhėn qytetare ilire, shek.IV-I p.e.sonė, prof. N. Ceka e ka cilėsuar si periudha qė qėndron midis dy momenteve kyēe nė procesin shumėshekullor tė formimit tė etnosit ilir dhe tė ngjizjes prej tij tė kombėsisė arbėrore, si njė nga periudhat mė tė shkurtėrat tė historisė ilire, por edhe nga mė tė ngjeshurat, pėr thellėsinė e ndryshimeve ekonomike e shoqėrore dhe tė pasqyrimit tė tyre nė sferėn e kulturės, apo nė dendėsinė e ngjarjeve politike (Ceka,N. 1982,119).

Pasi nėnshtroi mbretėrinė ilire dhe shtetin e Epirit, Roma vendosi tė qėndronte gjatė nė Iliri dhe prej kėtej tė shtrihej nė tė gjithė Gadishullin Ballkanik, madje edhe mė tej nė Azinė e Vogėl. Nė Iliri, Roma zbatoi njė politikė administrative qė i shėrbeu politikės sė romanizimit. Roma, herė pas here, bėnte riorganizime nė pėrputhje me situatėn politike. Nė fund tė shek. I p. e. sonė u krijua provinca e Ilirikut (Illyricum), e cila pėrfshinte njė territor shumė tė gjėrė. Ndryshimet qė ekzistonin midis krahinave perėndimore bregdetare dhe atyre tė brendshme malore bėnė tė nevojshme krijimin nė pjesėn qendrore tė Ilirisė tė njė province tjetėr, atė tė Mėzisė, qė pėrfshinte edhe Dardaninė, e cila deri atėherė bėnte pjesė nė provincėn e Maqedonisė. Nė fund tė shek. IV tė e. sonė u krijua provinca e Epirit, ku u futėn krahinat ilire nė jug tė Vjosės, i gjithė Epiri dhe Akarnania dhe Etolia, nė jug tė tij. Nė periudhėn e vonė antike, Iliria e Jugut ishte e ndarė nė katėr provinca: Prevali (me qendėr Shkodrėn), Dardania (me qendėr Shkupin), Epiri i Ri (me qendėr Durrėsin) dhe Epiri i Vjetėr (me qendėr Nikopojėn).

Gjatė shek.I e.sonė ndodhėn ndryshime nė jetėn e qyteteve. Disa qytete si Skodra, Dyrrahy, Bylisi, Buthroti morėn statusin e kolonive. Zhvillimi i mėtejshėm i kėyre qyteteve ka qenė i lidhur me zhvillimin qė mori zejtaria, tregtia dhe bashkė me to edhe rrjeti i komunikacionit. Njė rrugė shumė e njohur ka qenė rruga Egnatia, e cila lidhte Dyrrahun e Apoloninė, kalonte nė Thesalonik dhe nė fund arrinte deri nė Konstandinopojė. Ajo ishte e gjatė 267 milje (395 km) dhe u ndėrtua nė shek. I p.e.sonė nga prokonsulli i Maqedonisė G. Egnatius, nga mori edhe emrin Via Egnacia.

Nė kohėn e vonė antike, kur fuqia e Perandorisė Romake kaloi nė provincat, jeta qytetare vazhdoi tė lulėzonte nė disa prej tyre.  Dyrrahu ishte njė nga qytetet mė tė mėdha tė kohės sė vonė antike dhe tė qytetėrimit tė hershėm bizantin. Nga provincat e Ilirikut dolėn personalitete tė shquara tė Perandorisė Romake e Bizantine si gojtari Asin Epikadi dhe juristi Prisku, perandorėt e shek.III-IV tė e.sonė Klaudi II, Aureljani, Diokleciani, Maksim Daza, Kostanci, Kostandini I, Justini, Justiniani etj (Historia e Popullit Shqiptar, 111-185).

Pėr herė tė fundit, ilirėt pėrmenden nė vitin 601 tė e.sonė nė kronikėn e Shėn Demetrit tė Selanikut. Ndėrsa mė 1018, nga kronisti bizantin Mihail Ataliati, mėsojmė emrin e provinczės sė Arbanonit qė zinte pėrafėrsisht territorin qė nė antikitet banohej nga fisi ilir i albanėve (Freshėri, K., 57).

E quajmė tė nevojshme tė japim sqarimet e mundėshme lidhur me lindjen dhe pėrdorimin e emrit ilir. Termin ilir (Illyris, Hyllirus), pėr herė tė parė, e ndeshim nė burimet e shkruara tek Herodoti (Herodoti VIII, 137), por qė ka mjaft tė ngjarė tė jetė pėrdorur mė herėt. Nė fillim ai ka patur njė kuptim tė ngushtė gjeografik me tė cilin quheshin nga grekėt njė a mė shumė fise qė banonin nė veri tė tyre gjatė bregut tė detit Adriatik. Ndoshta edhe ata e kanė thirrur vehten e tyre ilir. Mė vonė, me zgjerimin e lidhjeve tregėtare, grekėt e shtrinė pėrdorimin e kėtij emri pėr njė numėr shumė mė tė madh fise ilirėsh qė banonin nė veri tė tyre. Nė kėtė mėnyrė, gradualisht, emri ilir mori njė kuptim tė gjėrė etnik duke pėrfshirė tė gjitha fiset qė ishin tė njėjta ose shumė tė afėrta pėr nga origjina, nga kultura dhe nga gjuha.

Pas shek. V p. e. sonė, me krijimin e formacioneve shtetėrore emri ilir, veē kuptimit etnik, mori dhe njė kuptim mė tė ngushtė politik. Me kėtė emėr quhej shteti ilir i cili shtrihej midis lumenjve tė Vjosės e Naretvės (Kroaci). Nė burimet latine tė shek. I tė e. sonė, tek C. Plinii Secundi e Pomponii Melae pėrdoret termi “Illyrii proprie dicti” (ilirėt e mirėfilltė) (Plini III, 5 – 30). Ky emėr siē janė shprehur shumė studiues, nėnkuptonte popullsinė qė shtrihej brenda territorit tė shtetit ilir, nė kufijtė e tij mė tė gjėrė. Nė burimet e mėvonshme, emri ilir dhe Iliriku, si provincė, e ndeshim deri aty nga shek. VI e. sonė.

 

Origjina e Ilirėve

Origjina e ilirėve, procesi historik i formimit tė tyre, ka qenė e vazhdon tė jetė njė nga problemet themelore tė historisė sė lashtė tė Shqipėrisė, e nė tė njėjtėn kohė edhe njė problem pėr prehistorinė ballkanike, sepse zgjidhja e tij ishte e lidhur me origjinėn e popujve tė tjerė tė lashtė tė Ballkanit. Ndaj pėr njė kohė tė gjatė me kėtė problem janė marrė linguistė, historianė, arkeologė, antropologė e etnografė, tė cilėt me studimet e tyre, nga njė periudhė nė tjetrėn, kanė ēuar mė tej zgjidhjen e tij. Dhe nė kėtė rrugė tė gjatė tė kėrkimit tė sė vėrtetės shkencore e vlen tė njihemi me historinė e tij.

Problemi i origjinės sė ilirėve lindi nė njė fazė parashkencore nga pyetja qė kishin shtruar humanistėt europian nė shek. XV-XVI; lidhur me popullsitė e lashta tė Ballkanit dhe me fatin e mėtejshėm historik tė ilirėve, trakėve e maqedonėve. Pyetja qė u shtrua se kush ishin stėrgjyshėrit e shqiptarėve, ēonte nė kėrkim tė origjinės sė ilirėve. Kėrkimet e para shkencore pėr kėtė problem u bėnė nė shekullin e XIX kur studjues tė huaj si Thunman, Hahn etj., bėnė pėrpjekjet e para pėr zgjidhjen e problemit tė origjinės sė popullit shqiptar, duke u mbėshtetur tėrėsisht nė analizėn e materialit gjuhėsor, qė gjėndej nė burimet e autorėve antikė. Materialin e nevojshėm gjuhėsor qė ata grumbulluan e studiuan me metodat e mjetet e gjuhėsisė krahasuese, e cila nė atė fazė ishte ende e pazhvilluar e nuk mund t’i pėrgjigjej detyrave tė sqarimit tė origjinės sė ilirėve. Ata krahasonin nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė gjuhėn e sotme shqipe me mbeturinat e njė gjuhe tė lashtė mesdhetare paragreke, tek bartėsit e sė cilės kėrkonin prejardhien e shqipes dhe tė shqiptarėve, pa marrė parasysh etapat e ndėrmjetme historike, nė tė cilat kishte kaluar ky proces.

Pėrdorimi i kėsaj metode jo tė pėrshtatshme pėr ndriēimin e ēėshjes sėilirėve la shteg pėr interpretime e spjegime, qė shkonin shumė larg sė vėrtetės. Gjatė epokės sė Rilindjes kombėtare shqiptare hipoteza e J.G.Hahnit (Hahn,J.G. 1954,213) pėr prejardhjen e shqiptarėve nga pellazgėt, ndonėse e pambėshtetur nė shumė fakte, u pėrqafua nga ideologėt e Rilindjes sonė dhe u pėrdor si njė mjet i mirė nė luftėn qė ata bėnin pėr t’i njohur shqiptarėt si njė komb i lashtė. Nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XX problemi i origjinės sė ilirėve u ēua mė tej nėpėrmjet metodave tė reja shkencore, qė filloi tė pėrdorė gjuhėsia krahasuese. Nė kėtė mėnyrė u bė e mundur tė pėrcaktohej njė shtrirje e pėrafėrt e ilirishtes dhe e folėsve tė saj nė vatrat jashtė ballkanike e nė vetė Ballkanin. Megjithatė, meqėnėse zbatoheshin metoda formale tė gjuhėsisė krahasuese, mbetej shumė i papėrcaktuar idenfikimi i elementit tė mirėfilltė ilir, kėshtu qė nė vitet’30, u arrit nė fenomenin e njohur tė “panilirizmit”, i cili zotėroi nė atė kohė nė shkencėn linguistike, e me tė u bashkuan edhe disa arkeologė (Buda,A. 1974,52). Prioriteti qė kishin studimet gjuhėsore ndaj kėrkimeve e gjurmimeve arkeologjike, ndikoi pėr keq nė ndriēimin e qartė tė problemit. Fakti qė shpjegimi i origjinės sė ilirėve mbėshtetej vetėm nė mundėsitė e kufizuara tė njė shkence tė vetme, tė gjuhėsisė, nuk mund tė ēonte nė pėrfundime tė sakta, veēanėrisht pa marrė pėr bazė fjalėn vendimtare tė arkeologjisė.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore kėrkimet e studimet arkeologjike nė fushėn e prehistorisė ballkanike, e veēanėrisht nė atė ilire, shėnuan arritje tė rėndėsishme nė tė gjitha drejtimet. Duke u nisur nga materialet konkrete e tė mirėfillta ilire tė zbuluara nė territorin e Ballkanit perėndimor, duke kaluar nga fakte mė tė njohura tė epokės sė hekurit, u kalua nė fusha mė pak tė njohura tė epokės sė bronzit. Nė kėtė rrugė u arritėn pėrfundime tė reja e diametralisht tė kundėrta pėr spjegimin e origjinės sė ilirėve. Kėshtu me futjen e arkeologjisė nė njė rrugė metodike tė re e tė frytshme, u shėnua njė kthesė rrėnjėsore nė ndriēimin e problemit themelor tė etnogjenezės ilire.

Nė rrugėn e zgjidhjes sė problemit tė etnogjenezės sė ilirėve janė kristalizuar dy teza themelore. Sipas tezės sė parė, ose mė drejt tezės sė vjetėr, ilirėt janė njė popullsi e ardhur nga veriu nė njė kohė relativisht tė re; kurse sipas tezės tjetėr, ilirėt dhe kultura e tyre janė produkt tė njė zhvillimi tė brendshėm autokton, qė u krye gjatė mijėvjearit tė II e I p.e.sonė nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik.

 

Pikėpamjet rreth origjinės veriore

Pėr origjinėn veriore tė ilirėve janė shprehur arkeologė, historianė, linguistė e studjues tė tjerė, pikėpamjet e disave prej tyre, nė formė tė pėrmbledhur, po i parashtrojmė mė poshtė.

Sipas pikėpamjes sė arkeologut G.Kossina (Gjermani) origjinėn e ilirėve duhet ta kėrkojmė nė lumin Oder, nė krahinėn Luzhic (Gjermania Lindore ) ku ilirėt u formuan si popullsi, qė nė epokėn neolitike dhe mė pas u shtrinė nė jug (Kossina,E. 1912,173). Autori bazohet nė ngjasime formale tė kulturės materiale tė Luzhicės dhe Panonisė, e cila duket se lidhet me kulturėn e njėjtė ilire si edhe nė disa emra gjeografikė tė spjeguar si ilir. Por siē kanė treguar faktet arkeologjike kjo rrugė e ardhjes sė tyre nė jug nuk mund tė provohet nga tė dhėnat arkeologjike, madje edhe tė dhėnat etimologjike nuk janė tė sigurta. Pėrafėrsisht kėtė pikėpamje mbron edhe R.Pittioni, i cili kulturėn e vjetėr tė Lauzicės dhe kulturėn e Fushave me Urna e quan grup kulturor protoilir, kurse kulturėn e Halshtatit (Austri) dhe kulturėn e zhvilluar tė Lauzicės e quan si produkt tė qytetėrimit tė pjekur ilir. Gjithashtu ai ėshtė i mendimit se protoilirėt nė periudhėn e Fushave me Urna dhe nė epokėn e vjetėr tė hekurit kanė patur rėndėsi botėrore (Pittioni,R. 1954,53).

Dobėsia themelore e kėsaj pikėpamje, ėshtė se pėrkrahėsit e saj mbėshteten nė disa shfaqje tė jashtme tė kulturės materiale prehistorike tė Lauzicės dhe nuk e krahasojnė atė me materialet e territorit tė mirėfilltė ilir, por e pėrqasin me materialet e krahinave tė largėta periferike qė nė fakt janė vetė tė paqarta etnikisht.

Nė fillim tė shekullit XX tezėn e prejardhjes veriore tė ilirėve e mbėshtetėn, pa sjellė fakte e prova tė reja, edhe studjues tė tjerė tė cilėt nuk sollėn ndonjė ndihmesė nė ndriēimin e kėtij problemi (Schütt,C. 1910,10; Patsch,C. 1907,169-174).

Njė variant tjetėr i origjinės veriore tė ilirėve e lidh prejardhjen e tyre me kompleksin e madh tė kohės neolitike tė Evropės sė Mesme, tė njohur me emrin kompleksi i qeramikės kordelore (bandkeramik). Duke e kėrkuar ekzistencėn e ilirėve nė njė kohė shumė mė tė hershme, qė nė epokėn e neolitit, dhe pėr mė tepėr duke u mbėshtetur nė disa tipare jo qėnėsore tė saj u pėrpoqėm tė spjegonin origjinėn e qeramikės kordelore nė Ballkanin veri-perėndimor, me popullsinė protoilire.

Tezėn e origjinės veriore e tė panilirizmit e pėrkrahėn edhe disa linguistė. Kėshtu, sipas disa studiuesve si Kreēmer etj., origjina e ilirėve duhet kėrkuar nė Gjermaninė Lindore, nė krahinėn rreth Vistulės sė Mesme; pastaj sipas tyre, qė andej ilirėt u hodhėn mė vonė nė Ballkan. Kjo teori mbėshtetet nė lidhjen e disa anėve tė jashtme tė kulturės sė kohės sė mesme tė bronzit nė Gjermaninė e Qendrore me ato tė kulturės sė kohės sė bronzit tė territorit tė mėvonshėm ilir dhe tė Ballkanit. Konkretisht, ata marrin si bazė faktin qė nė tė dy krahinat paraqitet i njėjti zakon i varrimit nė tumė, fakt qė ėshtė i pėrhapur nė tėrė Evropėn dhe nė Azinė e afėrme. Por bartėsit e njė zakon i tillė u takojnė komplekseve kulturore tė ndryshme. Edhe emrat gjeografikė qė sjellin si argumenta, gjenden edhe nė vise tė tjera shumė larg.  Bile sipas kėtij varianti shkohet aq larg saqė thuhet se themelonjėsit e Bizantit kanė qenė ilirėt (Kretschmer,P. 1935,217).

            Sipas pikėpamjes sė njė linguisti tjetėr H.Krahe, ilirėt kanė banuar nė tokat alpine, nė Panoni e Ēeki e ka shumė tė ngjarė nė njė zonė tė gjėrė tė Gjermanisė Perėndimore dhe se ilirėt kanė patur rėndėsi tė madhe nė popullimin e Evropės parahistorike (Krahe,H. 1954,93-101). Nė kėtė mėnyrė kjo pikėpamje bashkohet me pėrkrahėsit e teorisė sė nordizmit, e cila u pasua nga shumė shkencėtarė gjermanė.

            Nė veprat e shumė linguistėve gjuha ilire dhe grupėzimet etnike ilire, karakteri indoevropian ose jo i tyre, djepi i formimit dhe shtresėzimet etnike e gjuhėsore kanė zėnė njė vend qėndror nė shqyrtimin e prehistorisė Evropiane. Studiuesit duke u nisur nga krahasimet gjuhėsore vėnė nė dukje se kultura e bronzit e mijėvjeēarit II p.e.sonė nė Poloninė Perėndimore, Silezi, Saksoni, nė krahinat e Sudetėve dhe nė Austrinė e Poshtme, e ashtuquajtura kultura Aunjetic si edhe kultura e vjetėr e Fushave me Urna e pasuar nga kultura Lauzic, u pėrkasin ilirėve (Mayer,A. 1957,3).

Nė tekstin e “Historisė sė Bullgarisė” pėr origjinėn ilire thuhet se nė fund tė mijėvjeēarit II p.e.sonė nė territorin e Gadishullit Ballkanik depėrtuan fise ilire qė banonin deri nė atė kohė nė rrjedhėn e sipėrme tė Danubit (“Istoria Bollgarii”,1954,I,21). Edhe nė njė pjesė tė literaturės greke pėrsėritet kjo tezė e njohur e origjinės veriore. Ilirėt, sipas tyre, janė njė popullsi e afėrt me trakasit dhe grekėt, tė cilėt tė shtrėnguar edhe kėta nga popuj tė tjerė mė veriorė, braktisėn fushat e Hungarisė, ku ishin vendosur deri atėherė, dhe aty nga mbarimi i shekullit XII p.e.sonė, jo mė vonė, zbritėn nė drejtim tė jugut nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, e cila banohej prej trakėve (Kanaculi,D. 1958,5-18).

Pėr problemin e identifikimit tė etnosit ilir, tė bazės etnokulturore dhe tė kohės sė formimit tė tij ėshtė shprehur nė disa studime tė tij edhe B.Gavela. Sipas pikėpamjet sė tij tė viteve gjashtėdhjetė, kultura panonike ka patur njė karakter tė theksuar ilir;  gjithashtu e tėrė krahina halshtatjane karakterizohej nga njė popullsi mbizotėronjėse ilire. Kultura e Lauzicės dhe e ashtuquajtura qeramikė panonike, e cila lidhet me grupin e Vuēedolit, sipas tij, janė elementet kryesorė tė kulturės materiale nė truallin evropian (Gavela,B. 1961,325-327). Ai mendon se ilirėt kanė pėrbėrė njė nga grupimet mė tė mėdha indoevropiane nė Europė, pra kanė patur njė shtrirje mjaft tė gjėrė. Edhe identifikimin e kompleksit ilir ai e ēon shumė herėt. Nė vitet shtatėdhjetė tė shekullit tė kaluar nė njė studim mė tė ri, po ky autor, ka shfaqur njė pikėpamje tjetėr, qė shkon shumė larg nga mendimi i tij i parė, identifikimin e etnosit ilir e ēon shumė vonė, nga fundi i epokės halshtatiane, d.m.th. rreth shek.VI-V p.e.sonė (Benac,A. 1973,93-96).

Nė vitet 50-60 tė shekullit XX u shprehėn mendime, pro tezės sė vjetėr tė panilirizmit. Sipas tyre ilirėt kishin populluar hapėsira tė gjėra tokash buke nė Evropė dhe nė epokėn prehistorike ishin shtrirė nė pjesėn mė tė madhe tė Evropės, por fati i ilirėve mori fund gjatė katastrofės sė madhe qė ndodhi nė pragun e kalimit nga mijėvjeēari II nė mijėvjeēarin e I p.e.sonė (Hehn,F. 1962,87-88). Sipas njė varianti tjetėr lėvizja e ilirėve prej fushave hungareze, nė drejtim tė jugut e juglindjes qė ka ndodhur jo mė vonė se shek. XIII p.e.sonė, ka qenė shkaku kryesor i tė gjithė lėvizjeve qė prekėn Azinė Perėndimore, Greqinė dhe Italinė dhe qė shkatėrruan dominimin aheas nė Peloponez. Ilirėt zbuan trakėt nga pjesa perėndimore e Ballkanit dhe kjo pjesė u quajt mė vonė me emrin Iliri (Nilcken,U. 1960, 52). Gjithashtu ata kanė marrė pjesė aktive nė diasporėn qė u krijua nė botėn mikene (Caratelli,G.P. 1961, 143).

Ka edhe linguistė tė cilėt tė nisur nga teza se indoevropianizimi i Ballkanit lidhet me ardhjen e indoevropianėve nga veriu i kontinentit, vazhdojnė tė mbrojnė tezėn e origjinės veriore tė ilirėve. “Sipas kėsaj pikėpamjeje emigrimi i popullsive qė flisnin ilirisht pėrfaqėson lėvizjen e fundit etniko-demografike mė tė shėnuar nė epokėn pre dhe protohistorike nga veriu ose veri-lindja (mbase nga territoret e Polonisė sė sotme) drejt bregut Adriatik. Si popullsi indoevropiane, e ardhur nga veriu, ilirėt nė pėrgjithėsi ishin me shtat tė gjatė, tė fortė, tė hedhur, me ngjyrėn e lėkurės dhe tė flokut bjond, njėsoj si trakėt, sllavėt, gjermanėt, keltėt (Russu,J.I. 1969,30-31) Me kėto pėrfundime autori ėshtė plotėsisht nė njė mendje me e teorinė qė e kėrkon origjinėn e ilirėve tek rraca gjermanike.

