Make your own free website on Tripod.com

Prof. Dr. MUZAFER KORKUTI

70 - vjetori i lindjes 17 maj 2006

Home
70 - vjetori i lindjes 17 maj 2006
Parailiret - Iliret - Arberit (shqip)
Parailiret - Iliret - Arberit ( english - summary)
Revista angleze - shqip
Revista angleze - anglisht
Curriculum vitae
Arti shkembor ne Shqiperi - Rock art in Albania
Perfundime - Conclusions

muzo70vj.jpg

Prof. Dr. M UZAFER KORKUTI MBUSHI 70 VJET

 

Me kėtė rast, Akademia e Shkencave dhe Instituti i Arkeologjisė, organizuan njė aktivitet qė i kushtohej kryesisht 70 – .vjetorit tė lindjes sė Prof. Dr. Muzafer KORKUTI.

Nė kėtė aktivitet morėn pjese edhe Luan Omari, Sekretar i Akademisė sė Shkencave tė R.Sh, disa akademikė dhe drejtues e  studiues nga shumė institucione shkencore tė vendit, grupi i arkeologėve nga Kosova, si dhe shume punonjės tė tjerė shkencorė, shokė, miq e dashamirės.

Nė kėtė ceremoni nderuan Profesor Muzaferin kolegėt e ardhur nga larg, Prof. Jack Davis e Sherry Stocker nga Universiteti i Cincinatit, Prof. John Papadopulos e Sara Moris nga Universiteti i Kalifornisė, Prof. Kosta Zahos si dhe mbėshtetėsi entuziast dhe i pakursyer pėr kėtė veprimtari Prof. Richard Hodges.

Fjalėn e rastit e mbajti Prof. Richard Hodges, pastaj foli Prof. Luan Omari dhe mė pas disa personalitete tė tjerė tė shkencės sė arkeologjisė.

Prof. Ilir GJIPALI, zėvendės drejtor i Institutit tė Arkeologjisė, bėri njė paraqitje tė vecantė tė aktivitetit tė Prof. Dr. Muzafer KORKUTI, tė cilėn po e botijmė tė plotė:

 

 

Prof. MUZAFER KORKUTI –

NJĖ JETĖ NĖ ARKEOLOGJI

 

Kam nderin tė bėj njė paraqitje tė shkurtėr tė veprimtarisė kėrkimore shkencore tė Prof. Muzafer Korkutit

Lindi mė 17 Maj 1936 nė Fterrė tė Sarandės. Mbaroi shkollėn e mesme pedagogjike nė Shkodėr dhe pas tre vjet pune si mėsues filloi studimet e larta nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės nė Fakulteti e Histori - Filologjisė, Dega Histori tė cilat i pėrfundoi nė 1962. Qė gjatė periudhės sė studimeve mori pjesė nė disa ekspedita arkeologjike tė cilat do tė pėrcaktonin drejtimin e tij nė jetė. Nė 1962 u emėrua nė Institutin e Histori - Gjuhėsisė, nė Sektorin e Arkeologjisė, duke u lidhur kėshtu pėrfundimisht me arkeologjinė. Nga vitet 60' e deri sot me veprimtarinė e tij kėrkimore studimore ka dhėnė njė kontribut tė shquar pėr zhvillimin e arkeologjisė shqiptare. Ai reflektohet nė punėn e aktivitetin e gjerė pėrgjatė 45 vjetėve nė arkeologji si studiues, pedagog e drejtues. Si specialist i prehistorisė ka kryer njė sėrė kėrkimesh e studimesh qė pėrfshijnė tė gjitha epokat prehistorike nga ato tė gurit tė vjetėr deri nė fillim tė epokės historike (si paleolit, mezolit, neolit, eneolit, bronc e hekur) duke u bėrė njė referencė shumė e rėndėsishme pėr arkeologjinė prehistorike shqiptare. Nė mėnyrė tė veēantė kontributi shkencor i Prof. Korkutit mbetet themelor nė kėrkimet e studimet pėr neolitin e eneolitin nė Shqipėri duke u renditur tek prehistorianėt mė nė zė tė kėsaj fushe jo vetėm nė vendin tonė. Ndihmesa tė veēanta qė lidhen me veprimtarinė e tij studimore janė: pėrcaktimin kulturor tė neolitit nė vendin tonė, praninė e tre varianteve tė tij tė lidhura me rajonet e Ballkanit dhe mė gjerė. Krijimi i njė sistemi tė periodizimit dhe kronologji sė pėr neolitin dhe eneolitin. Evidentimin e njė bashkėsie tė gjerė etno kulturore gjatė epokės eneolitike qė i jep rol shumė tė rėndėsishėm nė formimin e popullsive tė mėvonshme ilire.