Nė fillim tė shek. XX u shfaqėn mendimet e para pėr pėrkatėsinė racore tė ilirėve. Sipas kėtyre pikėpamjeve ilirėt, e ardhur

nė Evropėn Juglindore, i pėrkasin racės nordike. Ata gjetėn nė kėtė trevė njė popullsi e cila nė pjesėn mė tė madhe ishte e racės mesdhetare. Nga pėrzierja e dy popullsive, sipas tyre, u formua njė lidhje e re antropologjike, nordiko-mesdhetare. Njė nga pėrfaqėsuesit e kėsaj pikėpamjeje, antropologu O.Reche shkruan se ilirėt ishin fise me pamje nordike (homo europeus) tip ky qė konstatohet veēanėrisht nė bregdetin e Adriatikut. Kėtė tip me tipare nordike e gjen shpesh edhe sot nė Shqipėri (Reche,O. 1926, 48-50). Ekziston edhe njė hipotezė tjetėr, sipas sė cilės ilirėt do tė kenė pasur nė pėrbėrjen e tyre elementė dinarikė qysh pėrpara se tė arrinin nė gadishullin Ballkanik. Por edhe kėta antropologė origjinėn e tipit dinarik e shohin nė Evropėn Qendrore, duke qėndruar kėshtu nė pozitat e origjinės veriore tė ilirėve (Dhima,A. 1976.5,35).

Siē shihet nga pikėpamjet e rreth 30 studjuesve tė ndryshėm qė parashtruam, megjithėse ata trajtojnė tė njėjtin problem, tė nisur nga burime tė ndryshme, e pėr mė tepėr nga koncepte e parime metodologjike tė ndryshme, rrjedhimisht kanė arritur nė pėrfundime shumė herė mjaft larg me njėri – tjetri. Ato i bashkon vetėm fakti qė i bėjnė ilirėt tė ardhur nė trevėn kur ata njihen nga burimet historike; kurse, pėrsa i takon vatrės mė tė hershėm se nga erdhėn ilirėt, ashtu

edhe kohės sė ardhjes sė tyre, mendimet e parashtruara pėr kėtė tezė ndahen njėra me tjetrėn ose shumė pak afrojnė midis tyre.

Ndėr tezat e shumta, ajo e origjinės veriore dhe e panilirizmit, e paraqitur nė njėrin ose tjetrin variant, ka mbizotėruar pėr njė kohė tė gjatė. E meta themelore e saj qėndron nė faktin se shumica e pėrfaqėsuesve tė kėsaj teze, tė cilėt duan tė spjegojnė formimin e kulturės ilire nga kultura e Lauzicės, kultura e Fushave me Urna, nga kultura Aunietic, apo Kordelore nisen nga disa shfaqje e dukuri tė jashtme tė kulturave prehistorike periferike, ku ata konstatojnė disa elementė tė pėrbashkėt dhe nuk analizojnė e nuk mbėshteten tek tiparet e qėnėsishme tė kulturave qė vijnė nga territori i mirėfilltė. Tė kėrkosh sot, pas gjithė kėtyre pėrfundimeve dhe arritjeve tė kėrkimeve arkeologjike nė fushėn e kulturave prehistorike tė Ballkanit dhe tė Evropės, origjinėn e kulturės ilire nė kulturėn e Lauzicės, nė kulturėn Kordolore apo qoftė edhe nė kulturėn e Fushave me Urna, ėshtė njė kthim shumė mbrapa, sepse zbulimet dhe studimet arkeologjike tashmė e kanė zgjidhur dhe e kanė pėrcaktuar qartė pėrkatėsinė etnike tė kėtyre kulturave.

Zgjidhja e drejtė e problemit tė etnogjenezės ilire, deri nė mesin e shek. XX, ėshtė ndėrlikuar pėr shkak tė njė farė mbizotėrimi tė pikėpamjeve gjermane nė fushėn e linguistikės dhe tė arkeologjisė, tė cilat janė ndjerė shumė gjatė njėqindvjetėve tė kaluara.

Edhe njė varg linguistėsh, tė cilėt cituam mė lart, nė zgjidhjen e problemit qė po shqyrtojmė, kanė qenė nisur nga tė dhėna gjuhėsore pak tė njohura e jo shumė tė sigurta, qė vijnė nga territore jo tė mirėfillta ilire. Gjithashtu ato janė mbėshtetur nė tezėn sipas tė cilit zona skandinave ka qenė jo vetėm atdheu i protoindoevropianėve, por edhe djepi i qytetėrimit ballkano-anatolik. Pikėrisht kėtu qėndron njė e metė tjetėr e prehistorianėve dhe e linguistėve qė, siē pohon me tė drejtė M.Budimir, -nė studimin e prehistorisė evropiane ata nisen nga mjegulla skandinave pa monumente tė shkruara, e jo nga dielli ballkano-anatolik dhe shkrimi i hershėm i tij (Budimir, M. 1953,28-29).

Idetė qė parashtruam nxjerrin nė sheh disa nga mangėsitė thelbėsore tė teorisė pėr prejardhien veriore tė ilirėve, tė cilat, sipas mendimit tonė, cėnojnė dhe pėrfundimet e arritura prej tyre. Ndaj e quajtėm tė panevojshme e tė tepėrt tė hynim nė hollėsirat e kėtyre tezave. Ne do tė ndjekim njė rrugė tjetėr qė na duket mė bindėse, do tė parashtrojmė tezėn pėr autoktoninė e ilirėve dhe me fakte e argumente do tė provojmė pikėpamjen tonė e tė studiuesve tė tjerė shqiptar.

 

Pikėpamjet kryesore pėr autoktoninė e ilirėve

a)Pikėpamjet e studjuesve tė huaj

J.G.Hahn, njė shekull e gjysmė (1854) mė parė ėshtė i pari qė ka parashtruar tezėn e tij se shqiptarėt janė paraardhės tė ilirėve dhe kėta tė fundit janė pasardhės tė pellazgėve (Hahn,J.G. 213). Sipas tij ilirishtja ėshtė njė gjuhė pellazgjike, nė njė kuptim mė tė gjėrė Illyrian-pellazge. Nė tezėn e tij Hahni pėrfshin tek ilirėt edhe Epirotėt e Maqedonėt; tė gjithė kėta popuj ai i bėn tė ardhur prej pellazgėve. Kjo tezė shpreh karakterin autokton tė formimit tė popullsisė ilire nga njė popullsi mė e lashtė mesdhetare, tė cilėn e quan pellazge. Njėqind vjet mė vonė, mė 1952, linguisti M.Budimir, duke analizuar tė dhėnat gjuhėsore pėr ilirėt dhe parailirėt, midis tė tjerash arrin nė pėrfundimin se indoevropianėt mė tė vjetėr tė zonės sė pellgut tė Mesdheut kanė qenė tė ashtuquajturit pelastė, tė cilėt kanė banuar nė truallin e Ballkanit dhe tė Italisė, shumė kohė mė parė se tė vinin kėtu indoevropianėt klasikė, fiset greke e italike. Sipas tij, pelastėve u pėrkasin edhe ilirėt qė kanė lėnė mjaft gjurmė linguistike (Budimir,M. 1952,10).

Nė rrafshin arkeologjik ēėshtja e origjinės sė ilirėve u shtrua nga M.Garasanin nė vitin 1955. Duke bėrė pėrgjithėsimin dhe interpretimin historik tė materialit arkeologjik pėr kulturat prehistorike tė Evropės Juglindore, ai arrin nė pėrfundime tė rėndėsishme pėr karakterin autokton tė formimit tė kulturės ilire. Sipas tij, si bazė themelore e formimit tė ilirėve dhe tė pellasgėve duhet tė merren nė konsideratė bartėsit e kulturės sė mėvonshme neolitike nė qarkun pellazgjik: Ballkan dhe Azi e Vogėl. Kėtė kulturė ai e quan kompleksi ballkano-anatolik i neolitit tė ri, duke dalluar nė tė disa grupe kulturore. Kėto grupe tė kompleksit ballkano-anatolik tė kohės sė hershme tė bronzit janė pėrhapur nė territorin e pellazgėve tė vjetėr nė kohėn paragreke. Si rrjedhim, gjithnjė sipas tij, origjinėn e pellazgėve duhet ta lidhim me kompleksin ballkano-anatolik tė kohės sė hershme tė bronzit, nė tė cilėn duhet tė kėrkojmė medoemos edhe origjinėn e ilirėve dhe tė trakėve tė vjetėr, tė lidhur ngushtė me pellazgėt. Nga kjo bashkėsi fisesh tė ndryshme, tė lidhura me kulturė dhe gjuhė tė ngjashme, mė vonė, pa kurrėfarė ndėrprerje gjatė zhvillimit historik ilirėt ndahen nė perėndim, kurse trakasit nė lindje tė Moravės (Garasanin,M. 1956,323-332).

Sqarimi i tezės sė autoktonisė sė ilirėve mori njė formė mė tė plotė nė trajtesėn qė i bėn kėtij problemi A.Benac nė vitin 1964.  Duke u mbėshtetur nė tė dhėnat arkeologjike tė fituara nga zbulimet dhe studimet shumėvjeēare tė kulturės pre e protohistorike ilire tė territorit tė ish Jugosllavisė, autori arrin nė kėto pėrfundime:

Gjatė periudhės sė kalimit nga epoka e neolitit nė atė tė bronzit nė Ballkanin Veriperėndimor u krijua substrati kryesor pėr etnogjenezėn e mėvonshme tė fiseve ilire nė kėtė zonė. Nė kėtė periudhė nuk mund tė flitet pėr kurrfarė ilirėsh. Tė gjitha kėto grupime popullsish tė Ballkanit Veriperėndimor, janė parailire tė cilat u zhvilluan mbi njė bazė autoktone gjatė periudhės sė hershme, tė mesme dhe njė pjesė tė madhe tė periudhės sė vonė tė bronzit. Autori i quan ato grupe protoilire dhe, megjithėse nuk kemi akoma njė element tė vetėm etnik, prapėseprapė kėto janė ato grupe qė gjatė lėvizjeve tė mėtejshme, tė brendėshme e tė jashtme, do tė shpien pėrfundimisht nė krijimin e trungut etnik protoilir dhe ilir. Nė pėrfundim ai sqaron se nuk ka kurrfarė baze pėr supozimin se nė kėtė periudhė ilirėt erdhėn nė vendbanimet e tyre tė mėvonshme dhe se kėta i dhanė fund tė ashtuquajturit misionit tė tyre “historiko-botėror”. Pėrkundrazi, unė mendoj se sot ėshtė mė e qartė se nė kėtė truall ata u shtuan dhe erdhėn gradualisht deri nė pikėn ku mund t’i konsiderojmė si bashkėsi mė tė gjėra ilire (Benac,A. 1964,70).

 

b) Pikėpamjet e studiuesve shqiptarė

Etnogjeneza e ilirėve, si njė nga problemet parėsore tė Historisė sė Lashtė tė Shqipėrisė, ka qenė objekt kėrkimesh e studimesh pėr arkeologjinė shqiptare dhe kjo dėshmohet qė nė hapat e para tė gėrmimeve tė viteve, 50 (shek. XX) qė u bėnė nė tumat e Matit. Kėshtu historia e mendimit arkeologjik shqiptar pėr origjinėn e ilirėve nis me fillimin e gėrmimeve sistematike nė vitet 1952-56, kur u zbuluan tumat e Matit, tė Vajzės sė Vlorės e tė Dropullit. Nga interpretimi i materialit tė zbuluar u arrit nė mendimin se ilirėt kanė qenė jo vetėm bartės tė kulturės sė hekurit nė vendin tonė, por edhe banorė tė kėtij trualli edhe nė epokėn e bronzit. Kjo nismė e mirė u bė bazė pėr gjithė punėn e mėvonshme, pėr ndriēimin dhe sqarimin e origjinės sė ilirėve.

Problemi i etnogjenezės ilire fitoi njė bazė tė re shumė mė tė gjėrė faktike pas zbulimeve tė rėndėsishme, qė u bėnė nė Maliq, Gajtan, Tren (Korēė), Pazhok, Belsh (Elbasan), e gjetkė. Nė vitet. 70-80, me grumbullimin e njė lėnde tė pasur nga shumė varreza tumulare tė kohės sė bronzit e tė kohės sė hekurit, u hodhėn bazat pėr spjegimin dhe interpretimin e njė varg problemesh tė pre e protohistorisė shqiptare, tė cilat, sė toku, e argumentuan mė mirė tezėn e origjinės autoktone tė ilirėve.

Para se tė parashtrojmė pikpamjen tonė pėr origjinėn e ilirėve, e quajmė tė udhės tė renditim kronologjikisht mendimet e kolegėve shqiptarė.

Mė 1955, S.Islami, H.Ceka, F. Prendi, S.Anamali, pasi shqyrtuan materialet e zbuluara nė tumat e Matit, vunė re se njė varg objektesh tė epokės sė hekurit kishin lidhje me objektet e epokės sė

bronzit. Kėto tė dhėna i ēuan ato nė pėrfundimin se ky vazhdim i traditave tė bronzit nė qeramikė na jep tė drejtėn tė pohojmė: “Ilirėt nuk kanė qenė vetėm bartės tė kulturės sė hekurit nė vendin tonė, sikurse kanė shkruar shkencėtarėt e huaj, por pėrkundrazi, ata kanė banuar nė atdheun tonė edhe nė kohėn e bronzit”(Islami,S. etj., 1955,154).

Mė 1957 F.Prendi, duke interpretuar materialin arkeologjik tė zbuluar nė tumat e Vajzės, shkruan: “Duke pranuar se bartėsit e kulturės sė Vajzės kanė qenė ilirė, duhet tė mendohet njėkohėsisht se ky element etnik krijoi jo vetėm kulturėn e hekurit, por edhe atė tė bronzit nė vendin tonė” (Prendi,F. 1957,2,106).

Mė 1959, nė botimin e parė tė tekstit “Historia e Shqipėrisė”, teza e autoktonisė ilire shtrohet me njė farė mėdyshje:  “Siē shihet, – thuhet nė tekst, -problemi mbetet akoma i pazgjidhur. Megjithatė nga dy tezat kundėrshtare ajo e autoktonisė ka meritėn se tėrheq vėmendjen mbi materiale, tė cilat, megjithėse tė pamjaftueshme, hedhin njė dritė tė re mbi problemin e gjenezės sė ilirėve dhe formojnė njė nxitje pėr kėrkime mė tė reja”(Historia e Shqipėrisė 1959,I,51).

Mė 1962, S.Islami dhe H.Ceka, duke interpretuar materialet arkeologjike tė reja tė Pazhokut dhe tė Maliqit , arrijnė nė pėrfundimin se dukjen e etnosit ilir e shohim jo nė mesin e mijėvjeēarit tė dytė p.e.sonė, por qė nė fillim tė epokės sė bronzit. Madje, pikėpamjen pėr lashtėsinė e bartėsve tė kulturės sė epokės sė bronzit e ēojnė edhe mė tej, nė epokėn eneolitike (Islami,S., Ceka,H., 447). Nė dritėn e materialeve tė Maliqit, po nė atė vit, F.Prendi arrin nė pėrfundimin: “Pėrsa i takon periudhės sė hershme tė bronzit nuk ėshtė vėshtirė tė dallohet, nė disa tipare tė fizionomisė sė saj, prania e elementit etnik ilir” (Prendi,F. 1965,635).

Duke parashtruar pėrfundimet pėr vendbanimin e Maliqit, F.Prendi, pasi shqyrton materialin e epokės sė bronzit, nė tri periudhat e zhvillimit tė saj, argumenton vazhdimėsinė kulturore gjatė kėtyre periudhave, si dhe karakterin ilir tė disa enėve dhe tė elementeve dekorative. Ai shkruan se tė gjitha kėto paraqesin njė tregues tė gjallė e bindės tė unitetit kulturor tė gjithė epokės sė bronzit, e cila shpreh rrjedhimisht edhe karakterin etnik tė qėndrushėm tė bartėsve tė kėsaj kulture, me fjalė tė tjera, karakterin ilir tė kulturės sė kohės sė bronzit tė Maliqit nė tė gjitha etapat e zhvillimit tė saj (Prendi,F. 1966, 277-278).

Mė 1969, S.Anamali dhe M.Korkuti, duke u mbėshtetur nė tė dhėnat e zbuluara nė Pazhok, Maliq, Tren (Korēė) dhe Gajtan (Shkodėr) argumentuan karakterin autokton tė formimit tė kulturės ilire nė territorin e Ballkanit Perėndimor, gjatė mijėvjeēarit tė II p.e.sonė. Madje nė vendbanimet e Maliqit e tė Trenit jo vetėm qė provohet se ilirėt janė autoktonė por edhe vijimėsia kulturore etnike mund tė ndiqet qė nga epoka e bakrit e kėtej (Anamali,S., Korkuti,M. 1969,17).

Mė 1972, nė Kuvendin I tė Studimeve Ilir, prof. A.Buda, shkruan se “koncepteve tė njė vatre jashtėballkanike tė formimit tė etnosit ilir dhe tė dyndjes sė tij nė njė kohė mė tė vonė, bashkė me kulturėn e hekurit nga Evropa e Mesme e Veriore, mund t’u kundėrvihen argumente qė flasin pėr formimin autokton tė etnosit ilir nė Ballkan e nė trevėn shqiptare qysh nga koha e bronzit, mbi bazėn e njė kompleksi kulturor ballkano-anatolik” (Buda,A. 1974,I,53).

Mbi bazėn e tė gjithė tė dhėnave tė grumbulluara nga gėrmimet arkeologjike dhe tė pėrgjithėsimeve qė u bėnė pėr to, M.Korkuti, po nė kėtė Kuvend, bėri pėrpjekje pėr tė krijuar njė pamje mė tė gjėrė pėr etnogjenezėn ilire. Formimin e etnosit ilir ai e pa si njė proces tė gjatė historik, qė lindi dhe u zhvillua mbi njė bazė e njė stad tė caktuar tė zhvillimit social-ekonomik tė shoqėrisė ilire. Nė kėtė kėndvėshtrim, lindja e etnosit ilir u kėrkua nė epokėn e bronzit tė mesėm, natyrisht mbi njė bazė mė tė hershme autoktone (Korkuti,M. 1974,I, 73-77).

Disa vite mė vonė, F.Prendi shprehu mendimin se procesi i formimit tė etnosit ilir nisi nė fund tė periudhės sė bronzit tė hershėm (nė fazėn e kulturės sė Maliq IIIb) mbi bazėn e njė strukture tė re etno-kulturore, e cila do tė kristalizohej edhe mė mirė nė periudhėn e hershme tė hekurit (Prendi,F. 1979,144).

Nga paraqitja e kėsaj rruge tė pėrpjekjeve pėr zgjidhjen e problemit tė rėndėsishėm tė origjinės sė ilirėve mund tė nxjerrim disa pėrfundime.

Nė tė gjitha mendimet e shprehura dhe pėrfundimet e arritura, ėshtė nėnvizuar karakteri autokton i lindjes dhe i formimit tė kulturės dhe tė etnosit ilir. Gjithashtu, tė gjithė studiuesit shqiptarė janė mbėshetur nė materialin arkeologjik tė zbuluar nė territorin e vendit tonė ose nė territorin qė njihet se ėshtė i mirėfilltė ilir.

Pėrsa i takon periudhės sė fillimit tė formimit tė etnosit ilir pikėpamjet kanė ndryshuar nga koha nė kohė, nė njė diapazon qė shtrihet midis eneolitit dhe mesit tė epokės sė bronzit. Kėto pikėpamje tė ndryshme janė tė dobishme e me vlerė se nxisin mendimin shkencor, por nė tė njėjtėn kohė shprehin edhe pamjaftueshmėrinė e argumenteve e tė fakteve pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė problemit.

 

Baza arkeologjike e autoktonisė sė ilirėve

Nė zgjidhjen e problemeve tė tilla kaq tė ndėrlikuara ėshtė i nevojshėm bashkėrendimi i pėrfundimeve tė fushave tė ndryshme tė dijes. Tė dhėnat arkeologjike, antropologjike, gjuhėsore, etnografike dhe ato historike, kur ka tė tilla, duhet tė bashkėrendohen pėr tė arritur nė pėrfundime tė sakta.  Por njė gjė e tillė nuk ėshtė e lehtė tė arrihet, qoftė nga pamjaftueshmėria e materialit faktik (pėr njėrėn ose pėr tjetrėn fushė), qoftė edhe nga konceptet e ndryshme qė ekzistojnė midis studiuesve tė fushave tė ndryshme tė dijes lidhur me rėndėsinė dhe vlerėn qė kanė burimet e kėsaj ose asaj fushe.  Kėshtu, p.sh. disa gjuhėtarė tė huaj kanė mendimin se tė dhėnat arkeologjike kurrsesi nuk janė tė dhėna tė mjaftueshme historike pėr tė studiuar procesin e etnogjenezės sė njė populli dhe se gjoja ato nuk arrijnė tė shprehin bashkėsinė e tyre etnike. Nga ana tjetėr, ka arkeologė, tė cilėt duke mbrojtur vlerėn e burimeve tė tyre, i quajnė si tė pasakta tė gjitha ato teza, qė gjuhėtarėt kanė ndėrtuar pėr epokėn prehistorike pa burime tė shkruara.

Sipas disa studiuesve tė tjerė, nė zgjidhjen e problemeve etnike, pėrparėsia i pėrket arkeologjisė dhe antropologjisė historike, sė bashku me etnologjinė dhe pjesėrisht gjuhėsinė. Duke u dhėnė pėrparėsi burimeve arkeologjike, kėta studiues kanė parasysh faktin se kėrkimet arkeologjike mbėshteten nė studimin e gjithanshėm tė materialit arkeologjik, nė tė gjitha llojet e krijimtarisė materiale dhe shpirtėrore; kėshtu qė, nė ndėrtimin e raporteve stratigrafike, tė analogjive tė ndryshme etj., mund tė vendosen lidhje mė tė sakta nė kronologjinė relative dhe absolute, sidomos pėr periudhat prehistorike. Kjo krijon mundėsi pėr njė shqyrtim mė tė gjėrė tė epokave tė ndryshme tė zhvillimit historik, shoqėror dhe etnik.

Nė gjendjen e sotme tė studimeve, arkeologjia ka dėshmuar e po dėshmon pėrparėsinė e saj nė shqyrtimin e problemeve etnike tė epokės prehistorike si ndaj gjuhėsisė, e cila pėr vetė tė dhėnat e varfra e tė kufizuara, mund tė themi, se ka mbetur mė mbrapa, ashtu edhe ndaj antropologjisė, e cila pėr shkak tė zhvillimit ende tė pamjaftueshėm dhe pjesėrisht edhe tė mungesės sė skeleteve pėr epokėn prehistorike, ėshtė ende larg arkeologjisė.

Kur trajtohet problemi i origjinės sė ilirėve, ēėshtja e parė qė del pėrpara dhe qė kėrkon zgjidhje, ėshtė ajo e vazhdimėsisė kulturore nga periudha e bronzit tė hershėm nė bronzin e mesėm, nė bronzin e vonė dhe nė epokėn e hekurit. Kjo ėshtė arsyeja qė nė nismėn e kėtij problemi S.Islami, H.Ceka, F.Prendi, S.Anamali, i kushtojnė vėmendje vijimėsisė kulturore, dhe mė pas, po kėsaj ēėshtje, i ėshtė kushtuar kujdes i veēantė, ėshtė trajtuar e analizuar mė gjėrė mbi bazėn e materialeve tė reja, tė cilat kanė ardhur vazhdimisht duke u pasuruar.

Po e marrim si tė zgjidhur (dhe nė njė masė tė konsiderueshme ashtu ėshtė) problemin e vazhdimėsisė kulturore gjatė epokės sė bronzit dhe asaj tė hekurit nė territorin perėndimor tė Gadishullit Ballkanik, nė territorin ku shtriheshin ilirėt e mirėfilltė. Po a ėshtė i mjaftueshėm ky fakt, ky pėrfundim paraprak qė nxirret pėr kėtė problem? A ėshtė e mjaftueshme tė provojmė vazhdimėsinė kulturore qė nga fillimet e epokės sė bronzit dhe tė themi se aty fillon procesi i formimit tė etnosit ilir?

Vazhdimėsia e banimit nė njė trevė tė caktuar pėrbėn njė nga premisat bazė edhe pėr formimin dhe konsolidimin e njė kulture, tė njė etnosi a tė njė gjuhe, ndaj edhe studimi i vazhdimėsisė kulturore pėrbėn kushtin e parė dhe mbėshtetjen themelore tė trajtimit tėproblemit tė etnogjenezės sė ilirėve. Megjithatė, jemi tė mendimit se tė mjaftohesh vetėm me provat qė sillen nė tė mirė tė vijimėsisė kulturore, do tė thotė ta shikosh ngushtė e nė mėnyrė tė pamjaftueshme procesin e gjatė e tė ndėrlikuar tė formimit tė etnosit ilir.

Nė literaturėn arkeologjike shqiptare janė sjellė tė dhėna tė mjaftueshme, qė provojnė vijimėsinė e pandėrprerė kulturore nė trevėn e vendit tonė qė nga periudha e bronzit tė hershme e kėtej. Mbi kėtė bazė ėshtė shprehur pikėpamja se qė kėtu fillon edhe etnogjeneza ilire. Pra, sipas kėsaj pikėpamjeje, fillimet e autoktonisė pėrputhen me fillimin e etnosit. Lidhur ngushtė me kėtė pėrfundim, ēėshtja e parė qė shtrohet pėr diskutim ėshtė ajo e lidhjeve midis autoktonisė dhe formimit tė etnosit.

Megjithėse formimi i etnosit ilir nuk mund tė kuptohet pa autoktoninė dhe se tė dyja ato zhvillohen krahas, nė fillimin e tyre, nė pikėpamje kohore, ka njė mospėrputhje. Autoktonia ka njė shtrirje kohore mė tė gjatė, kurse etnosi ilir vėrtet formohet mbi bazėn e autoktonisė, por vetėm pasi ajo ka kaluar njė kohė tė gjatė tė ekzistencės sė saj. Nė rast se pranojmė nismėn e njė qėndrueshmėrie relative nė fillim tė epokės sė bronzit, d.m.th. pranojmė njė autoktoni tė banorėve tė pjesės perėndimore tė Gadishullit Ballkanik qė nė fillim tė epokės sė bronzit, fillimet e formimit tė etnosit ilir duhet t’i kėrkojmė jo nė tė njėjtėn kohė, por mė vonė. Ai proces duhet tė paraprihet, sipas mendimit tonė, medoemos nga njė periudhė jo e shkurtėr e vijimėsisė kulturore qė kishte filluar qysh mė parė.

Por, nė nismėn e procesit tė etnogjenezės nuk mjafton qė ai tė paraprihet nga njė periudhė e autoktonisė relative.  Ka edhe faktorė tė tjerė tė dorės sė parė, prania ose mungesa e tė cilėve, pėrshpejton ose ngadalėson, bėn tė mundur ose pėrjashton zhvillimin e procesit tė etnogjenezės. Kėshtu, krahas studimit tė vijimėsisė kulturore, njė vėmendje tė veēantė duhet t’i kushtohet njohjes dhe studimit tė premisave ekonomiko-shoqėrore, tė cilat ēuan nė lindjen dhe zhvillimin e etnosit ilir.

Kur flasin pėr kushtet ekonomiko-shoqėrore nė epokėn pre e protohistorike, kemi parasysh vendin qė zinin ato, krahas faktorėve tė tjerė dhe rolin qė ato luanin nė formimin e bashkėsisė etnike.  Niveli i ulėt i zhvillimit tė forcave prodhuese nė rendin e komunės primitive nuk krijonte kushte pėr shtimin e ndjeshėm tė prodhimit, pėr krijimin e mbiprodukteve dhe, si rrjedhim, shkėmbimet e lidhjet ekonomike ishin ende tė dobėta; shkėmbimi midis fiseve i nėnshtrohej mė shumė rastėsisė. Por, ka rėndėsi tė vihet nė dukje se, gjatė epokės sė shthurjes sė komunės primitive, nė periudhėn e bronzit tė vonė e sidomos gjatė periudhės sė hekurit tė zhvilluar, nė territorin e Ilirisė sė Jugut ndodhėn ndryshime tė dukshme nė disa degė tė ekonomisė, tė cilat ishin me rrjedhime tė rėndėsishme edhe nė zhvillimin e proceseve etnike.

Krahas degėve tė tjera tė ekonomisė qė u pėrsosėn dhe u zhvilluan mė tej, njė vend tė veēantė e tė gjėrė zuri metalurgjia. Dėshmi pėr kėtė janė gjetjet e shumta tė armėve, tė objekteve tė zbukurimit e tė veglave tė punės, tė punuara nga bronzi e hekuri, tė cilat dallohen edhe pėr cilėsinė e lartė tė punimit.  Ky zhvillim i metalurgjisė nuk mund tė kryhej brenda ekonomisė sė mbyllur tė njė fisi. Me nxjerrjen, pėrpunimin dhe tregtimin e prodhimeve metalike tashmė merreshin shtresat e reja shoqėrore qė po lindnin dhe fuqizoheshin ekonomikisht, tė cilat shpunė objektivisht nė fuqizimin e lidhjeve ekonomike ndėrkrahinore, mbi bazėn e marrėdhėnieve tė reja shoqėrore qė po lindnin. Pėr zhvillimin e lidhjeve ndėrkrahinore dėshmojnė edhe sėpatat e bronzit tė tipit shqiptaro-dalmat, tė cilat, siē duket qartė nga forma e tyre, kanė shėrbyer si mjet shkėmbimi, kanė luajtur rolin e paramonedhave. Shprehje e zhvillimit tė pėrgjithshėm ekonomik tė bartėsve tė kulturės ishte edhe shtimi i dukshėm i kėmbimeve, me Jugun (Helladėn e Egjeun) pėr tė cilin flasin objektet e shumta tė importuara. Kėshtu, njė rol tė rėndėsishėm nė zhvillimin etnokulturor tė territorit tė Shqipėrisė gjatė epokės sė bronzit kanė luajtur takimet dhe lidhjet me kulturėn mikene. Kultura ilire e epokės sė bronzit tė mesėm, e sidomos e atij tė vonė, u zhvillua nė fqinjėsi dhe marrėdhėnie me botėn mikene, e cila pėrfaqėsonte shoqėrinė mė tė zhvilluar, shoqėrinė mė tė hershme me klasa nė territorin e Evropės. Kėto lidhje e takime, tė cilat erdhėn duke u fuqizuar deri nė fund tė shek. XIII p.e.sonė, madje jehona e tyre vazhdoi edhe mė pas, kanė ndikuar nė zhvillimin e kėmbimeve si brenda bashkėsisė ilire, ashtu edhe midis bashkėsisė ilire e botės mikene. Nė kėtė mėnyrė ato, si faktor i jashtėm, kanė luajtur njė rol progresiv nė formimin e bashkėsisė ekonomike ilire nė kuptimin qė kishte kjo bashkėsi ekonomike gjatė mijėvjeēarit tė dytė p.e.sonė. Pavarėsisht nga shkalla

qė njohu bashkėsia ekonomike nė atė kohė, ajo ka luajtur rolin e vet nė formimin dhe konsolidimin e bashkėsisė etnike. Prandaj studimi i marrėdhėnieve tė ilirėve me kulturėn mikene pėrbėn njė hallkė tjetėr nė ndriēimin e procesit tė formimit tė etnosit ilir, marrėdhėnie tė cilat as duhen injoruar, as duhen mbivlerėsuar.

Kur lindėn kushtet e pėrshtatshme ekonomiko-shoqėrore pėr fillimin e formimit tė etnosit ilir, nė periudhėn e bronzit tė hershėm, tė bronzit tė mesėm, tė bronzit tė vonė apo nė fillimet e epokės sė hekurit?

Ne kemi shprehur pikėpamjen se etnosi ilir fillon tė formohet mbi njė bazė autoktone, nė bronzin e mesėm dhe me kėtė nuk kemi parasysh ndonjė fazė tė veēantė, por gjithė periudhėn e bronzit tė mesėm, tė marrė si njė tėrėsi, gjatė sė cilės u shėnuan ndryshime tė rėndėsishme nė bazėn ekonomike. Konkretisht, qeramika e bronzit tė mesėm ndryshon dhe dallohet qartė nga ajo e bronzit tė hershėm. Ajo ėshtė periudha e bronzit tė “vėrtetė”, kur metali i ri hyn gjėrėsisht nė pėrgatitjen e veglave tė punės dhe tė armėve, ėshtė koha kur ngrihen gjėrėsisht varret monumentale, tumat nė territorin e vendit tonė, ėshtė koha kur shfaqen pėr herė tė parė objektet e importuara nga Mikena. Nė pikėpamje tė organizimit shoqėror, kjo ėshtė periudha e kristalizimit tė gjinisė patriarkale. Edhe nė rrafshin gjuhėsor disa studiues kanė shprehur mendimin se tė dhėnat gjuhėsore pėr ilirėt shtrihen deri nė kohėn e kulturės sė mesme kreto-mikene (Gavela,B. 1965,149).

Tėrėsia e kėtyre tė dhėnave na jep tė drejtė tė shprehim mendimin se nė periudhėn e bronzit tė mesėm, si pasojė e zhvillimit tė brendshėm qė kishte filluar kohė mė parė, vihet re njė zhvillim i dukshėm ekonomik e shoqėror, nis njė etapė cilėsisht e re, e cila shpuri objektivisht nė fillimin e njė procesi tė ri historik, nė lindjen e etnosit ilir. Kjo pikėpamje mbėshtetet edhe nga njė fakt antropologjik, qė vjen nga varri nr. 48 i tumės sė Patosit, etniciteti ilir dhe koha sė cilės i takon (shek.XI-X p.e.sonė) janė pėrcaktuar mjaft mirė. Kafka e kėtij skeleti ėshtė ruajtur shumė mirė dhe paraqet njė tip tė qartė adriatik tė formuar, i cili ėshtė karakteristik pėr trevėn ilire, duhet kėrkuar tė paktėn disa shekuj mė herėt, d.m.th pėrpara periudhės sė bronzit tė vonė (Dhima,A. 1981,1.159-161).

Nė tė mirė tė ecurisė sė proceseve etnogjenetike tė ilirėve ka edhe faktorė tė tjerė, tė cilėt, ndonėse jo kryesorė, kanė luajtur rolin e vet nė formimin e bashkėsisė etnike ilire. Nė radhėn e faktorėve qė duhen njohur dhe studiuar nė mėnyrė mė tė plotė ėshtė edhe roli qė ka luajtur baza e pėrbashkėt ose e pėrafėrt gjuhėsore parailire, tė cilėn e trajtuam hollėsisht nė kreun I. Elemente tė rėndėsishme gjuhėsore tė substratit ballkano-egjean tė kėsaj epoke, tė quajtura nga disa autorė paragreke, parailire ose paratrake, gjenden tė pranishme nė mbetjet gjuhėsore qė na janė ruajtur nė ilirishten, gjė qė i ka ēuar shumė studiues tė pranojnė lidhje birėrie tė ilirishtes me pellazgjishten. Kėtej mund tė nxirret pėrfundimi se fiset qė banonin nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, nė tė kaluarėn e tyre kishin elemente gjuhėsore tė pėrbashkėta tė rėndėsishme, tė cilat gjatė epokės sė bronzit e asaj tė hekurit shėrbyen si faktorė, jo pa rėndėsi, nė formimin e ilirishtes.

*

Njė ēėshtje tjetėr qė ka rėndėsi parimore nė zgjidhjen e problemit tė etnogjenezės ilire, ashtu si edhe tė gjenezės shqiptare, ėshtė trajtimi i saj si njė proces shumė i gjatė historik, rreth 1000 vjet dhe si i tillė domosdo ka kaluar nė disa etapa zhvillimi, tė cilat, ndonėse ndryshojnė nga njera tjetra, janė pjesė e njė procesi tė vetėm. Kėshtu fjala vjen, nė qoftė se do tė themi se nė fund tė epokės sė bronzit ilirėt u formuan si njė bashkėsi e gjėrė, me tipare tė qarta kulturore e gjuhėsore, kurrsesi nuk do t’i barazojmė ata, as nė rrafsh kulturor, as nė atė gjuhėsor, me ilirėt e shek. V p.e.sonė. Megjithėse ilirėt e kėtyre dy periudhave ndryshojnė shumė midis tyre, ata pasqyrojnė etapa tė ndryshme tė procesit tė zhvillimi tė tyre. Kjo ēėshtje ka rėndėsi tė mbahet parasysh, sepse disa herė kur vjen puna tė pėrcaktohen fillimet e formimit tė etnosit ilir, ndodh tė kėrkohet tė gjenden tė qarta po ato tipare e veēori kulturore dhe etnike qė janė karakteristike pėr njė etapė tjetėr tė zhvillimit etno-kulturor tė ilirėve.

Kėto tipare tė formimit tė individualitetit etnik ilir nė njė etapė tė caktuar kanė qenė tė kushtėzuara, para sė gjithash, nga shkalla e zhvillimit ekonomik e shoqėror dhe janė zhvilluar nė bazė tė tri parimeve tė pėrgjithėshme, tanimė tė njohura: tė diferencimit, tė integrimit dhe tė asimilimit. Siē dihet, pėr periudhat mė tė hershme tė lulėzimit tė bashkėsisė gjinore, kur niveli i zhvillimit ishte i ulėt, ka qenė karakteristik procesi i diferncimit, kurse proceset e integrimit, tė ngjizjes, tė asimilimit dhe tė konvergimit kanė qenė veēanėrisht karakteristike pėr periudhėn e shpėrbėrjes sė bashkėsisė fisnore e tė lindjes sė shoqėrisė skllavopronare. Diferencimi, ngjizja dhe konvergimi janė procese tė ndėrlikuara evolutive, me shtrirje tė gjatė kohore, qė gėrshetohen e bashkėveprojnė por nė ēdo etapė tė procesit tė etnogjenezės ilire njėri fiton gjithmonė pėrparėsi. Kėshtu, nė territorin e Ballkanit Perėndimor, gjatė periudhės sė bronzit tė hershėm, ka mbizotėruar procesi i diferencimit. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme. Kulturat e kėsaj periudhe, tė formuara si pasojė e gėrshetimit tė kulturave anase neo-eneolitike me kulturėn qė sollėn dyndjet e popujve indoevropianė, nė kėtė fazė tė formimit tė tyre kanė njė karakter mė tė pėrgjithshėm ballkanik e nuk mund tė kėrkojmė nė to veēori dalluese etnike. Gjatė periudhės sė bronzit tė mesėm vazhdon tė thellohet mė tej procesi i diferencimit, po njėkohėsisht fillon tė veprojė edhe procesi i integrimit. Kėto procese, tė cilat u kushtėzuan nga autoktonia relative dhe nga njė sėrė pėrparimesh qė u bėnė nė disa degė tė ekonomisė, siē e kemi vėnė nė dukje edhe mė lart, ēuan nė lindjen e etnosit ilir.

Nė periudhėn e bronzit tė vonė, si rezultat i pėrparimeve tė shėnuara nė tė gjitha fushat e ekonomisė, u zhvillua me shpejtėsi procesi i ngjizjes sė bashkėsive mė tė vogla nė bashkėsi mė tė mėdha dhe, si rrjedhim, nė fund tė epokės sė bronzit u krijua njė bashkėsi e gjėrė ilire me tipare tė pėrbashkėta kulturore, kultike dhe gjuhėsore.  Duhet theksuar se jo tė gjitha dukuritė qė karakterizojnė bashkėsinė etnike ilire u zhvilluan krahas dhe arritėn tė njėjtėn shkallė njėsimi, sepse siē dihet, njėsimi i kulturės materiale tė popullsisė sė njė territori tė caktuar bėhet mė lehtė e mė pėrpara se sa njėsimi i gjuhės, e cila zhvillohet me ritme shumė mė tė ngadalta. I pari prin tė dytin dhe ėshtė bazė pėr njėsimin gjuhėsor dhe tė dy bashkė ēojnė nė formimin pėrfundimtar tė bashkėsisė etnike. Kėshtu, gjatė periudhės sė bronzit tė vonė, nė trevėn ilire ngjizja gjuhėsore duhet tė ketė qenė mė mbrapa, kurse krejt ndryshe ishte gjendja nė zhvillimin e zejtarisė dhe sidomos punimi i bronzit, tė cilat kishin ēuar nė marrėdhėnie intensive ndėrfisnore dhe madje nė marrėdhėnie tė ngushta me botėn mikene. Si rrjedhim, edhe shkalla e zhvillimit tė njėsisė kulturore nė trevėn ilire, gjatė epokės sė bronzit tė vonė, ėshtė mė e lartė sesa shkalla e zhvillimit tė njėsisė gjuhėsore. Prandaj nė pėrcaktimin e karakterit etnik tė bashkėsisė ilire duhet patur parasysh ky shpėrpjestim kohor i njėsimit tė kulturės me gjuhėn, si dhe fakti qė mbetjet gjuhėsore zenė vendin e fundit nė krahasim me tė dhėnat e tjera tė kulturės materiale e shpirtėrore. Kėshtu, gjuha nė epokėn e pre e protohistorisė nuk ka atė vlerė dhe rėndėsi qė ajo fiton nė epokėn historike nė pėrcaktimin e karakterit etnik. Kėtej buron edhe njė nga arsyet e pėrparėsisė qė kanė burimet arkeologjike nė cilėsimin e etnicitetit tė kulturave prehistorike.

Gjatė epokės sė hekurit, d.m.th. nė shek.XI-V p.e.sonė, si pasojė e zhvillimit mė tė lartė ekonomik e shoqėror tė trevės ilire, filloi tė luajė njė rol shumė mė tė madh dhe tė marrė pėrparėsi procesi i asimilimit. Bashkėsitė me zhvilllim mė tė madh kulturor dhe nivel mė tė lartė ekonomik, si edhe mė tė fuqishėm ushtarakisht, bashkonin ose asimilonin pjesėrisht ose tėrėsisht, shumė herė me dhunė, bashkėsitė e tjera. Kėshtu gjatė epokės sė hekurit, mbi bazėn autoktone, ilirėt zhvillojnė dhe konsolidojnė mė tej kulturėn dhe gjuhėn e tyre, tė cilat tani po kristalizoheshin pėrfundimisht. Kjo etapė pėrfaqėson stadin e lulėzimit mė tė madh e tė pėrgjithshėm kulturor e etnik tė ilirėve nė epokėn e hekurit, kohė kur nė shtrirjen territoriale ata zėnė tė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, duke pasur grekėt nė jug e trakėt nė lindje dhe bėhen njė nga tre popujt mė tė mėdhej tė

gadishullit.

Duke parashtruar mendimin tonė e duke provuar autoktoninė dhe lashtėsinė e ilirėve nė trojet e tyre, nuk e ngatėrrojmė atė aspak me nivelin e lartė kulturor qė arritėn fqinjėt jugorė nė epokėn kreto-mikene e post mikene (qė pėrkon me kohėn e bronzit dhe tė hekurit nė territorin e Shqipėrisė). Ėshtė tjetėr gjė lashtėsia e njė populli dhe tjetėr niveli kulturor qė ai arrin nė njė periudhė tė caktuar tė historisė sė tij.


 

 

Kreu III

 

 

ARBĖRIT

 

1.                                          Kuadri historik i Ilirisė nė fund tė mijėvjeēarit tė parė p.e.sonė dhe nė fillim tė mijėvjeēarit tė parė tė e.sonė.

 

Nė shek.III-I p.e.sonė Iliria e Jugut nuk ndryshonte shumė nga fqinjėt jugorė e lindorė tė saj, si nga zhvillimi ekonomik e kulturor, ashtu edhe nga organizimi politik. Mėnyra antike e prodhimit kishte pėrfshirė gati tė gjitha krahinat ilire tė jugut. Jeta e gjallė urbane dėshmohet nga shkrimet e autorėve grekė e romakė tė cilėt, duke pėrshkruar ngjarjet politike tė kohės, pėrmendin shumė qytete ilire, tablloja e vėrtetė e tė cilėve bėhet shumė mė e plotė nga tė dhėnat dhe dėshmitė qė ka nxjerrė nė dritė kazma e arkeologut.

Rritja dhe fuqizimi i shtetit ilir binte ndesh me itneresat romake nė Ballkan, ndaj nė periudhėn nga viti 250 deri nė 168 p.e.sonė kėto dy fuqi u ndeshėn me njera tjetrėn. Gjatė tė tri luftrave qė romakėt zhvilluan me shtetin ilir, u njohėn nga afėr me gjeografinė e Ilirisė sė Jugut, me burimet ekonomike e njerėzore tė saj. Ata gjetėn njė vend tė zhvilluar, njė vend ku mėnyra antike e prodhimit dominonte jo vetėm nė qytete e qyteza, por edhe nė qendra tė banuara nė thellėsi tė vendit. Kultura materiale dhe shpirtėrore kishte tė gjithė treguesit e kulturės helenistike mesdhetare.

Materiali arkeologjik i zbuluar nė rrėnojat e qyteteve ilire si Bylisi, Nikaia (Klosi), Margėlliēi, Dimale, Amantia, Selca e Poshtme Albanopoli, Lisi , Skodra, etj., tregon se edhe nė situatėn e re politike, tė kirjuar pas luftės sė tretė iliro-romake, mė 146 p.e.sonė, kur njė pjesė e Ilirisė sė Jugut ishte pėrfshirė nė provincėn e Maqedonisė, pamja e saj e pėrgjithėshme nuk kishte pėsuar ndryshime cilėsore. Natyrisht luftrat dhe pushtimi romak nuk ishin pa pasoja, por Roma ende nuk i kishte eliminuar plotėsisht prodhimet vendase dhe monedha republikane nuk kishte zėnė tėrėsisht vendin e drahmeve tė Dyrrahut e tė Apolonisė. Nė mesin e shek.I tė e.sonė pushteti republikan romak mundi tė bėjė disa ndryshime, tė cilat ēuan  mė tej e nė mėnyrė tė plotė nėn pushtetin Perandorak Romake.

Shekujt e parė tė e.sonė karakterizohen nga njė depėrtim dhe qėndrueshmėri e kulturės romake nė tėrė Ballkanin, gjė qė u pasua me njė zhvillim ekonomik e kulturor tė Ilirisė sė Jugut. Gjatė sundimit tė perandorit August nė qytetet si Dyrrahu, Bylisi, Buthroti e Shkodra u vendosėn kolonė romakė. Kolonizimi romak ushtroi njė ndikim tė madh mbi popullsinė vendase ilire, e nė radhė tė parė nė qytetet, po, edhe nė zonat fshatare. Elemente tė qytetėrimit romak hyjnė edhe nė brendėsi tė viseve ilire. Qeramika romake u pėrhap gjėrėsisht, duke u shoqėruar edhe me uniformizimin e prodhimeve tė poēerisė. Nė disa qendra banimi u bėnė ndėrtime tė reja publike e shoqėrore. Nė materialin arkeologjik qė pėrfaqėson kulturėn e kohės, mund tė veēohen qartė elemente tradicionale, qė u ruajtėn nga periudha e mėparėshme, por elementet e traditės u ruajtėn mė mirė nė fshat, nė ndryshim nga qyteti qė mori me shpejtėsi ngjyrėn kozmopolite. Ky proces forcohet edhe mė shumė gjatė antikitetit tė vonė, kur pjesa mė e madhe e qyteteve ilire bie ose kthehet nė qėndėr tė thjeshtė ushtarake e administrative. Nė kėto rrethana merr pėrparėsi veprimtaria ekonomike e fshatarėsisė ilire dhe prodhimi zejtar vendas plotėsonte gjithnjė e mė shumė kėrkesat e banorėve. Kėshtu, edhe roli i kulturės fshatare, e cila mbėshtetej mė tepėr nė elementet e traditės, bėhet mė i fuqishėm. Gjatė antikitetit tė vonė, me dobėsimin e administratės qėndrore dhe tė rolit pėrthithės tė qendrave kozmopolite, iu dha mundėsi popullsisė ilire tė zhvillonte njė kulturė me tipare tė vetat e cila do tė pėrbėnte njė komponent tė rėndėsishėm nė formimin e kulturės sė re.

Me ndarjen e Perandorisė Romake nė Perandorinė e Lindjes dhe nė Perandorinė e Perėndimit mė 395 e.sonė, ilirėt e jugut u pėrfshinė nė Perandorinė e Lindjes ose siē u quajt ndryshe nė Perandorinė Bizantine. Kjo ndarje administrative nuk solli ndonjė ndryshim nė strukturėn ekonomike e shoqėrore tė krahinave ilire jugore, tė cilat nė tėrėsi vazhduan tė ruanin veēoritė qė kishin patur mė parė. Por nė zhvillimin historik tė Ilirisė ndikuan ngjarje tė rėndėsishme, siē ishin dyndjet e barbarėve. Kėshtu mund tė pėrmendim invazionin e vizigotėve, tė cilėt nė fund tė shek.IV e mė vonė me nė krye Teodorikun pushtuan Skampinin dhe Dyrrahun.

Arkeologjia shqiptare ka nxjerrė nė dritė fakte e tė dhėna qė e bėjnė mė tė plotė gjendjen nė territorin e provincės sė Prevalitanisė, tė Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr, tė cilat pėrfshiheshin nė territorin e sotėm tė Shqipėrisė.

Duke ndjekur tė dhėnat pėr kėtė periudhė (shek. IV-VI e.sonė) mund tė vihet re mjaft qartė se nuk ka dėshmi tė ndėrprerjes sė jetės, por ka njė kontinuitet kulturor. Disa nga provat qė e mbėshtesin kėtė vazhdimėsi janė vetė qytetet, qytezat e kėshtjellat ilire, qė vazhduan tė ekzistonin e tė banoheshin pandėrprerje (Shkodra, Lisi, Dyrrahu, Bylisi, Kanina, Onhezmi, Buthroti, Berati, Pogradeci, Symiza (Korēė).  Edhe varrezat e kėtyre shekujve kanė dhėnė objekte qė do t’i gjejmė mė vonė nė varrezėn e Komanit. Edhe inventari i gjetjeve nė varrezėn e vogėl tė Malit tė Robit (nė afėrsi tė Durrėsit) qė pėrbėhet nga disa vegla pune e fibula tė shek. IV tė e.sonė, ėshtė i ngjashėm me atė qė do ta ndeshim mė vonė nė kulturėn e Komanit. Rindėrtimet qė u bėnė mė vonė nė kėshtjellat e disa qyteteve tregojnė se ato ishin dėmtuar nga sulmet e gotėve. Situatat e paqėndrueshme e bėnė tė nevojshme edhe rimėkėmbjen e kėshtjellave dhe tė fortifikimeve tė tjera, tė cilat deri atėhere ishin lėnė pas dore.

            Nuk ka tė dhėna pėr ngritje qytetesh tė reja, por ka ndėrtime me karakter ushtarak e ndėrtime kulti. Kėshtjella tė tipit “castra” janė: Skampi (Elbasan), Vigu (Mirditė), Paleokastra (afėr Tepelenės) etj.

Nė kohėn e sundimit tė Justinianit , shek.VI e.sonė, Iliria e Jugut (d.m.th. territori i sotėm i Shqipėrisė) pėrjetoi njė rigjallėrim tė traditės antike, gjė tė cilėn na e provojnė burimet e shkruara dhe dėshmitė arkeologjike. Ka edhe njė listė tė tėrė tė kėshtjellave tė ndėrtuara e rindėrtuara nga Justiniani, por qė ende njė pjesė e mirė e tyre ėshtė e palokalizuar.

Nė periudhėn e antikitetit tė vonė dhe nė kohėn e Justinianit ka patur njė veprimtari tė gjėrė krijuese dhe nė fushėn e ndėrtimeve monumentale kishtare, e cila shihet nė arkitekturėn e tyre, nė mozaikėt dhe nė plastikėn dekorative arkitektonike. Tė tilla janė: bazilika nė qytetin e Butrintit e Sarandės, bazilikat e Bylisit, tė Ballshit, me skulpturėn dekorative arkitektonike shumė tė pasur, bazilika e Arapajt (Durrės) e cila ėshtė njė nga ndėrtimet e kultit kristian, qė shquhet pėr mozaikėt cilėsor. Numri i rrėnojave e bazilikave paleokristiane qė njohim ka ardhur duke u rritur nga zbulimet e reja dhe ato meritojnė njė trajtesė tė veēantė.

Pėr t’u shėnuar janė edhe ngjarjet qė ndodhėn nė jetėn kulturore tė Bizantit nė kohėn e sundimit tė perandorit Herakli (610-641) tė cilat ndikuan qė, brenda kuadrit tė gjėrė tė kulturės bizantine, tė veēoheshin zona tė veēanta kulturore. E tillė ishte treva e kulturės sė Komanit, e cila nė tė njėjtėn kohė nuk i shkėputi lidhjet me qytetin e Durrėsit qė ishte njė nga qendrat mė tė mėdha ekonomike e kulturore tė trevės perėndimore tė Perandorisė Bizantine.

Gjatė shek. VII e VIII e.sonė popullsia e trevės shqiptare ishte e organizuar nė bashkėsi fshatare dhe qytetare. Nė bashkėsinė fshatare mbizotėronin fshatrat e lirė, po pa u zhdukur elementet e marrėdhėnieve tė vjetra shoqėrore. Qytetet me origjinė nga lashtėsia si Shkodra, Lisi, Durrėsi, Ohri etj. mbetėn qendra tė fuqishme zejtare dhe tregėtare, meqėnėse ndodheshin nė krye tė rrugėve tė rėndėsishme tė komunikacionit (Historia e Popullit Shqiptar I, 111-181).

 

 

GJUHA SHQIPE-THEMELI I TEZĖS SĖ AUTOKTONISĖ SĖ SHQIPTARĖVE

 

 

            Gjuha ka qenė e mbetet njė nga treguesit mė parėsor nė formimin dhe natyrisht edhe nė pėrcaktimin e karakterit etnik tė njė populli. Rrjedhimisht edhe nė pėrcaktimin e origjinės sė arbėrve-shqiptarėve tė hershėm, tė dhėnat gjuhėsore pėrbėjnė themelin e tezės sė autoktonisė sė shqiptarėve, ndaj nuk ėshtė rastėsi qė studiuesit e parė qė u morėn me origjinėn e arbėrve, janė gjuhėtarėt. Kėshtu, gjatė shek. XIX dhe deri nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore, nė zgjidhjen e kėtij problemi ka mbizotėruar mendimi i gjuhėtarėve.

            Duke qenė se njė paraqitje e plotė e pikpamjeve tė gjuhėtarėve rreth origjinės sė gjuhės shqipe, del jashtė kuadrit tė kėsaj trajtese si edhe jashtė mundėsive tona, do tė mjaftohemi tė japim disa nga pikėpamjet mė kryesore tė studiuesve tė ndryshėm, tė cilat tė krahasuara me tė dhėnat e shkencave tė tjera qėndrojnė mė fuqishėm nė mbėshtetje tė autoktonisė sė popullit shqiptar. I takon merita albanologut G.Hahn, i cili qysh nė mesin e shek. XIX formuloi tezėn e lidhjeve: pellazgė-ilirė-shqiptarė. “Me sa duket, - shkruan ai, - shumė mė e natyrshme ėshtė tė pranohet qė stėrgjyshėrit e shqiptarėve tė sotėm, qysh nė kohėn e romakėve dhe tė grekėve, zinin vendbanimin e sotėm tė tyre dhe qė zakonet e tyre tė pėrbashkėta me popujt fqinjė janė ruajtur nė mėnyrė mė tė pastėrt dhe mė besnike se sa te fqinjėt e tyre”(Hahn,J.G. 213). Kėshtu Hahni arriti nė pėrfundimin se shqipja ėshtė vazhduese e drejtpėrdrejtė e njerit prej dialekteve mė tė vjetra tė ilirishtes dhe ilirėt si njė nga popujt mė tė vjetėr tė Ballkanit, kanė lidhje me pellazgėt. Fakti qė autori i kėsaj pikpamjeje e kėrkon lidhjen e shqipes me pellazgjishten, pra shumė mė herėt nė kohė dhe mbi bazėn e pellazgjishtes shumė tė diskutueshme, e bėri tezėn e autoktonisė sė shqiptarėve shumė pak tė besueshme.

            Teza e G.Hahnit mbi autoktoninė e shqiptarėve u pėrkrah dhe u mbrojt mbi njė bazė shkencore mė tė gjėrė e mė tė thelluar nga njė varg historianėsh e gjuhėtarėsh tė huaj si G.Mayer, H.Pedersen, N.Jokli, V.Cimohovski, etj. Me krijimin e Institutit tė Shkencave nė Tiranė, mė 1946, e mė pas tė Institutit tė Gjuhėsisė e tė Letėrsisė me shumė sektorė shkencorė, nė fushėn e studimit tė historisė sė gjuhės shqipe u shėnuan arritje cilėsore, tė cilat janė pasqyruar nė mėnyrė tė plotė nė veprėn e prof. Eqerem Ēabejt (Ēabej,E. 1060,32-27; Ēabej,E. 1969, 41-65; Ēabej,E. 1974,II,7-26). Ato janė pasuruar dhe ēuar mė tej edhe nga gjuhėtarė tė tjerė shqiptarė si prof. Mahir Domi (Domi,M. 1969,247), prof. Shaban Demiraj (Demiraj,Sh.1988), prof. Seit Mansaku (Mansaku,S.1982,3), etj. Kėshtu, nė sajė tė pėrpjekjeve dhe studimeve tė disa brezave historianėsh e gjuhėtarėsh pėr historinė e gjuhės shqipe, ėshtė arritur tė provohet shkencėrisht prejardhia ilire e kėsaj gjuhe.

            Krahas tezės iliro-shqiptare u parashtruan pikpamje e teza tė tjera, midis tė cilave veēohet teza sipas sė cilės shqiptarėt janė stėrnipėr tė trakėve e pėr rrjedhojė origjina e shqipes duhet kėrkuar tek trakishtja dhe se ilirishtja nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė dialekt trak i ilirizuar (Barić,H. Albanorumanische Studien I, 125). Njė qėndrim tė

ndėrmjetėm kanė mbajtur disa gjuhėtarė tė tjerė, tė cilėt bėjnė njė bashkim tė dytezave. Sipas N. Joklit, karakteri iliro-thrakas i gjuhės shqipe shpjegohet me faktin se karakteristikat gjuhėsore tė ilirishtes pėrputhen me karakteristikar e njėjta tė gjuhės thrake (Jokli, N., 24) Nuk mungojnė edhe variante e nėnvariante tė pikpamjeve tė kėtyre tri grupimeve kryesore qė pėrmendėm mė lart, tė cilat studiuesit i kanė zhvilluar e stėrholluar mė tej me argumente e kundėrargumente.

            Nė rrugėn e zgjidhjes sė prejardhjes sė gjuhės shqipe tė gjithė studiuesit kanė hasur nė dy vėshtirėsi objektive.

            Sė pari, nė krahasimin qė bėhet midis ilirishtes e shqipes, njihet vetėm njėra-shqipia si gjuhė e shkruar; rrjedhimisht pėr ilirishten mungojnė tė dhėnat e mjaftueshme si pėr leksikun, strukturėn gramatikore, fonetikėn e saj, etj.

            Sė dyti, edhe pėr shqipen dokumenti i parė i shkruar, formula e pagėzimit e vitit 1462, e cila ėshtė njė fjali e vogėl nė shqip, nė mes tė njė shkrimi latinisht, ėshtė e njė kohe shumė tė largėt me kohėn kur ėshtė folur pėr herė tė fundit ilirishtja.

            Krahas vėshtirėsive qė pėrmendėm, nuk mund tė lėmė pa vėnė nė spikamė njė fakt historik tė dorės sė parė, qė gjuha shqipe flitet sot nė truallin ku nė kohėn antike banonin ilirėt e mirėfilltė, ku flitej ilirishtja a njė dialekt i saj. Ky fakt pėrbėn njė pėrparėsi ku janė mbėshtetur studiuesit qė kanė argumentuar dhe provuar prejardhien ilire tė gjuhės shqipe. Ja disa nga konkluzionet e gjuhėtarėve mė nė zė qė janė marrė me kėtė problem.

            J.Thunman: “..Nuk kam gjetur asnjė gjurmė tė ndonjė shtegtimi tė mėvonshėm dhe nuk mund tė mos njoh faktin se fqinjėt e stėrmotshėm tė ilirėve kanė qenė grekėt dhe romakėt. Rrjedhimisht dhe ilirėt janė tė vjetėr” (Ēabej,E.1974,12).

G .Mayer:  “..Nuk ka asnjė bazė pėr tė mos e konsideruar atė (shqipen) si njė fazė tė re tė ilirishtes sė moēme ose mė saktė tė njerit prej dialekteve tė moēme ilire”. Kėtė mendim e pėrforcoi edhe P.Kreēmer, i cili shkruan: “…Pranoj qė gjuha shqipe pėrfaqėson fazėn mė tė re tė ilirishtes ose siē shprehet me tė drejtė nė mėnyrė tė matur Meyer, njė dialekt ilir.” Dhe mė tej pohon se shqiptarėt banojnė aty ku nė kohėn antike kanė banuar fise ilire (Mayer, G. 804).

            V.I.Georgiev: “Ilirishtja ėshtė pasardhėsja e gjuhės shqipe, domethėnė ilirishtja ėshtė baza , gjuha nėnė e shqipes” (Georgiev,V.I. 1974,56).

            R.Katičić: “Shqipja qysh nė kohėn e lashtė ėshtė folur pak a shumė nė viset, nė tė cilat flitet sot.  Ėshtė normale dhe e natyrshme qė shqipja tė konsiderohet si njė pasardhėse e ilirishtes” (Katičić,R. 1974,98).

            Nga gjuhėtarėt shqiptarė ėshtė E.Ēabej qė me veprat e tij “Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe”, “Fonetika historike e shqipes”, “Studime etimologjike nė fushėn e shqipes” si edhe me disa artikuj, referate e kumtesa ka mbėshtetur dhe provuar nė mėnyrė mė tė plotė tezėn se gjuha shqipe ėshtė bijė e ilirishtes. “Analogjitė qė vihen re nė mes tė shqipes dhe mbeturinave tė ilirishtes, - pėrfundon E.Ēabej, -dėshmojnė nė fakt pėr njė raport filiacioni midis kėtyre dy gjuhėve” (Ēabej,E. 1969,52).

            Nė mbėshtetje tė kėtij konkluzioni autori analizon dėshmitė gjuhėsore qė trashėgojmė nga ilirishtja, tė cilat duke u mbėshtetur nė njė metodė rigorozisht shkencore, i krahason me tė dhėnat e gjuhės shqipe.

Nė sferėn e toponomastikės historike, nė njė trevė tė gjėrė gjeografike, e cila dihet se nė kohėn antike ka qenė banuar nga ilirėt, ruhen shumė emra qytetesh, lumejsh, malesh etj., tė cilėt nė trajtėn qė kanė sot nė gjuhėn shqipe, dėshmojnė pėr njė vazhdimėsi tė banimit nga e njėjta popullsi. Dhe ajo qė ėshtė thelbėsore, ato spjegohen vetėm me anėn e gjuhės shqipe. Tė tilla janė: Scodra-Shkodėr, Naissus-Nish, Drivastum-Drisht, Pirustae-Qafa e Prushit, Lissus-Lezh, Dyrrachion-Durrės, Isammus-Ishėm, Scampinus-Shkumbin, Aulon-Vlonė, Vlorė, Thyamis-Ēam. Nė radhėn e kėtyre toponimeve, tė cilat E.Ēabej i quan nga provat mė shteruese, pėr tė provuar autoktoninė e popullit shqiptar, duhet pėrmendur edhe emri i fisit ilir albanoi qė banonte nė shpinė tė Durrėsit, emri nacional i vjetėr i popullit dhe i vendit tonė, qė u ruajt nė formėn arbėri, arbėr, nė truallin e Shqipėrisė dhe nė ngulimet shqiptare tė Italisė e Greqisė.

            Nė vazhdim tė kėtyre tė dhėnave toponomastike mund tė pėrmenden edhe shumė emra tė zonės ilire, tė cilėt gjejnė pėrgjegjėsit e tyre edhe nė leksikun e shqipes a nė toponominė e saj.  Krahaso: Bigesti-bigė:“mal me dy maja, majė mali”; Brindia-Brundisium-brim brini; Dardania-dardhė; Delmatia-delme; Lamatis-lamė, lėmė; Molontum-mal; Mathis-mat: “buzė lumi, breg deti”; Pelagonia-pellg mė i vjetėr; Ragusium-Rush, rrush; Sason emri i ishullit tė Sazanit; Tergaste-treg; Ulkinion-ulk; etj.

            Njė provė tjetėr, pėr vazhdimėsinė iliro-shqiptare, pėrbėjnė emrat vetjak qė vijnė nga treva ilire dhe qė nė njė formė tė drejtpėrdrejtė a tė ngjashme, janė ruajtur nė antroponiminė shqipe ose spjegohen me mjetet e saj. Emra tė tillė njerėzish do tė ishin: Anna, Bardus, Bardyllis, Bato, Dases, Das (s)ins, Dida, Gentius, Grabus, Epicadus, Lydra (Ludra), Licca, Monunins, Pleuratus, Teutana, etj.

            Kur parashtojmė pikėpamjet dhe ndihmesėn e gjuhėtarėve shqiptarė pėr origjinėn e gjuhės shqipe, nuk mund tė mos veēojmė prof. Sh.Demiraj, i cili, me veprėn “Gjuha shqipe dhe historia e saj” (Tiranė 1988), ka meritėn se pas, njė shqyrtimi tėrėsor qė i bėn problemit, arrin tė nxjerrė pėrfundime tė plota e tė qarta pėr gjuhėn shqipe dhe historinė e saj (Demiraj,Sh. 1988,19-34).

            Pas kėsaj parashtrese sintetike, tė pikpamjeve dhe tė argumentave tė gjuhėtarėve qė mbėshtesin tezėn e birėsisė sė shqipes nga ilirishtja, ėshtė mėse e nevojshme tė ndalemi edhe tek dy anė tė rėndėsishme tė problemit, qė janė nė lidhje tė ngushtė e tė ndėrthurura me ēėshtjen e formimit tė gjuhės shqipe. Ėshta fjala pėr vendin dhe kohėn e formimit tė saj; kėto ēėshtje nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose anėsore, kanė qenė objekt kėrkimesh pothuajse nga tė gjithė gjuhėtarėt. Rrjedhimisht edhe pėrfundimet e tyre kanė qenė tė ndryshme. Pėrkrahėsit e tezės sė origjinės trake tė ilirishtes apo tė tezės trako-ilire N.Jokli (Jokli,N. 1924,32), G.Weigand (Weigand,G. 1927,227-251), mbrojnė pikpamjen se djepi ballkanik i shqiptarėve duhet kėrkuar mė nė lindje, nė trevėn ku flitej trakishtja. V.I.Georgiev, ndonėse mbėshtet tezėn se ilirishtja ėshtė gjuha nėnė e shqipes, kur ėshtė fjala pėr pėrcaktimin e trevės sė ngushtė tė formimit tė saj, shprehet se: “Gjuha shqipe ėshtė me origjinė dakomize (dardaniane) ndėrsa ilirishtja s’ėshtė veē njė komponente e shqipes” (Georgiev,V.I. 1974, 56), pra, sipas tij, trualli i formimit tė shqipes ka qenė ai i Dardanisė antike. Rreth truallit tė formimit tė gjuhės shqipe ka edhe pikėpamje mė ekstreme. Sipas G. Schramm shqiptarėt nuk janė aspak pasardhės tė ilirėve, por njė popull qė ėshtė dyndur nga brendėsia e gadishullit Ballkanik (Schramm, G. 1994, 9-47).

Mbi fakte mė tė shumta e mė tė plota mbėshtetet teza se shqipja ėshtė formuar nė trevat e Adriatikut Lindor e tė Jonit, nė tokat tė cilat nė kohėn antike kanė qenė banuar nga Ilirėt e Jugut. Nė mbėshtetje tė kėsaj teze, njė ndihmesė tė veēantė ka dhėnė gjuhėsia shqiptare e 40 viteve tė fundit me studimet e E.Ēabej, J. Gjinari (Gjinari, J. 1969,175-184), Sh.Demiraj, etj. Po ndalemi mė konkretisht mbi disa nga provat gjuhėsore qė sjellin kėta autorė.

            Toponimia e moēme e trevave shqiptare, e cila ka qenė nė pėrdorim tė pandėrprerė qysh nga koha antike e deri nė ditėt tona, pėrbėn njė nga provat mė bindėse pėr vazhdimėsinė e banimit nga e njėjta popullsi. Ajo bart me vehte shtresėzime tė periudhave tė ndryshme historike dhe rrjedhimisht edhe gjurmėt e ndikimeve tė kulturave tė tjera, po rėndėsi tė dorės sė parė ka fakti se vijimėsia e pėrdorimit tė tė njėjtėve emra ėshtė nė pėrputhje me evolucionin e sistemit fonetik tė gjuhės shqipe, si rrjedhojė, ato pėrbėjnė argumente tė pakundėrshtueshme. Toponime tė tilla, tė analizuara imtėsisht nga gjuhėtarėt, ka mjaft. Ato ndodhen nė pjesėn bregdetare tė territorit shqiptar si: Shkodra, Buna, Ishmi, Drishti, Shkumbini , Vlora, etj.

            Rreth terminologjisė detare tė shqipes ėshtė diskutuar mjaft. Sipas mendimit tė pėrgjithshėm shumė fjalė, qė i pėrkasin lundrimit e peshkimit, janė marrė nga gjuhėt fqinje e kjo merret si njė provė pėr tė kundėrshtuar tezėn e banimit tė hershėm tė shqiptarėve nė brigjet e Adriatikut. Ėshtė e vėrtetė se njė pjesė e kėtij leksiku ėshtė e burimit tė huaj, por ėshtė po kaq e vėrtetė se njė pjesė e terminologjisė qė lidhet me florėn dhe faunėn e detit dhe ajo qė i pėrket lundrimit e peshkimit, ėshtė e fondit autokton tė gjuhės shqipe. Nė kėtė fond hyjnė fjalėt: det (me kuptimin bazė “thellėsi”), bashkė me bregdet e detar; mat-buzė deti a lumi; grykė, valė, etj.

            Nė tė mirė tė ēėshtjes sė lashtėsisė sė shqipes nė brigjet e Adriatikut vijnė edhe huazimet nga greqishtja e vjetėr dhe latinishtja. Nė shqip ka njė tok fjalėsh me prejardhie nga greqishtja e vjetėr, mė saktėsisht nga dialekti dorik i saj. Fjalė me prejardhie tė tilla gjuhėtarėt pranojnė: moken-mokėr, bretek (bretkosė), drapėn-drapėr; laken-lakėr; pjepėn-pjepėr; presh, qershi, shpellė, etj. Prania e kėtyre fjalėve me burim nga dorishtja dėshmon pėr kontakte e marrėdhėnie shumė tė hershme tė grekėve tė kohės antike me ilirėt-paraardhėsit e shqiptarėve. Dhe kėto kontakte u zhvilluan nė territorin perėndimor tė Gadishullit Ballkanik, aty ku u themeluan edhe kolonitė e hershme helene.

            Ndikimet e greqishtes mbi ilirishten e antikitetit tė vonė e mė pas mbi arbėrishten e periudhės sė mesjetės sė hershme janė tė dukėshme, sidomos pas vendosjes sė greqishtes si gjuhė zyrtare e Perandorisė Bizantine. Nė huazimin e fjalėve greke ka ndikuar edhe fakti se njė pjesė e madhe e popullsisė sė krishtere tė territorit tė vendit tonė ishte ortodokse e pėr rrjedhojė gjuha liturgjike ishte greqisht (Demiraj,Sh. 1988,106-117).

            Gjėrėsia e burimeve tė shkruara nė latinisht u kanė dhėnė mundėsi studiuesve tė venė nė dukje kontaktet e hershme e tė vazhdueshme tė ilirėve me romakėt edhe nė rrafshin gjuhėsor.  Pushtimi i Ilirisė nga romakėt, nė mesin e shek.II p.e.sonė, i cili zgjati deri nė vitin 395 tė e.sonė, kur Perandoria romake u nda nė atė tė Lindjes dhe tė Perėndimit, u bė njė faktor vendimtar pėr tė gjithė zhvillimin e jetės social - politike e ekonomiko-kulturore tė Ilirisė. Masat me karakter administrativ e ushtarak qė mori Perandoria Romake, si vendosja e ushtarėve “veteranė” nė tokat e pushtuara, ngritja e kėshtjellave ushtarake nė shumė zona tė rėndėsishme, ndėrtimi i rrugėve tė mėdha qė lidhnin e pėrshkonin tėrė perėndorinė, si Via Egnatia, si edhe vendosja e kolonėve romakė nė disa qytete dhe kthimi i tyre nė koloni u pasua me ndryshime thelbėsore nė territorin e Ballkanit. Si rrjedhojė, u romanizuan zonat bregdetare tė Dalmacisė, Dakia (Rumania e sotme), etj.

            Pėrdorimi i latinishtes, si gjuhė zyrtare nė tėrė perandorinė, ndikoi fuqimisht nė gjuhėn e popujve qė u pėrfshinė brenda saj. Latinishtja ishte privilegj i njė numri tė kufizuar njerėzish dhe mbi tė gjitha ishte gjuhė e pakuptueshme pėr masėn e gjėrė tė popullsisė, por trysnisė sė gjuhės zyrtare latine, qė u pėrdor disa shekuj me radhė, nuk mund t’i shpėtonte gjuha e popullsisė vendase ilire. Si rrjedhojė, nė gjuhėn e folur u futėn njė numėr i madh fjalėsh me burim latin, tė cilat nuk prekėn leksikun themelor tė gjuhės shqipe e aq mė pak strukturėn gramatikore tė saj.

            Pa mohuar rolin qytetėrues qė luajti latinishtja si gjuhė e shkruar, ajo mbeti shumė e kufizuar nė pėrdorim. Studiues tė ndryshėm janė pėrpjekur tė vėnė edhe njė kufi ndarės midis zonave ku ushtroi trysninė e vet greqishtja dhe zonave ku si gjuhė zyrtare pėrdorej latinishtja. Shumė qartė ėshtė shprehur pėr kėtė problem E.Ēabej, i cili shkruan: “Kufiri gjuhėsor greko-latin as nuk mund tė hiqet nė mbėshtetje tė mbishkrimeve, sepse kėto mbishkrime japin njė ide pėr gjuhėn e atyre qė shkruanin gjuhėn e banorėve tė shkolluar tė qyteteve. Ato nuk na thonė gjė pėr gjuhėn qė fliste masa qė nuk shkruante, sidomos popullsia fshatare e malsore. Prandaj ky kufi gjuhėsor mund tė ketė vlerė shumė-shumė pėr popullsinė qytetare.  Qė fshatarėsia, pohon mė tej E.Ēabej, - pėr shumė kohė nuk foli as latinisht as greqisht, kėtė na e dėshmon bash ruajtja e gjuhės shqipe, qė nga ajo kohė e gjer mė sot, ruajtje qė ndryshe nuk shpjegohet” (Ēabej,E. 1960,49).

            Shqyrtimi qė u bėn S.Anamali mbishkrimeve latine, shpeshtėsisė dhe shpėrndarjes sė tyre, nė territorin e Ilirisė sė Jugut ėshtė njė ndihmesė e njė rėndėsie tė veēantė jo vetėm nė mbėshtetje tė mendimit tė E.Ēabejt, por edhe pėr tė hedhur dritė me tė dhėna pėrmes burimeve tė mirėfillta arkeologjike qė tė ēojnė nė tė njėjtat pėrfundime historike (Anamali,S. “Studime Historike” 1972,3, 121-124).

            Numri i mbishkrimeve latine tė gjetura nė territorin e sotėm tė Shqipėrisė ėshtė rreth 200, numėr ky shumė i vogėl nė krahasim me mbishkrimet e gjetura nė provincat e tjera romake. Problemi bėhet edhe mė i qartė po tė shqyrtohet shpėrndarja e kėtyre mbishkrimeve. Nė Shqipėrinė e Veriut, mbishkrime latine janė gjetur nė njė numėr tė kufizuar nė dy qytetet kryesore, nė Shkodėr e Lezhė. Zona kryesore, ku janė zbuluar mė shumė se gjysma e mbishkrimeve latine, ėshtė ajo e kolonisė sė Dyrrahut me periferinė e tij. Njė zonė tjetėr ku janė zbuluar mbishkrime latine ėshtė ajo e Bylisit si edhe kolonia e Buthrotit. Gjetja e disa gurėve miliar gjatė rrugėve tė rėndėsishme, si edhe e disa mbishkrimeve votive nė pika tė veēuara, nuk mund tė shėrbejnė si dėshmi e pranisė sė njė popullsie qė fliste latinisht.

            Me pėrjashtim tė Dyrrahut, ku ka njė numėr tė konsiderueshėm mbishkrimesh, nė mikrozonat ku janė gjetur ato pak mbishkrime nuk mund tė pranohet se popullsia e kėtyre zonave ishte latinizuar dhe fliste latinisht. Ky pėrfundim gjen mbėshtetje edhe nė faktin se nė mbishkrimet e zbuluara nė kėto zona, gjejmė njė numėr tė konsiderueshėm emrash ilirė si Gent, Epikad, Plator, Klevata, Tata, Amai, Anula, Dastid, Pladomen, Sura, Pyran, etj., emra qė vijnė nga koha ilire, e pėr rrjedhojė, janė prova tė mbijetesės sė popullsisė ilire.

            Duke analizuar pėrhapien e mbishkrimeve latine nė Shqipėri, S.Anamali ndalet edhe nė faktin se nė disa krahina tė Ilirisė sė Jugut nuk ėshtė gjetur asnjė mbishkrim latin. Kėshtu fjala vjen, si mund tė flitet pėr popullsi latinofone nė trevėn e Shqipėrisė Juglindore tė banuar nga dasaretėt, tė cilėt nė kohėn e Plinit ishin ilir, kur nė kėto treva janė gjetur vetėm dy pllaka votive (njė nė fshatin Memlisht e njė nė bregun perėndimor tė liqenit tė Ohrit), tė cilat ndonėse mbajnė emra latinė, janė shkruar nė gjuhėn greke. Po kėshtu edhe nė Apoloni, Amantia e Foinike, janė gjetur mbishkrime tė kohės romake po tė shkruara nė gjuhėn greke. Gjithashtu nuk janė gjetur mbishkrime nė krahinat e brendėshme tė Shqipėrisė Verilindore dhe as nė Mat, Mirditė e Dibėr.

            Nė pėrfundim tė analizės sė vet pėr pėrhapjen e mbishkrimeve latine nė Shqipėri, S.Anamali shkruan se teza e “zhdukjes sė gjuhės ilire” nuk ėshtė bindėse dhe se nuk mund tė konsiderohet si kufi gjuhėsor, as edhe etnik, pėrhapja e mbishkrimeve latine e greke, vlen vetėm si njė ndarje midis ndikimit tė dy kulturave, asaj greke e romake.

            Pas kėsaj parashtrese tė pėrmbledhur, po tė nevojshme tė arritjeve tė gjuhėsisė pėr origjinėn e gjuhės shqipe, do tė ndalemi mė hollėsisht tek ndihmesa e arkeologjisė shqiptare nė ndriēimin dhe argumentimin e autoktonisė sė popullit shqiptar.

 

KULTURA E KOMANIT-DĖSHMI E VIJIMĖSISĖ

ILIRO-ARBĖRORE

       Tiparet e kulturės sė Komanit (Arbėrore)

 

 

Mangėsitė e burimeve tė shkruara nga Mesjeta e herėshme shqiptare ndikuan qė t’u jepej pėrparėsi kėrkimeve arkeologjike shqiptare si njė nga mundėsitė parėsore pėr tė ndriēuar kėtė periudhė tė hershme. Gjatė 40 vjetėve tė fundit tė shek. XX nė sajė tė gėrmimeve dhe kėrkimeve sistematike nė varrezat nė qytetet e nė qytezat e hershme mesjetare, u grumbullua njė lėndė e pasur dhe e larmishme arkeologjike, mbi bazėn e sė cilės u ndriēuan ēėshtjet mė kryesore tė mesjetės sė hershme. Kultura e Komanit u bė pika e referimit pėr shumė probleme; ajo u vu nė themel tė argumentimit tė tezės sė autoktonisė sė shqiptarėve. Ndaj ėshtė e nevojshme tė njihemi hollėsisht me kulturėn e Komanit, me historikun e zbulimit tė saj, me tiparet e kėsaj kulture, me datimin e saj, me marrėdhėniet me kulturat e tjera, me pėrkatėsinė etnike dhe me thelbin historik tė kulturės arbėrore tė Komanit.

Zbulimet e para, tė bėra nė varrezėn e Kalasė sė Dalmacės, e cila ndodhet nė afėrsi tė fshatit Koman tė rrethit tė Pukės, i takojnė fundit tė shek.XIX, kur konsulli francez nė Shkodėr A.Degrand hapi disa varre, tė cilat dhanė njė inventar tė pasur, mbi tė gjitha, tė pa njohur mė parė. Nga fshati ku u zbulua kjo kulturė mori dhe emrin: kultura e Komanit. Mė pas studiues tė tjerė tė huaj, bėnė gėrmime nė varret e Komanit, i pėrshkruan nė botime apo i ribotuan objektet arkeologjike tė zbuluara vetė, apo nga banorėt e fshatit Koman, duke

dhėnė mendime pėr karakterin e kėsaj kulture, pėr bartėsit dhe moshėn e kulturės sė Komanit. Interesi pėr kėtė kulturė u shtua edhe gjatė gjysmės sė parė tė shek. XX, gjė qė duket nga numri i shumtė i studiuesve, qė u morėn me interpretimin e lėndės arkeologjike tė grumbulluar nga zbulimet e bėra nė varrezėn e Komanit (S.Reinah, T.Ipen, P.Treger, Fr.Nopēa, L.Ugolini, L.Rei, H.Bule, D.Mustili, M.Garasanin, J.Kovaēeviē, J.Koroshec etj.).

Edhe pse gjatė gjysmės sė parė tė shek. XX u bėnė kėrkime e studime tė shumta rreth kulturės sė Komanit, problemet themelore tė saj mbeten tė pazgjidhura. Gėrmimet jo tė rregullta, tė bėra mė tepėr pėr tė marrė inventarin e varreve dhe sidomos njohja e pamjaftueshme e kulturės sė Mesjetės sė Hershme shqiptare, bėnė tė shfaqeshin mendime dhe pikėpamje shumė tė ndryshme pėr tri probleme bazė:

a) pėr pėrbėrėsit e kulturės materiale tė Komanit

b) pėr moshėn e varrezės

c) pėr pėrkatėsinė etnike tė bartėsve tė kulturės sė Komanit.

Ndriēimi i kėtyre problemeve themelore, tė kulturės sė Komanit, u bė i mundur nė sajė tė kėrkimeve dhe studimeve sistematike shumėvjeēare tė arkeologėve shqiptarė prof. S.Anamali, dr. H.Spahiu, prof. N.Bodinaku, etj. Gėrmimet e para sistematike u bėnė nė varrezėn e kalasė mesjetare tė Krujės, nė vitet 1959-60, kurse mė 1961 u bėnė gėrmime nė varrezėn, tashmė tė njohur, pranė kalasė sė Dalmacės. Lėnda e pasur arkeologjike e gjetur nga hapja e 40 varreve, plotėsoi njė mungesė tė ndjeshme, qė ishte ndjerė nė zbulimet e hershme nė kėto varreza. Nė vitet qė pasuan u bėnė gėrmime edhe nė varreza tė tjera si nė atė tė Buklit (rrethi i Mirditės) nė vitin 1963, nė tė Shurdhahut (rrethi i Shkodrės) nė vitet 1965 e 1967, nė tė Lezhės, nė vitin 1968, nė tė Prosekut nė vitin 1989 (rrethi i Mirditės) ndėrsa nė vitet 1985 dhe 1986 u ndėrmor njė gėrmim kontrolli nė varrezėn e Komanit. Shkalla e njohjes pėr kulturėn e hershme mesjetare shqiptare u zgjerua edhe me zbulimet, qė u bėnė nė disa varreza tumulare tė Shqipėrisė Jugore e Juglindore, si nė Dukat (rrethi i Vlorės), nė Prodan e Rehovė (rrethi i Kolonjės), nė Rapckė e Piskovė (rrethi i Pėrmetit) dhe nė Patos (rrethi i Fierit).

Kultura e antikitetit tė vonė dhe tė mesjetės sė hershme, u ndriēua nė drejtime tė reja nga kėndvėshtrime mė tė gjėra, me kėrkimet qė u ndėrmorėn nė disa qytete, qyteza e kala si edhe nė shumė monumente tė kultit tė kėtyre periudhave, si nė kalanė e Pogradecit, tė Shurdhahut, tė Beratit, tė Kaninės, nė Gradishtėn e Symizės (rrethi i Korēės), nė qytetin e Onhezmit (Sarandė), nė kalanė e Shkodrės , nė qytetin e Durrėsit e tė Vlorės, etj. I madh e me shtrirje tė gjėrė, ėshtė edhe numri i bazilikave, si monumente paleokristiane, tė gėrmuara e pjesėrisht edhe tė studjuara, si bazilika e Linit, e Bradasheshit (Elbasan), e Arapajt (Durrės), e Ballshit, disa bazilika nė qytetin e Bylisit, bazilika e Mesaplikut (Vlorė), ajo nė qytetin antik tė Antigonesė (Gjirokastėr), e disa dhjetra bazilika tė tjera qė janė gjetur por qė ende nuk janė gėrmuar.

Problemet e kulturės sė Komanit nuk kanė mbetur jashtė vėmendjes sė historianėve dhe tė linguistėve shqiptarė. Qysh nė vitet 30 Sh.Demiri (Demiri, Sh. 1935,1936) ka dhėnė njė informacion pėr kėtė kulturė, duke e datuar atė nė vitet 600-800 tė e.sonė. Rrethēėshtjes sė moshės sė varrezės sė Komanit, nė vitin 1949, u shpreh edhe Hasan Ceka, i cili duke lexuar mbishkrimin e unazės sė Komanit, shprehu mendimin se nuk kishim tė bėnim me njė mbishkrim ilir, por me njė formulė lutjeje tė krishtere dhe se koha sė cilės i pėrkiste unaza me mbishkrim, sė bashku me gjetjet e tjera duhet tė shtrihej deri nė shek. XI (Ceka,H. 1949, 89-93). Pėr leximin e mbishkrimit nė unazat e Komanit pėrpjekje ka bėrė edhe E.Ēabej (Ēabej,E. 1957,2). Njė analizė tė hollėsishme i ka bėrė mbishkrimit KEB/OHON/ANA tė unazės sė Komanit dhe L.Ognenova, e cila mbėshtet mendimin se kemi tė bėjmė me njė formulė kristiane greke, e cila i takon, sipas saj, shek.VI-VII (Ognenova,L. 794-799). Vlen tė shėnojmė se unaza tė ngjashme me mbishkrimin ANA OHOH KER, janė gjetur edhe nė varrezat mesjetare tė Shqipėrisė Jugore, madje nė kėto unaza fusha rreth mbishkrimit ėshtė e zbukuruar me incizime (Bodinaku,N. 1983,1,245). Tekstet e kėtyre mbishkrimeve janė tė njėjtė: kemi tė bėjmė me njė formulė kristiane nė gjuhėn greke mesjetare, “kyrie voithi” qė pėrkthehet: “ndihmo o zot”. Nė pikpamje kohore ato unaza nuk i takojnė vetėm shek. VI, por kanė patur njė pėrdorim e shtrirje mė tė gjėrė kohore.

Nė sajė tė kėrkimeve arkeologjike 40 vjeēare ėshtė arritur qė kultura e Komanit tė njihet sot nga 28 varreza tė mėdha e tė vogla dhe nga shumė gjetje tė rastit, tė cilat gjeografikisht kanė njė shtrirje territoriale mjaft tė gjėrė, qė nis nga veriu me liqenin e Shkodrės, vazhdon me luginėn e mesme tė dy Drinave dhe nė jug arrin deri nė Durrės, kurse nė juglindje shtrihet pėrreth liqenit tė Ohrit. Zbulimet e bėra nė varrezat e mesjetės sė hershme tė Kolonjės, tė Pėrmetit, tė Dukatit, tė Patosit, tė marra sė bashku, krijojnė njė tėrėsi, njė pamje mjaft tė plotė tė zhvillimit kulturor tė trevės sė vendit tonė gjatė mesjetės sė hershme.

Tė njihemi mė nga afėr me treguesit kryesorė tė kulturės sė hershme mesjetare shqiptare, tė kulturės arbėrore.

Varrezat e mesjetės sė hershme gjenden nė afėrsi ose pranė mureve tė kalasė, po gjithmonė jashtė saj. Arkitektura e varreve ėshtė e thjeshtė. Varret kanė formėn e njė arke drejtkėndėshe, tė bėrė me rrasa guri, tė vendosura pingul, por ka edhe varre anėt e tė cilėve janė bėrė nė formė muri me gur mesatar, me lidhje tė thatė ose edhe me llaē. Mbulesa e varrit ka qenė bėrė nga pllaka tė vendosura nė formė ēatie dy ujėshe ose tė vendosura horizontalisht. Riti i varrimit nė tė gjitha rastet ėshtė i njėjtė. Trupi vendosej direkt nė tokė, i shtrirė nė shpinė, ndėrsa pozicioni i vendosjes sė duarve ka qenė i ndryshėm, herė tė shtrira e herė tė vendosura mbi trup. Edhe orientimi i varreve nė pėrgjithėsi ėshtė i njėjtė; nė mė tė shumtat e rasteve ishte lindje-perėndim, me shmangje tė zakonshme, sipas stinėve tė vitit (pozicionit tė diellit nė kohėn e varrimit), me orientim veri-lindje, jug-perėndim, veriperėndim-juglindje; po ka edhe raste qė varret kanė qenė vendosur me orientim veri-jug. Kėto rite zbatoheshin si nė rastin e varreve individuale ashtu edhe nė varrimet familjare.

Edhe inventari i varreve tė kulturės arbėrore ėshtė nė pėrgjithėsi i njėjtė. Ai pėrbėhet nga stoli, armė, vegla pune, enė balte dhe shumė mė rrallė enė qelqi. Nga inventari veēohen stolitė, tė cilat pėrbėjnė njė tėrėsi tė madhe e tė larmishme objektesh; ato lidhen me stolisjen e

trupit e tė veshjes dhe kanė patur funksion praktik e dekorativ. Stolitė janė punuar nga metale tė ndryshme si prej bronzi, argjendi, ari e hekuri. Nė morinė e madhe tė objekteve tė zbukurimit njė nga mė karakteristikat e kulturės arbėrore ėshtė fibula me kėmbė tė pėrthyer, e punuar nė bronz dhe hekur. Nė radhėn e objekteve me pėrdorim tė madh janė broshat e punuara nė bronz po edhe nė argjend. Nė radhėn e stolive tė kulturės arbėrore vathėt janė nga mė tė bukurit. Ato janė tė punuar nė bronz, argjend e mė rrallė nė ar, por shquhen pėr shumėllojshmėrinė dhe cilėsinė e lartė tė realizimit tė tyre, ndaj ato janė stolitė mė tė bukura dhe mė interesante tė kulturės arbėrore. Midis tyre mund tė veēonim vathėt qė kanė formėn e njė drapėri hėne, vathėt me varėse nė formė trapezi, nė formė vile rrushi, etj. Stoli me pėrdorim tė gjėrė janė edhe byzylykėt si edhe varėset e mėdha dhe togėzat e rrypit. Me pėrdorim tė kufizuar janė rruazat dhe enėt prej balte.

Njohja e plotė e lėndės arkeologjike tė zbuluar nė varrezat arbėrore i ka ēuar studiuesit shqiptarė nė pėrfundimin se kultura materiale e shpirtėrore e zbuluar nė kėto varreza formon njė tėrėsi dhe pėr rrjedhojė lidhet me njė poullsi tė vetme vendase.

Para se tė kalojmė tek problemi themelor i trajtesės sonė, ai i bartėsve tė kulturės sė Komanit, ėshtė e nevojshme tė ndalemi rreth datimit tė saj, tek pėrcaktimi i kohės sė lindjes dhe zhvillimit tė kulturės arbėrore.

Mungesa e materialit numizmatik dhe e mbishkrimeve i vuri tė gjithė studiuesit e kulturės sė Komanit para vėshtirėsive tė datimit dhe i detyroi tė mbėshteteshin nė tipologjinė e disa objekteve dhe nė analogjinė e objekteve tė zbuluara mė parė dhe tė datuara mė mirė. Por datimet e mbėshtetura mbi tipologjinė e materialeve tė zbuluara, rezultuan tė ndryshme. A.Degrand i ndodhur para njė varreze misterioze, siē e quajti ai, arriti nė pėrfundimin se nė Koman kemi tė bėjmė me njė “emigracion tė pellazgėve” (Degrand,A. 1901, 254-266). Reinak i quan “campus sacra” tė vendosur nė njė zonė malore, duke datuar varrezėn nė vitet 300-500 tė e.sonė (Reinach,S. 1901,662-670). Studiuesit qė u mbėshtetėn nė praninė e objekteve tė kulturės romake provinciale, njė pjesė tė inventarit tė kulturės sė Komanit, e pėrcaktuan si tė antikitetit tė vonė, kurse pjesėn tjetėr, e vendosėn nė njė kohe tė mėvonshme (L.Ugolini). Shtimi i gjetjeve tė kulturės sė Komanit dhe njė shqyrtim mė i imėt i tyre, i ēoi disa studiues nė datimin e saj nė shek. VII-VIII (Bulle.H. 1934,213-240; Vinski, Z. 1952,29-52 etj.). Njė pėrpjekjet pėr pėrcaktimin e shtrirjes kohore tė kulturės sė Komanit ka bėrė H.Ceka, sipas tė cilit varret e hershme mesjetare tė Komanit i takojnė shek. VII-IX tė e.sonė (Ceka,H.1949,89-93).

Pas njė analize tė hollėsishme qė u bėn objekteve pėrfaqėsuese tė kulturės sė Komanit, prof. Skėnder Anamali arrin nė pėrfundimin se koha e lulėzimit tė kulturės arbėrore tė Komanit ka qenė kryesisht gjatė shek. VII-VIII. Duke patur parasysh disa objekte tė veēanta, ai mendon se fillimet e kėsaj kulture duhet t’i takojnė fundit tė mijėvjeēarit tė parė p.e.sonė. Gjithashtu S.Anamali nuk pėrjashton edhe veēantitė lokale krahinore, tė cilat duhen patur parasysh, si edhe ndryshimet kronologjike qė vihen re midis varrezave kryesore (Koman, Krujė e Lezhė). Kėshtu varreza e Lezhės ka disa objekte bizantine qė ndihmojnė pėr tė bėrė njė datim mė tė ngushtė, fundi i shek.VI. Por edhe nė kėtė varrezė ka objekte qė janė tipike edhe pėr varrezėn e Komanit e qė datohen mjaft mirė nė shek. VII e VIII. Kėto arsye kanė bėrė qė S.Anamali tė pranojė pėr kulturėn e Komanit njė kohė relativisht mė tė gjatė, fundi i shek. VI dhe zhvillimin e lulėzimin e saj nė shek. VII e VIII (Anamali,S. 1965, 105-117; 1965, 468-475; 1967, 29-40; 1969, 11-40; 1969, 185-201; 1969, 155-169; 1973, 121-140; 1976, 23-40).

Pėrsa i takon shtrirjes fundore tė kulturės sė Komanit, kanė marrė vlera tė veēanta tė dhėnat e pėrfituara nga gėrmimet e fundit nė varrezėn e Prosekut (Mirditė), tė cilat kanė dhėnė si kufi, pėr grupin e parė tė gjetjeve tė kėsaj varreze, fundin e shek. IX, ndonėse nė kėtė varrezė ėshtė zbuluar edhe njė grup tjetėr varresh qė i takon periudhės sė shek. IX-XI (Doda,N. 1989,1, 161-162). Njė gjendje e njėjtė paraqitet edhe nė varrezėn mesjetare tė Piskovės ku veēohen dy etapa: varre tė shek.VII-VIII dhe varre tė njė etape tė mėvonshme, shek. IX-XI (Bodinaku,N. 1983,1,242). Tė dhėnat nga varreza e Piskovės dhe e Prosekut pėr datimin e njė grup varresh deri nė shek. XI vijnė nė mbėshtetje tė mendimit tė H.Cekės, tė shprehur qysh nė fillim tė viteve 50 tė shek. XX (Ceka,H. 1949,89-93).

Nga sa parashtruam pėr datimin e kulturės sė Komanit, ka rėndėsi pėrfundimi qė ėshtė arritur se kultura e hershme arbėrore shtrihet deri nė shek. XI tė e.sonė.

 

Bartėsit e kulturės sė Komanit

Gjatė 100 vjetėve qė kanė kaluar nga zbulimi i kulturės sė Komanit, studiuesit e shumtė qė janė marrė me interpretimin etnik dhe historik tė saj, kanė shprehur mendime nga mė tė ndryshmet. Njė ndėr ēėshtjet themelore qė ka ndarė studiuesit dhe pėr tė cilėn kanė shfaqur mendime shumė larg njeri tjetrit, ėshtė ajo e bartėsve tė kulturės sė Komanit.  Sipas studiuesve tė ndryshėm bartės tė kulturės sė Komanit janė konsideruar pellazgėt, suevėt, ilirėt e romanizuar, avarėt e sllavėt.

Zbulimet dhe studimet e arkeologėve pėr kulturėn mesjetare shqiptare krijuan njė situatė tėrėsisht tė re e tė plotė pėr tė kuptuar shtrirjen gjeografike tė kulturės arbėrore, pėrcaktimin e tipareve kulturore, pėr datimin e saj, pėr kuadrin historik tė lindjes dhe tė zhvillimit tė saj, si rrjedhim edhe pėr pėrcaktimin e drejtė tė origjinės sė kėsaj kulture. Bartėsit e kulturės sė Komanit kanė qenė njė etnos, njė popullsi autoktone vendase prejardhėse e popullsisė ilire, e cila nė burimet e shkruara tė mėvonėshme del me emrat albanė, arbanitė, arbėr. Ky emėr ėshtė i njėjtė me emrin albanėt qė pėrmend Ptolemeu (Ptolemeu III, 12,20) tė cilėt shtriheshin nė shpinė tė Durrėsit. Kjo popullsi vendase, vazhduese e asaj ilire, nė mesjetėn e hershme, filloi tė bėhej gjithnjė e mė e rėndėsishme, duke i dhėnė pastaj emrin krahinės dhe gradualisht gjithė vendit.

Cilat janė argumentet qė mbėshtetin kėtė pikpamje, cili ėshtė interpretimi historik qė i bėhet burimeve arkeologjike pėr arritjen e kėtyre pėrfundimeve?

Procesin e lindjes dhe tė formimit tė kulturės arbėrore dhe tė bartėsve tė saj duhet ta shohim si njė zhvillim historik, nė tė cilin morėn pjesė disa komponente bazė; nė kushtet e kalimit nga antikiteti i vonė nė mesjetėn e hershme, kėto komponente, duke u ngjizur me njeri tjetrin, bėnė tė mundur lindjen e njė kulture me fizionomi e tipare tė reja, ndaj merituan edhe njė emėr tė ri – kultura arbėrore.

Pėrbėrėsit qė morėn pjesė nė formimin e kulturės arbėrore janė:

- pėrbėrėsi autokton ilir, ose trashėgimia ilire

- pėrbėrėsi i kulturės provinciale romake dhe i antikitetit tė vonė

- pėrbėrėsi i kulturės sė hershme bizantine

 

Trashėgimia ilire

Nė pėrcaktimin e objekteve me origjinė ilire ėshtė e nevojshme tė shikohet evolucioni tipologjik qė ato kanė pėsuar nga koha nė kohė. Midis tyre, njė ndėr objektet mė karakteristike, qė ka tėrhequr vėmendjen e tė gjithė studiuesve ėshtė fibula me kėmbė tė pėrthyer. Kjo lloj fibule ngjason mjaft me fibulat e shekujve tė parė tė e.sonė tė zbuluara nė Finiq e nė Apoloni. Pėr vazhdimėsinė e traditės nė pėrgatitjen e objekteve tė zbukurimit flasin edhe byzylykėt prej teli me prerje tė rrumbullaktė qė mbyllen me dy sytha spiralikė. Nė vazhdėn e traditės artizanale vendėse tė objekteve tė zbukurimit flasin edhe rrathėt e vegjėl tė tėmthave me njė bisht prej teli tė pėrdredhur; origjina e kėtyre tė fundit duhet kėrkuar tek rrathėt e gjetur nė varrezat e shekujve tė parė tė e.sonė. Gjithashtu, vlen tė pėrmenden grupi me shumė variante i varėsve, qė kanė pėr bazė njė rreth, i cili mund tė jetė me ose pa rreze, lidhur me kultin e diellit.

Ndikime tė traditės sė largėt ilire pėr mėnyrėn e zbukurimit tė objekteve metalike tė epokės sė hekurit duket se vijnė edhe nė zbukurimin e stolive arbėrore. Thuajse i gjithė thesari i motiveve tė zbukurimit tė kulturės ilire pėrsėritet nė objektet e kulturės sė Komanit; kėshtu nė fibulat, nė byzylykėt, varėset e mėdha tė rrypave e deri tek unazat shihen tė ngulitura motive tė njėjta me ato tė zbukurimeve ilire tė Matit e Glasinacit (Bosnjė).

Kur flasim pėr elemente tė traditės ilire vlen tė pėrmendim njė aspekt tė botės shpirtėrore, tė kultit ndaj tė vdekurit, tė kultit tė varrimit, ku treguesit e karakterit tradicional janė tė ndjeshėm. Nė kulturėn e Komanit ėshtė pėrdorur mėnyra e varrimit me trup dhe ndėrtimi i varreve me pllaka guri nė trajtė arke, elemente kėto tė ritit dhe tė arkitekturės tė trashėguar nga koha ilire e epokės sė hekurit. Njė fakt shumė i rėndėsishėm ėshtė ai i ripėrdorimit tė tumave ilire pėr njė kohė shumė tė gjatė si vendvarrim, qė nuk ėshtė njė rastėsi, por lidhet me njė botėkuptim tė caktuar religjioz, qė shpreh vazhdimėsinė e njė tradite nga e njėjta popullsi. Nga historiku i kėrkimeve arkeologjike njihen shumė raste tė dhunimit tė varreve nga popujt e ardhur, nga popujt etnikisht tė ndryshėm, por kur ėshtė rasti pėr ripėrdorimin e sė njėjtės varrezė kjo mund tė ndodhė tė pėrdoret pėr varrim vetėm nga e njėjta popullsi. Madje nė kėtė rrugė shkohet edhe mė tej, deri nė pėrdorimin si inventar tė objekteve tė mirėfillta ilire, si relike tė njė kohe shumė tė lashtė, siē janė sumbullat gjysmėsferike prej bronzi.

Kėtyre dukurive tė trashėguara nga lashtėsia ilire u vjen nė mbėshtetje dhe zakoni i thyerjes sė enėve nė varr gjatė ceremonialit, i cili ka qenė praktikuar nė kohėn ilire e pėrsėritet nė tė njėjtėn mėnyrė edhe nė ritin mortor tė kulturės sė Komanit.

Elementet e kulturės ilire qė vijnė pėrmes shekujve nė kulturėn arbėrore, janė njė dėshmi e vijimėsisė sė banimit tė truallit tonė nga e njėjta popullsi.

 

Trashėgimia romake

Pėrfshirja e Ilirisė nė kuadrin e perandorisė romake ndikoi fuqimisht nė futjen e njė tog elementesh nė kulturėn e banorėve vendas. Nė shekujt e parė tė e.sonė me fuqizimin ekonomik e administrativ tė perandorisė, prodhimet e artizanatit romak mbushin gjithė tregun. Prodhimet e shumta e tė kategorive tė ndryshme romake dalloheshin pėr karakterin praktik, lehtėsinė e pėrdorimit dhe efektivitetin nė prodhim.

Gjatė shekujve III-IV e.sonė me fuqizimin e provincave, pati njė gjallėrin dhe fuqizim tė elementit vendas, tė cilėt bėhen mė tė qartė e mė veprues gjatė antikitetit tė vonė - shek. IV-VI e.sonė. Kėshtu disa stoli i pėrshtaten mė mirė veshjes duke u pasuruar me elementė tė rinj, kurse midis veglave tė punės tė bien nė sy sėpatat e latushat, nė njė kohė qė nė poēari vazhdojnė tė prodhohen tipe tė njohura enėsh.

 

Pėrbėrėsi i kulturės bizantine

            Pėrbėrėsi i tretė i kulturės arbėrore ėshtė ai bizantin. Dhe kjo ėshtė njė rrjedhojė e natyrshme historike e pėrfshirjes sė vendit nėn ombrellėn e administratės dhe kulturės bizantine. Durrėsi ishte njė port i hapur qė lidhte Adriatikun me Konstandinopojėn dhe si i tillė u bė njė qendėr e rėndėsishme e kulturės bizantine nė mesin e trevės sė kulturės arbėrore, duke u bėrė pėrēues i prodhimeve mė tė mira tė kohės. Si shembull mund tė pėrmendim njė grup stolish, sidomos vathėsh qė u prodhuan nėn ndikimin apo sipas modeleve bizantine. Modelet bizantine u dhanė mundėsi artizanėve tė krahinave arbėrore tė punonin forma tė veēanta e tė bukura vathėsh, mė tepėr nė argjend e bronz, tė cilat u bėnė pak nga pak pronė e popullsisė arbėrore tė trevės sė pėrhapies sė kulturės sė Komanit. Nė kulturėn e Komanit ka edhe disa stoli tipike bizantine si vathė prej floriri, brosha, etj., tė cilat u parapėlqyen dhe u pėrdorėn nga njė pjesė e popullsisė sė pasur, kryesisht qytetare. Pjesa mė e madhe e kėtyre prodhimeve erdhi e gatshme nga atelietė e njohura perandorake, kurse disa prej tyre u prodhuan nė punishtet e Durrėsit, pa ndonjė ndryshim me objektet e importuara nga qendrat e njohura. Prania e disa stolive, qė i pėrkasin qytetėrimit tė hershėm bizantin, tregon pėr njė ndikim tė kėtij tė fundit, qė ka shumė mundėsi tė jetė bėrė nėpėrmjet qytetit tė Durrėsit, portit mė tė madh tė Perandorisė Bizantine nė perėndim. Por ky ndikim nuk ka qenė i njėllojtė nė territorin e kulturės arbėrore. Kėshtu nė varrezėn e Krujės elementet kulturore bizantine janė relativisht tė shumtė, kurse nė varrezat nė brendėsi tė vendit ato janė mė tė rralla.

            Prania e stolive bizantine tė importuara nga vendėsit ose e prodhimeve tė realizuara sipas modeleve bizantine nė kulturėn arbėrore, ėshtė dėshmi e pėrhapjes tek arbėrit tė stolive mė tė mira tė kulturės bizantine, si kultura mė e pėrparuar e kohės.

 

            Krishtėrimi si faktor i formimit tė arbėrve

            Krishtėrimi, i cili lindi nė pjesėn lindore tė Perandorisė Romake nė Palestinė, mbi bazėn e legjendave dhe e besimeve tė ndryshme; nė rrugėn e gjatė tė formimit dhe tė zhvillimit, nė vende dhe epoka tė ndryshme, ai ka marrė trajtėn e rrymave tė ndryshme            Nė Shqipėri krishtėrimi njihet vetėm me dy rite: ortodoksizmi dhe katolicizmi. Krishtėrimi filloi tė pėrhapej nė Iliri qė nė kohėt apostolike (shek. I tė e.sonė) si fe ilegale dhe vetėm nė gjysmėn e parė tė shek. IV e.sonė u bė fe zyrtare nga shteti romak. Nė zonat bregdetare tė Ilirisė krishtėrimi triumfoi pėrfundimisht mbi paganizmin gjatė shek. II – IV tė e. sonė, kurse nė zonat e brendshme e malore gjatė shek. V – VI tė e. sonė.

Koha kur u paraqit krishtėrimi si fe e sė ardhmes ishte periudha kur Perandoria Romake po kalonte krizėn e pėrgjithėshme politike, ekonomike, juridike, kulturore e morale. Nė kėto kushte tė ndryshme shoqėrore e shpirtėrore kultet e deriatėhershme, pagane e politeiste, nuk mund t’u pėrgjigjeshin problemeve themelore tė krizės shpirtėrore e morale qė kishte pėrfshirė tėrė perandorinė. Nė njė gjendje tė tillė paraqitet krishtėrimi me doktrinėn e tij”.

            Me njohjen e krishtėrimit, si fe zyrtare, u krijuan dhe institucionet, kishat dhe manastiret e rrjedhimisht edhe hierarkia kishtare: priftėrinjtė, peshkopėt, kryepeshkopėt, dhe dioqezat e tyre. Nė periudhėn e antikitetit tė vonė, strukturat kishtare, nė Iliri, ishin organizuar mbi bazėn e provincave tė tilla ishin: provinca e Dardanisė, e Prevalit, e Epirit tė Ri dhe e Epirit tė Vjetėr; dhe secila prej tyre kishte nga njė kryeqėndėr. Pas ndarjes sė Perandorisė Romake ato u pėrfshinė nė prefekturėn e Ilirikut Lindor, vartėsia kishtare e tė cilit ka lėvizur midis Romės e Konstandinopojės. Duke filluar nga gjysma e parė e shek. VIII (v.732) deri nė shek. X disa peshkopata vareshin nga Roma disa nga Patrikana e Kostandinopojės.

            Nė fillimet e krishtėrimit vlen tė veēojmė dy anė tė pėrmbajtjes sė kėsaj doktrine tė re qė luajtėn rol nė gjithė historinė e qytetėrimit evropian. Kisha e krishtere ėshtė bartėse e institucioneve dhe e normave shtetėrore romake. Kisha romake dhe ajo ortodokse, jo vetėm qė ruajtėn organet juridike e institucionale romake, pėrmes organizimit tė shteteve tė reja tė popullsive barbare qė u formuan me shkatėrrimin e Perandorisė Romake, por kisha me institucionet e veta dhe aparatin qė krijoi (ėshtė fjala pėr skriptoriumet-mjedise ku kopjoheshin e rishkruheshin librat e trashėguara nga antikiteti) u bė transmetuese e ideologjisė kristiane dhe e trashėgimisė letrare e historike tė kohės greke e romake.

            Gjatė antikitetit tė vonė kur dyndjet e barbarėve u bėnė njė rrezik pėr Perandorinė Romake dhe tė pėr gjithė qytetėrimin antik, njohja zyrtare e krishtėrimit dhe konsolidimi i tij me institucionet kishtare, u bė njė faktor i rėndėsishėm i qėndresės sė popullsisė vendase ndaj popujve barbarė, jo vetėm nga niveli i lartė kulturor, nga gjuha e shkruar por edhe nga besimi i ri i sė ardhmes.

            Pėr tė ndriēuar rėndėsinė dhe rolin qė luajti kristianizmi nė trojet shqitpare gjatė antikitetit tė vonė dhe mesjetės sė hershme na vijnė nė ndihmė dėshmitė arkeologjike, siē janė 50 kishat paleokristiane tė zbuluara nė tėrė territorin e Shqipėrisė.

            Si rrjedhojė e drejtpėrdrejtė e pėrhapjes sė fesė sė krishtere nė trevat ilire fillojnė ndėrtimet e hershme tė kultit kristjan qė nė shek. IV, si nė provincėn e Prevalit, me qendėr Shkodrėn, nė provincėn e Epirit tė Ri me qendėr Dyrrahun dhe nė provincėn e Epirit tė Vjetėr me qendėr Nikopojėn. Nga burimet historike kishtare dhe listat administrative tė kohės provohet se nė vendin tonė kanė qenė kėto peshkopata: Skodra, Lisus, Dyrrahu, Skampini, Apolonia, Aulona, Bylisi, Amantia, Buthroti, Foinike, Anhiasmi (Saranda), Adrianopolis

(Teqe e Melanit-Gjirokastėr). Siē shihet nė shtrirjen e tyre gjeografike ato mbulojnė tė gjithė territorin e vendit dhe nuk janė vendosur vetėm nė qendrat kryesore po edhe nė brendėsi tė vendit.

            Edhe pėr periudhėn e hershme mesjetare u ruajt organizimi i vjetėr kishtar, i trashėguar nga antikiteti i vonė. Pėr mėse dy shekuj (IV-V e.sonė) nuk vėrehen ndėrtime tė reja, por ruhen godinat paleokristiane, duke u pėrshtatur dhe meremetuar, sipas mundėsive tė kohės. Gjysma e dytė e shek. V e.sonė e veēanėrisht shek. VI karakterizohen nga njė zhvillim i vrullshėm, nga ndėrtime bazilikash tė reja, me pėrmasa tė mėdha, me elemente dekorative tė pasura dhe me dysheme tė shtruara me mozaik cilėsor. Tė tilla janė bazilika e Arapajt (Durrės), e Linit (Pogradec), 7 bazilika nė Bylis, bazilika nė Ballsh, nė Sarandė, nė Tepe (Elbasan), nė Zaradishtė (Korēė), nė Antigone (Gjirokastėr), nė Mesaplik (Vlorė), etj. Kėto monumente tė kultit tė hershėm bizantin janė dėshmi e njė zhvillimi tė vrullshėm ekonomik, njė rilindje e kulturės dhe e artit, tė cilat ishin njėkohėsisht rezultat i fuqizimit dhe konsolidimit tė krishtėrimit. Nė kėtė kontekst historik duket qartė roli i rėndėsishėm qė ka luajtur krishtėrimi nė forcimin e njė uniteti tė ri shpirtėror nė tėrė territorin e provincės sė Ilirikut.

 

Kuptimi historik i ndryshimeve kulturore nga antikiteti i vonė nė mesjetėn e hershme

            Nė burimet e shkruara, pėr herė tė fundit ilirėt do tė pėrmenden nė historinė e krishterė nė Euagrit (Euagr II, 18), kur bėhet fjalė pėr luftėn e Bizantit kundėr avarėve nė vitin 584; kurse kronistėt bizantinė tė shek.XI e.sonė e mė pas do tė pėrdorin emrin Albanoi, Arbanitoi.

            Dy tė dhėnat e mėsipėrme historike, shumė tė shkėputura nga njera tjetra, dy emėrtime tė tė njėjtės popullsi nė njė hapėsirė kohore prej katėr shekujsh, dėshmojnė se duhet tė kėrkohet ndihma dhe mbėshtetja nė tė dhėnat e arkeologjisė, tė gjuhėsisė e tė antropologjisė pėr tė spjeguar kėtė kalim tė madh nga ILIRĖT tek ARBĖRIT.

            Problemi i parė qė shtrohet, e natyrisht kėrkon pėrgjigje, ėshtė ai i rolit qė luajti komponenti romak nė formimin e kulturės sė hershme mesjetare shqiptare ose, i thėnė ndryshe, problemi i romanizimit tė Ilirisė. Disa nga dėshmitė arkeologjike qė i shfrytėzojnė studiuesit shqiptarė kur shqyrtojnė kėtė problem janė tė dhėnat e pėrftuara nga varrezat e kohės romake, nga tė cilat rezulton se nė territorin e Ilirisė sė Jugut, nė varret e qyteteve, njėkohėsisht edhe nė kolonitė e Dyrrahut e Buthrotit ėshtė pėrdorur riti i varrimit me djegie.  Nė zonat e tjera bregdetare apo tė brendėshme vazhdon tė pėrdoret riti me vendosje kufome, nė varre qė kanė formėn e njė arke, apo qė janė ndėrtuar me tjegulla tė vendosura nė formė ēatie. Kėto fakte flasin jo pėr romanizim nė kultin e varrimit, por pėr vazhdimėsi tė njė tradite tė mėparėshme.

Efekti ndikues i kulturės romake ndaj asaj vendase duket edhe nė fushėn e kulteve, nė fushėn e artit, tė skulpturės dhe nė veshjet. Duke shqyrtuar mė nė detaje marrėdhėniet e elementeve tė kulturės romane me atė vendase, studiuesit janė ndalur edhe nė monumentet funerale (gurė varresh me reliev e me mbishkrime) tė cilat janė gjetur me shumicė nė Iliri. Ajo qė i karakterizon kėto monumente funerale tė antikitetit tė vonė ėshtė veshja ilire qė kanė figurat e skalitura, tė cilat ruajnė elemente tė artit helenistik, tė harmonizuara me stilin vendas. Kėshtu fjala vjen, elementin mė karakteristik tė veshjes e japin njė numėr i madh relievesh mortore, nė tė cilat zotėron veshja tradicionale ilire, me njė thjeshtėzim tė prerjeve nė veshjet e grave dhe me mbizotėrimin e dalmatikės nė veshjet e burrave (Gjergji,A. 1969, 153-161).

Njė fushė ku kultura romake la gjurmė tė fuqishme nė Iliri ishte ajo e kulteve, duke i unifikuar hyjnitė me ato tė panteonit romak. Kjo u shpreh nė radhė tė parė nė veshjen e jashtme tė perėndive vendase, duke u dhėnė atyre atribute romake (interpretatio romana). Kultet qė gjetėn romakėt nė Ilirinė e Jugut i ndryshuan, fjala vjen, hyun kryesor tė fisit ilir tė parthinėve, tė cilin e identifikuan me Jupiterin, por me gjithė atė ai do tė quhej Jupiter Parthinus. Kėshtu u veprua edhe me hyjneshėn tjetėr vendase tė cilėn e cilėsuan Diana Candavensis. Pėr t’u shėnuar ėshtė edhe vazhdimi i kultit tė lashtė tė nymfave, i cili nė antikitet kishte si qendėr trevėn e bylinėve (rreth qytetit Bylis) ndaj quhej Nymfaioni i bylinėve. Nė fushėn e kulteve vihet re edhe njė forcim i besimeve tė vjetra, veēanėrisht i atyre qė lidheshin me tokėn (Hermesi), me ujin (Redoni), me luftėn (Bindi), me blegtorinė (Diana) etj. Mund tė veēonim hyun e pjellorisė, i cili ėshtė ruajtur me paraqitjen ikonografike tradicionale dhe si i tillė ėshtė identifikuar vetėm nė Ilirinė Jugperėndimore.

I parė nė tėrėsi, vendi i rėndėsishėm qė vazhduan tė kenė kėto perėndi nė jetėn e pėrditėshme tė banorėve vendas, kufizoi mjaft futjen e perėndive tė tjera.  Ky ėshtė njė tregues i fuqishėm i qėndresės sė vendasve ndaj panteonit romak dhe rrjedhimisht ndaj romanizimit nė tėrėsi.

Argumente tė fortė qė dėshmojnė kundėr romanizimit, janė tė dhėnat qė vijnė nga mbishkrimet latine (tė cilat i kemi parashtruar nė sythin pėr gjuhėn) qė provojnė se popullsia vendase nuk u zhduk as u asimilua.

Tėrėsia e kėtyre tė dhėnave arkeologjike e linguistike i ka ēuar studiuesit shqiptarė nė pėrfundimin se gjatė pushtimit tė Ilirisė nga Roma, ilirėt ruajtėn elemente tė shumtė tė kulturės materiale e shpirtėrore tė tyre dhe pėr pasojė u ruajt dhe elementi etnik vendas. Ky pėrfundim pėrputhet me mendimin e studiuesit tė njohur tė historisė sė Romės, Th.Momsen, i cili qė nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX: “Nga tė tilla rrethana u bė e mundur qė kombėsia ilire t’i qėndrojė romanizimit mė mirė nė sinorin e guvernatorisė maqedone (ku hynte territori i sotėm i Shqipėrisė, M.K), sesa nė atė tė Dalmatisė; nė atė rron kombėsia-ilire dhe sot e kėsaj dite edhe nė kohėn perandorake, me pėrjashtim tė Apolonisė greke dhe tė kolonisė romake tė Dyrrakiumit, krahas dy gjuhėve tė perandorisė, nė tokat e brendėshme populli duhet tė ketė folur ilirishten.” (Mommsen,Th. 1938, 190-191).

E parė nė tėrėsinė e ndryshimeve, e shbėrjes e bėrjes, koha e antikitetit tė vonė ka qenė njė periudhė vendimtare nė historinė e ilirėve tė jugut, koha kur u krye procesi konvergues i kulturės materiale e shpirtėrore, kur mori impulset e para procesi tjetėr, procesit i formimit tė shqiptarėve tė hershėm – arbėrve.

 

Marrėdhėniet e kulturės arbėrore me atė avaro-sllave

Gjatė mesjetės sė hershme nė Ballkan dynden dhe gradualisht vendosen sllavėt; si rrjedhim harta etnike e gadishullit pėsoi ndryshime tė ndjeshme. Dyndjet e sllavėve nuk u zhvilluan njėlloj edhe me tė njėjtin intensitet nė tė gjithė trevėn e Ballkanit. Krahinat lindore, si Thrakia e ato veriore u invaduan mė shumė; gjithashtu lugina e lumejve Morava e Vardar ishin rrugėt kryesore nėpėr tė cilat kaluan sllavėt dhe avarėt, qė synonin tė pushtonin Thesalonikun e mė nė lindje dhe Konstandinopojėn. Kurse krahinat perėndimore mbetėn jashtė valės sė madhe tė dyndjes avaro-sllave, po ato nuk u shpėtuan grupeve tė vogla kalimtare tė kėsaj dyndjeje. Nga burimet e shkruara ka njė njoftim nga Prokopi i Cezarisė qė flet pėr njė sulm tė sllavėve nė Ilirik, tė cilėt arritėn deri nė Dyrrakium; nga njė njoftim i Eugrit mėsojmė pėr praninė e avarėve nė periferi tė Dyrrahiumit; ndėrsa papa Grigori i Madh flet pėr pushtimin dhe rrėnimin, nga barbarėt, tė qytetit Rizon (Mal i Zi) e tė Lezhės nė vitin 591-592. Njė njoftim tjetėr bėn fjalė pėr grupe sllavėsh, tė cilėt pushtuan edhe krahinėn e Shkodrės. Nga kronikat greke tė shek. IX e.sonė mėsojmė se hordhi avaro-sllave, gjatė invazionit tė tyre nė vitin 587 pėr nė jug, kishin pushtuar Greqinė, Thesalinė dhe Epirin e Vjetėr. Mė 614-616 njė valė e dytė avaro-sllave pushtoi Epirin dhe Selanikun ku ishte strehuar njė pjesė e popullsisė qė kishte ikur nga Panonia, Dakia e Dardania, si edhe nga qytetet Naisa e Serdika, tė shkatėrruara kėto nga barbarėt.

Nga kėto burime, natyrisht jo tė plota, bie nė sy fakti se nuk flitet pėr banorė tė ikur nga provincat perėndimore, nuk flitet as edhe pėr emra fisesh sllave tė vendosura nė kėto treva. Po nga kėto burime bizantine kemi njoftime e tė dhėna, pėr emrat e njė tog fisesh sllave tė cilat u vendosėn nė Thraki, nė Maqedoni si edhe nė provinca tė tjera lindore.

Po tė krahasoheshin kėto dėshmi tė burimeve historike me tė dhėnat e mėvonshme pėr pushtimet bullgare tė viteve 851-1018, tė cilat pėrfshinė Shqipėrinė Jugore dhe arritėn deri nė Durrės dhe mė nė veri edhe nė shtetin e Zetės (nė veri tė krahinės sė Shkodrės), situata paraqitet krejt ndryshe. Kjo valė e dytė e pushtuesve sllavė ishte me pasoja, mbasi ata u ngulėn nė pjesėn mė tė madhe tė territoreve tė pushtuara. Pėr kėtė flasin shumė toponime sllave qė ndeshen nė tė gjithė territorin e vendit tonė.

Tė dhėnat shumė tė pakta nga burimet e shkruara i plotėsojnė nė shumė anė burimet materiale arkeologjike tė kulturės arbėrore, tė cilat i kemi bėrė tė njohura nė fillimet e kėsaj parashtrese pėr kulturėn e Komanit. Ato dėshmojnė pėr unitetin e kulturės arbėrore tė zbuluar nė tėrė territorin e vendit tonė, pėr karakterin autokton tė saj, rrjedhimisht pėr origjinėn ilire tė banorėve tė kėtyre trevave.

Nė parashtresėn qė kemi bėrė pėr shtrirjen mė lart pėr shtrirjen gjeografike tė kulturės arbėrore provuam se ajo nuk ka qenė njė kulturė qė u zhvillua vetėm nė njė zonė tė mbyllur malore, por shumė mė gjėrė. Rrjedhimisht, bie poshtė pikėpamja e disa studiuesve qė pranojnė si hapėsirė jetėsore tė stėrgjyshėrve tė shqiptarėve vetėm krahinat e Matit. Sa i pambėshtetur ėshtė arkeologjikisht ky mendim, mjafton tė kujtojmė se prania e varrezave tė mėdha tė kulturės sė Komanit pranė kėshtjellave tė Krujės, tė Lezhės, tė Shurdhahut, tė cilat gjatė mesjetės do tė bėhen qendra tė rėndėsishme qytetare shqiptare.

Burimi qė kemi nga Hierokli (Hieroclis Synecdemus, 651, 652, 653), tregon se nė shek. VI e.sonė, nė tė trija provincat ku shtrihet territori i sotėm i Shqipėrisė, numėroheshin 20 qytete, tė cilat gjendeshin kryesisht nė ultėsirėn bregdetare dhe pranė rrugėve kryesore. Kjo tablo mbetet pak a shumė edhe nė mesjetėn e hershme. Nė qytetet Skodra, Lis, Dyrrahium, Aulona, Kanina, Chimera (Himara), Sopot (Borsh), Onkiazėm (Saranda), Buthrot, jeta ka vazhduar edhe gjatė mesjetės. Popullsia vendase ruajti edhe emrat e lashtė tė tyre dhe sipas gjuhėtarėve, ruajtja e emrave me ndryshimet fonetike qė pėsuan ata nė bazė tė ligjėsisė sė zhvillimit historik tė gjuhės shqipe pėrbėn njė provė mė shumė nė favor tė vijimėsisė sė banimit nga e njėjta popullsi.

Gėrmimet arkeologjike nė disa nga kėto qytete dhe qendra tė fortifikuara, si nė Pogradec, Berat, Kaninė, Butrint, etj., kanė dhėnė njė material arkeologjik dhe depozitime tė shtresave kulturore nėpėrmjet tė cilave ndiqet mjaft mirė vazhdimėsia e banimit. Kultura e kėtyre qendrave ka tipare tė njėjta pėr periudhėn e shek. VII-XI dhe bashkė me qendrat e tjera tė vendit si Kruja, Lezha, Danja, Sarda, Ulqini, Tivari, Prizreni, etj. ato u bėnė bazė e zhvillimit tė ekonomisė mesjetare. Nė shek. XI disa prej tyre marrin formėn e qyteteve tipike mesjetare, duke u bėrė edhe qendra tė zotėrimeve feudale. Pikėrisht nė kėto qendra, nė shekujt qė vijnė, XI-XIV, ndeshim popullsinė e formuar arbėreshe.

Kėto dėshmi arkeologjike tregojnė se procesi i formimit tė popullsisė arbėrore nuk ishte njė proces i mbyllur, i zhvilluar mbi bazėn e elementeve konservatorė e nė njė mjedis tė izoluar malor, por pėrkundrazi procesi i formimit tė shqiptarėve tė hershėm – arbėrve, u krye nė njė hapėsirė tė gjėrė qė pėrfshinte pothuajse gjithė territorin ku u zhvillua kultura e Ilirisė sė Jugut, duke patur nė bazė njė traditė tė gjatė shumė shekullore.

 

Varianti jugor i kulturės arbėrore

Zbulimet e bėra gjatė dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shek. XX, nė disa varreza arbėrore tė mesjetės sė hershme, nė territorin e Shqipėrisė Jugore e Juglindore hapėn njė horizont tė ri dhe shumė mė tė gjėrė, pėr t’u njohur me tiparet e kulturės arbėrore, tė kėtyre trevave tė panjohura mė parė. Gjithashtu, nxjerrja nė pah e kėsaj kultura tė re bėri tė mundur krahasimin e saj me kulturėn shumė tė njohur tė Komanit.

Tė dhėnat pėr kėtė kulturė tė re vijnė nga varrezat mesjetare tė zbuluara nė tumat e Prodanit e Rehovės (rrehti i Kolonjės), tė Piskovės dhe Rapckės (rrethi i Pėrmetit), tė Dukatit (rrethi i Vlorės), tė Patosit (rrethi i Fierit) dhe nga disa varre tė veēanta nė rrethin e Skraparit.  Lėnda arkeologjike e zbuluar nė kėto varreza u takon dy periudhave kohore: mesjetės sė hershme shek. VII-VIII dhe njė periudhe mė tė vonė shek. IX-XI.

Ripėrdorimi i tumave ilire pėr varrim gjatė mesjetės, arkitektura e njėjtė e varreve, riti i njėjtė i varrimit si edhe inventari shoqėrues dėshmuan se kemi tė bėjmė me njė kulturė tė formuar dhe kompakte.  Nė pėrbėrjen e saj dallohen elemente kulturor qė vijnė nga antikiteti i vonė dhe si tė tilla dėshmojnė pėr vijimėsinė kulturore dhe etnike tė bartėsve tė saj. Po pėrmbajtjen themelore e pėrbėjnė elementet e reja qė u formuan nė kushtet historike tė mesjetės sė hershme. Kėto tipare tė kulturės erdhėn duke u zhvilluar nė mėnyrė tė shkallė-shkallėshme, duke u pasuruar edhe me elemente tė kulturės bizantine, tė kulturės mė tė zhvilluar tė kohės. Duke krahasuar kėta tregues tė variantit jugor tė kulturės sė mesjetės sė hershme me kulturėn arbėrore tė Komanit vihen re ndryshime tė pjesėshme qė janė shprehje e veēorive lokale tė kristalizimit tė saj. Po tė rėndėsishme janė edhe pėrfundimet historike qė nxirren nga interpretimi i kulturės tė kėtij varianti jugor. Tė dy kėto variante apo grupe kulturore, - shkruan N.Bodinaku, -janė pjesė pėrbėrėse tė njė kulture tė vetme me veēori krahinore dhe bartėsit e tyre janė shqiptarėt e hershėm – arbėrit (Bodinaku,N. 247).

 

*

 

Nė pėrfundim tė shtjellimit qė u bėmė problemeve etnogjenetike tė popullit shqiptar, e quajmė tė nevojshme dhe me vlera praktike tė paraqesim nė formė tė pėrmbledhur, nė formėn e njė tabele kronologjike, shtrirjen kohore tė pėrdorimit tė emrave parailirė, ilirė, arbėr e shqiptar. Nė hartimin e kėsaj pasqyre kemi patur parasysh pėrfundimet e arritura nga shumė studiues qė janė marrė me interpretimin e kėtyre etnikoneve.

Emri kombėtar mesjetar arbėr e Arbėri (Albani) ėshtė trashėguar nga onomastika ilire. Burimet historike, sidomos veprat e autorėve antikė qė kanė arritur deri nė ditėt tona, japin emra vendesh, personash e popullsish tė formuar me rrėnjėn arb (alb) dhe qė hasen kryesisht nė territorin e Ilirisė sė Jugut dhe tė Ilirisė Qendrore: arbaios – pėr arbėr, mbishkrim i shek. III p. e. sonė gjetur nė Finiq; qyteti Arbon, pėrmendet nga historiani antik Polibi, shek. II p. e. sonė; qyteti Albanopoli si dhe albanėt, hasen nė veprat e Ptolemeut, shek. II e. sonė; popullsia me emrin abroi dhe qyteti Arbon, me banorėt e tij arbonios e arbonites pėrmenden nga Stefan Bizantini, shek. VI e. sonė.

Nga kėto tė dhėna, qoftė edhe tė fragmentuara, thėnia e Ptolemeut se nė shpinė tė Dyrrahut banonte njė fis ilir me emrin arbėr, albanoi (Ptoleme 12, 2) pėrbėn bazėn e pėrhapjes sė pėrdorimit tė dy emėrtimeve njėkohėsisht. Nė burimet e shkruara latine pėrdorej etnikoni alvanoi, kurse nė gjuhėn e folur tė vendasve u ruajt nė trajtėn arbanoi. Gjatė shek. VII – VIII tė e. sonė, me lulėzimin e kulturės sė hershme mesjetare shqiptare dhe mė vonė, popullsia vendase u bė gjithnjė e mė e rėndėsishme. Ajo ruajti emrin e lashtė tė cilin ia dha gjithė krahinės Arbanon, Arbėri. Ky emėr i njė territori tė kufizuar, pėrafėrsisht i viseve midis Durrėsit, Ohrit e Dibrės, treva qė kishin tė njėjtat karakteristika me banorėt e arbanonit, duke pėrfshirė kėtu Prevalinė, Epirin e Ri, Epirin e Vjetėr dhe Dardaninė. Duke u nisur nga njė territor i ngushtė, emri arbėr dhe Arbėri erdhi duke u zgjeruar deri sa u bė i pėrgjithshėm. Ky pėrgjithėsim u favorizua nga faktorė konvergues, ekonomik, kulturor, gjuhėsor dhe etnik, tė cilėt ishin tė njėjtė pėr tėrė popullsinė e provincave qė pėrmendėm dhe qė rrjedhimisht morėn tė njėjtin emėr Arbėri. (Pėr spjegime mė tė hollėsishme shih. Ēabej, E., Studime etimologjike, II, III; Demiraj, Sh., 213 – 228; Xhufi, P., 7 – 21).

 

*       *         *

Tėrėsia e tė dhėnave gjuhėsore e arkeologjike dhe interpretimi historik tyre tė ēon nė konkluzionin se teza e autoktonisė sė shqiptarėve lidhet drejt pėr drejt me burimin ilir. Shqiptarėt e sotėm banojnė nė njė truall i cili nė kohėn e tejlashtė ka qenė banuar nga njė popullsi paleoindoevropiane, nė kohėn historike (antike) ka qenė banuar nga ilirėt dhe nė kohėn e mesjetės sė hershme nga pasardhėsit e tyre - arbėrit.

Kjo ėshtė njė sintezė e zhvillimit historik tė banorėve tė vendit tonė, mbėshtetur nė studimet e gjuhėtarėve, tė historianėve, tė arkeologėve antropologėve, etj. Por ėshtė edhe njė e vėrtetė tjetėr:  fakti qė populli shqiptar gjendet nė kėto troje,duke ruajtur brez pas brezi, nė shekuj, gjuhėn dhe kulturėn e tij, dėshmon qėnien e tij si njė

popull i lashtė. Ai ka dhėnė e ka marrė me popujt e kulturat fqinje, por pėrherė ruajti identitetin e tij.

 

Pasqyrė kronologjike e pėrdorimit tė emrave

Parailirė-ilirė-arbėr-shqiptarė

 

 

Parailirė (Pellazgė?)               -Koha e bakrit, mijėvjeēari i tretė dhe koha e bronzit tė hershėm, mijėvjeēari i dytė - mesi i mijėvjeēarit tė dytė p.e.sonė.

 

Paleolirė                                  -Koha e bronzit tė vonė, shek. XIV-XI p.e.sonė.

 

Ilirė                                           -Koha e hekurit, shek.XI-V p.e.sonė. Periudha e qytet-shtetit ilir, shek. V-II p.e.sonė, periudha e pushtimit romak, shek.II p.e.sonė -III e.sonė. Koha e antikitetit tė vonė, shek. IV-VI e.sonė.

 

Arbėr                                       -Koha e mesjetės sė hershme, shek. VII - XIII.

 

Shqiptarė                                 -Koha e mesjetės sė mesme e vazhdim.

 

 

 

BIBLIOGRAFIA

 

 

Anamali, S.,    Lidhjet e kulturės sė hershme mesjetare shqiptare me kulturat fqinje, “Studime historike”, 1965, 2.

Anamali, S.,    Mbi kulturėn e hershme shqiptare, “Ilirėt dhe gjeneza e shqiptarėve”, Tiranė, 1969, fq. 185 – 201, “Studime historike”, 1969, 2.

Anamali, S.,    Nga ilirėt tek arbėrit, “Iliria”, V, 1976

Anamali, S.,    Nga ilirėt tek arbėrit, “Studime historike”, 1973, 3.

Anamali, S.,    Problemi i kulturės sė hershme mesjetare shqiptare nė dritėn e zbulimeve tė reja arkeologjike, “Studime historike”, 1967, 2.

Anamali, S.,    Problemi ilir dhe i gjenezės sė shqiptarėve nė dritėn e kėrkimeve arkeologjike shqiptare, “Ilirėt dhe gjeneza e shqiptarėve”, Tiranė , 1969.

Anamali, S.,    Vazhdimėsia e kulturės ilire nė kulturėn e hershme mesjetare shqiptare, “Konferenca e Parė e Studimeve Albanologjike”, Tiranė, 1965.

Anamali, S., Korkuti,M          Ilirėt dhe gjeneza e shqiptarėve nė dritėn e kėrkimeve arkeologjike shqiptare, “Ilirėt dhe gjeneza e shqiptarėve”, Tiranė, 1969.

Barić, H.Albanorumänische Studien I, 1919.

Benac, A., O identifikaciji iliriskog etnosa, “Godisnjak” XI, Center za balkanoloska ispitivanja, Sarajevo, 1973.

Benac, A., Prediliri, protoiliri i prailiri, “Simpozijum”, Sarajevo, 1964.

Bodinaku, N., Kultura e varrezės sė hershme mesjetare shqiptare nė luginėn e sipėrme tė Vjosės tė Pėrmetit, “Iliria”, 1983, 1.

Bonfante, G., Gli elementi illirici nella mitologia greca, “Archivo glottologica Italiano”, Firenze, 1968, LIII, f. 102- 103.

Buda, A.,         Ilirėt e Jugut si problem i historiografisė, “Kuvendi I i Studimeve Ilire”, Tiranė, 1974, vėll. 1.

Budimir, M., Iliri i prailiri, “Vjesnik”, 1950 – 51, LIII, Split, 1952.

Budimir, M., Ilirski problem i leksicka grupa teuta. “Vjesnik za arheologiju i historiju dalmatimsku”, LV, 1953.

Bulle, H., Ausgrabungen bei Aphiona auf Korfu, “Mitheilungen Deutschen Arch. Inst.”, Athenische Abteileng 59, 1934.

Caratelli, G. P.Prime fasi della colonizzazione greca in Italia, “Atti del I Convegno di Studi sulla Magna Grecia”, 1961.

Ceka, H., Tė cilės kohė janė varret e Komanit, “Buletini i Institutit tė Shkencave”, 1949, 2.

Ceka,N.,Vėshtrim mbi zhvillimin e jetės qytetare tek ilirėt e jugut, “Iliria”,1985,2.

Ēabej, E., Mbishktime unazash tė Shqipėrisė Veriore, “Buletin i shkencave shoqėrore”, 1957, 2.

Ēabej, E.,Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe, Tiranė 1960.

Ēabej, E.,Ilirishtja e shqipja, “Ilirėt dhe gjeneza e shqiptarėve”, Tiranė, 1969.

Ēabej, E.Problemi i vendit tė formimit tė gjuhės shqipe, “Kuvendi I i Studimeve Ilire”, Tiranė, 1974, II

Degrand, A., Souvenirs de la Haute Albanie, Paris, 1901.

Demiraj, Sh.,Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tiranė 1988.

Demiri, Sh.,    Arkeologjia dhe autoktoniteti i Illyro-shqiptarėve, “Illyria” 1935, nr. 36; 1936, nr. 37.

Doda, N., Varreza arbėrore e Prosekut (Mirditė), “Iliria”, 1989, 1.

Domi, M., Prapashtesa ilire dhe shqipe, pėrkime e paralelizma, “Kuvendi I i Studimeve Ilire”, Tiranė, 1974, II.

Domi, M.,Diskutim pėr referatin e E. Ēabejt “Ilirishtja dhe shqipja”, “Ilirėt dhe gjeneza e shqiptarėve”, Tiranė 1969.

Dhima, A., Antropologjia etnike dhe problemi i origjinės sė popullit tonė, “Shkenca dhe jeta”, 5, 1976.

Dhima, A., Materiale skeletike nga tuma e Piskovės (Pėrmet), “Iliria” 1, 1981.

Euagri  Historia ecclesiastica.

Fresher, K.,   Les albanais et byzance aux Vie – Xie sičcles, “Oi alvanoi sto mesaiona”, Athina, 1998.

Garasanin, M., Ilirėt dhe prejardhja e tyre, “Pėrparimi”, Prishtinė 1, 1955.

Gavela, B., O arhaeloskom identifikovanju iliriskog etnosa, “Materjali VIII Simp. Praistor, sek. arh. društ, Jugoslavija”, Beograd, 1971.

Gavela, B., O iliriskom substratu na Balkanu, “Godišnjak”, Sarajevo III, 1965.

Gavela, B., Sur les premiers Illyres dans le domaine Balkano – Danubien, “Bericht über don V Inter. Kong. F. V”; Frühg, Hamburg, 1961.

Georgiev, V. I.Ilirėt dhe fqinjėt e tyre, “Kuvendi I i Stuimeve Ilire”, Tiranė, 1974, I

Gjergji, A., Elemente tė pėrbashkėta tė veshjes sė viseve tė ndryshme ilire dhe vazhdimėsia e tyre nė veshjet tona popullore, “Ilirėt dhe gjeneza e shqiptarėve”, Tiranė 1969.

Gjinari, J.,Mbi vazhdimėsinė e ilirishtes nė gjuhėn shqipe, “Ilirėt dhe gjeneza e shqiptarėve”, Tiranė, 1969.

Hahn, J. G.,    Albabesiche Studien, Jena 1854, vėll. I.

Hehn, F.,Vorgeschichtliche Welt, “F. G. Cotta’ sche Buchhandlung”, Nachf., Stuttgart, 1962.

Herodoti         Historiae

Hieroclis Synecdemus,        Teubner, Leipzig 1893.

Historia e popullit shqiptar, Tiranė 2002, vėll. I.

Historia e Shqipėrisė, Tiranė 1959, vėll. I.

Ilirėt dhe Iliria tek autorėt antik, Tiranė, 2002.

Islami, S., Ceka, H.  Zbulime tė kulturės ilire nė luginėn e

Prendi,F., Anamali,S.,  Matit, “Buletini i shkencave shoqėrore” 1, 1955.

Islami, S., Ceka, H., Tė dhėna tė reja mbi lashtėsinė ilire nė territorin e Shqipėrisė, “Konferenca I e Studimeve Albanologjike”, Tiranė 1965.

Istoria Bollgarii, Moskva, 1954, vėll. 1.

Jokli, N., Reallexikon der Vorgeschiechte I, 1924.

Kanaculi, Dh., Maqedonia perėndimore gjatė kohėve tė lashta (leksion), Selanik, 1958.

Katičić, R., Antroponime ilire dhe problemi i etnogjenezės sė shqiptarėve, “Kuvendi I i Studimeve Ilire”, Tiranė, 1974, I.

Konda, S., Shqiptarėt dhe problemi pellzagjik, Tiranė, 1964.

Korkuti, M.,    Mbi disa probleme lidhur me etnogjenezėn e ilirėve, “Iliria”, 1982, 1

Korkuti, M.,    Neolitikum und Chalkolithikum in Albanien, Mainz, 1995.

Korkuti, M.,    Probleme otno-kulturore tė epokės sė eneolitit nė Shqipėri, “Iliria” 15/2, 1985, 43 – 82.

Korkuti, M.,    Rreth formimit tė etnosit ilir. “Kuvendi I i Studimeve Ilire”, Tiranė 1974, vėll. I.

Korkuti. M, Andrea, Zh. Stacioni i neolitit tė mesėm nė Cakran tė Fierit, “Iliria” 3, 1974, 45 – 101.

Kossina, E.,   Manus, 4, 1912.

Krahe, H., Sprache und Varzeit, Heidelberg, 1954.

Kretschmer, P., Ditunija gjuhore indogjermane, Tiranė

Kretschmer, P., Festlsft Lampros, Athen, 1935.

Lochner – Hüttenbach,  Die Palasger, Wien 1960.

Maiani, Z., La fin du “mystčre” étrusque, Paris, 1970.

Mansaku, S.,Autoktonia e shqiptarėve nė dritėn e tė dhėnave tė toponimisė sė lashtė, “Studime filollogjike”, 1982, 3.

Mayer, A.,       Die Sprache der alten Illyrier, Bvidw I, Wine 1957.

Mommsen, Th., Das Weltresch der Caesaren, Wien – Leipzig, 1938 (ribotim)

Nilcken, U.,    Griechische Geschichte, München, 1960.

Ognenova, Lj., “Iliriiskijat” nadpis at severna Albanija, “Isledovanija veēest na akad. D. Deēev”, Sofia, 1958.

Patch, C., Thrakischen Spuren an der Adria, “Jahreshefte Des österreicheschen Archäologischen Institutes in Wine X”, Wine 1907.

Pittioni, R.,     Die Urnen ferdelkultur und ilire Bedentung für die Europäische Geschichte, “Celtische Philologie” XX, XXI, 1, Urgeschichte des osterr, Raumes Wine 1954.

Prendi, F.,      La civilation préhistorique de Maliq, “Studia Albanica” 3/1, 1966.

Prendi, F.,      Neoliti dhe eneoliti nė Shqipėri, “Iliria” 6, 1976.

Prendi, F.,      Vėshtrim mbi kulturat neolitike dhe tė epokės sė bronzit nė Shqipėri, “Studime historike”, 4, 1979.

Prendi, F., Aliu, S., Vendbanimi neolitik nė fshatin Kamnik tė rrethit tė Kolonjės, “Iliria” 1, 1971.

Prendi, F.,      Diskutim rreth kumtesės sė S. Islamit e H. Cekės: Tė dhėna tė reja mbi lashtėsinė ilire nė Shqipėri, “Konferenca I e Studimeve Albanologjike”, Tiranė, 1965.

Prendi, F.,      Tumat nė fushėn e fshatit Vajzė, “Buletin pėr shkencat shoqėrore”, 1957, 2.

Ptolemeu       Geographia, III.

Ptolemeu       Geographia, V.

Reche, O.,      Illyrier, Anthropologie, ne Eberts Reablexicion, III, nr. 18, 6, 1926.

Reinach, S.,   Une nécropole en Albanie, “L’Antropologie”, Paris 1901.

Russu, J. I.,    Iliri, Bucuresti, 1969.

Schütt, C.,Untersuchungen zur Geschichte der alten Illyrier, Breslau, 1910.

Schramm,G.,Anfange Des Albanischen Christentums, Freiburg 1994.

Vinski, Z.,Nausnice zvjezdolikog tipa u arheoloskom muzeja u Zagrebus posebnom obzirom na nosioce srebnog nakita Cadovica, “Starohrvatskoj Prosvati” III, ser. II, 1952.

Weigand, G.,Balkanarchiv III, 1927.

Xhufi, P., Vėzhgime mbi emrin Shqipėri dhe shqiptar nė mesjetė, “Studime Historike”, Tiranė, 2001, 2 – 4.

 

 

ILUSTRIMET

 

1.        Pėrhapja e fiseve ilire nė mijėvjeēarin e parė p.e.sonė.

2.        Territori i Ilirisė nė shek. I – III tė e. sonė.

3.        Vendbanime dhe nekropole prehistorike tė gėrmuara.

4.        Qytete dhe qyteza tė kohės antike.

5.        Kėshtjella dhe vendbanime tė antikitetit tė vonė.

6.        Qyteza, kala dhe varreza tė mesjetės sė hershme.

7.        Vendbanimi neolitik i Kolshit.

8.        Vendbanimi neolitik i Dunavecit.

9.        Vendbanimi palafit i Maliqit.

10.    Vendbanimi shpellor i Nezirit.

11.    Podgorie. Enė e pikturuar e neolitit tė hershėm.

12.    Dunavec. Riton, enė kulti e neolitit tė mesėm.

13.    Maliq. Enė me shkėlqim tė zi e periudhės eneolitike.

14.    Maliq. Enė e zbukuruar me kanelyra e periudhės eneolitike.

15.    Kamnik. Enė antropomorfe e pikturuar e neolitit tė vonė.

16.    Kamnik. Enė e pikturuar e neolitit tė vonė.

17.    Podgorie. Figurė balte antropomorfe e neolitit tė mesėm.

18.    Dunavec. Figurė balte antropomorfe e neolitit tė mesėm.

19.    Dunavec. Figurė balte antropomorfe e neolitit tė mesėm

20.    Shtoj. Figurė balte nė formė violine e bronzit tė hershėm

21.    Maliq. Rrotulla dhe pintadera balte tė periudhės eneolitike.

22.    Maliq. Sopata guri tė latuara tė periudhės eneolitike.

23.    Shpata dhe thikė bronzi, tė importuara nga Mikena tė periudhės sė bornzit tė vonė.

24.    Shtoj. Enė dyvegjake me incizim e bronzit tė hershėm.

25.    Torovicė (Lezhė). Depo me sopata bronzi tė shek. XI – X p.e.sonė.

26.    Tren. Pamje e shkėmbit me pikturėn e Trenit.

27.    Tren. Piktura shkėmbore e Trenit e fillimit tė kohės sė hekurit.

28.    Kuē i Zi. Varėse bronzi antropomorfe e shek. VI p.e. sonė.

29.    Kėnetė. Pamje e njė tume pas gėrmimit.

30.    Barē. Enė dyvegjake e pikturuar, shek X, p.e.sonė.

31.    Barē. Enė me katėr vegje, e pikturuar, shek. X – IX p.e.sonė.

32.    Pazhok. Enė me dy vegje, me kanelyra, shek. XII p.e.sonė.

33.    Barē. Enė me njė vegje tė lartė, me incizim, shek XI – X p.e.sonė.

34.    Piskovė. Enė njėvegjake me grykė oblike, shek. XI – X p.e.sonė.

35.    Barē. Enė e pikturuar, e importuar, shek X – IX p.e.sonė.

36.    Apoloni. Pamje e qendrės sė qytetit.

37.    Bylis. Pamje e teatrit antik.

38.    Antigone. Pamje e njė banese monumentale.

39.    Lisi. Pamje e mureve rrethuese dhe e qytetit tė poshtėm.

40.    Zgėrthesh (Albanopoli). Pamje e murit rrethues me kulla.

41.    Bylis. Pamje e shėtitores dhe e njė porte nė murin rrethues.

42.    Amantie. Pamje e stadiumit, shek. III p.e.sonė.

43.    Selca e Poshtme. Pamje e varrit monumental.

44.    Bylis. Pamje e bazilikės C.

45.    Berat. Pamje e njė porte mesjetare.

46.    Koman. Pamje e varrezės pas gėrmimit.

47.    Tiranė (muze). Gure varri, nė reliev, dy farkėtarė, shek. III – IV e.sonė.

48.    Koman. Unaza bronzi me mbishkrim.

49.    Lin. Pamje e bazilikės dhe e mozaikėve, shek. VI e. sonė.

50.    Krujė. Fibula bronzi me kėmbė tė pėrthyer, shek. VII – VIII e.sonė.

51.    Arapaj. Fragment mozaiku, shek. V – VII e.sonė.

52.    Durrės. Mozaiku mural nė kapelėn e amfiteatrit, shek. VI – IX e.sonė.

53.    Rapckė. Pamje e tumės pas gėrmimit.

54.    Krujė. Enė balte, shek. VII – VIII e.sonė.

55.    Krujė. Enė balte me pikturim, shek. VII – VIII e.sonė.

56.    Rapckė. Kanė balte me pikturim, shek. VII – VIII e.sonė.

57.    Piskovė. Kotruve balte me pikturim, shek. VII – VIII e.sonė.

58.    Pema e gjuhėve indoevropiane.

 

 

Enter supporting content here