Nė aspektin e kėrkimit Prof. Muzaferi ėshtė shquar nė drejtimin nė terren tė gėrmime ve arkeologjike nė shumė vendbanime tė rėndėsishme pre e protohistorike (15 tė tilla) nė tė gjithė Shqipėrinė si nė Tren, Vashtmi, Dunavec, Burimas, Podgorie (Korēė), Cakran e Patos (Fier), Kolsh ( Kukės), Cetush e Gradec (Dibėr),Katundas (Berat),Bėnjė (Pėrmet), Konispol (Sarandė), Mallakastėr etj. Po ashtu nėpėrmjet ekspeditave pėrnjohėse tė kryera nė pjesėn mė tė madhe tė territorit tė vendit ka mundur tė vjelė njė informacion tė gjerė e me interes pėr kėrkimet nė prehistori e qė pasqyrohen nė njė varg punime sh e publikimesh.

               Nė fushėn e botimeve Prof. Korkuti ka njė veprimtari tė gjerė shkencore me punime origjinale dhe vepra pėrgjithėsuese. Nė kėtė prodhimtari tė shumanshme bėjnė pjesė 40 artikuj tė botuar nė revistat tona shkencore periodike, 30 artikuj tė tjerė nė revista tė huaja shkencore, ėshtė bashkautor i teksteve universitare si "Arkeologiia" 1972, 1993, i tekstit tė Historisė sė Shqipėrisė "Les Illvriens" 1985, dhe i "Historisė sė Popullit Shqiptar" 2003. Ėshtė autor i monografisė "Neolithicum und Chalkolithikum in Albanien" Mainz 1999, botuar nga Akademia e Shkencave e Heidelbergut (Gjermani) dhe i librit "Parailirėt - Ilirėt - Arbėrit njė sintezė e kėrkimeve dhe studimeve pėr etnogjenezėn e popullit shqiptar. Ka marrė pjesė nė disa dhjetėra simpoziume e kongrese ndėrkombėtare nė Greqi, Itali, Gjermani, Francė, Spanjė, Zvicėr, Kroaci, Turqi, Rusi, Afrikė e Jugut etj. Si kryeredaktor i revistės "Iliria" pėr njė periudhė tė gjatė, Prof. Korkuti ka ndikuar nė botimin cilėsor tė saj, duke pėrgatitur shumicėn e numrave qė janė botuar.

Ėshtė zgjedhur Anėtar i Komitetit tė Pėrhershėm tė Shkencave Pre e Protohistorike Botėrore (prej vitit 1986 e vazhdon tė jetė aktualisht) dhe ėshtė anėtar korrespondent i Institutit Arkeologjik Gjerman.

Ka kontribuar nė formimin e brezave tė rinj tė arkeologėve si pedagog i jashtėm i Universitetit tė Tiranės ( 1968 - 2001) dhe nė Universitetin e Prishtinės (1972 - 1975) si dhe nė udhėheqjen e tyre pėr tema e disertacione. Ka mbajtur leksione speciale nė shumė Universitete si nė Universitetin Paris I, tė Berlinit, Heidelbergut e Munsterit nė Gjermani, nė Romė, Pizė, Bari, Leēe, Bolonjė nė Itali, nė Athinė e Selanik, Greqi, Vjenė - Austri dhe Cincinati nė SHBA.

Si specialist me shumė pėrvojė, ka kontribuar qė arritjet e shkencės arkeologjike shqiptare dhe trashėgimia shumė e pasur e grumbulluar nga kėrkimet arkeologjike nė tė gjithė Shqipėrinė, tė bėhen tė njohura brenda e jashtė vendit nėpėrmjet ngritjes sė ekspozitave (Francė, Itali, Gjermani, Austri) dhe muzeve arkeologjik (Tiranė, Durrės, Apoloni, Butrint e Korēė).

Ka qenė pėr njė kohė tė gjatė nė detyra drejtuese duke kontribuar direkt edhe nė progresin e vazhdueshėm tė arkeologjisė shqiptare jo vetėm pėr zgjerimin e thellimin e kėrkimeve por edhe pėr pėrmirėsimin e organizimit e funksionimit tė Institutit. Si drejtor i zgjedhur i Institutit tė Arkeologjisė nė vitet 1998 - 2006, ka ēuar mė tej punėn e drejtuesve tė mėparshėm Profesorėve Ceka e Bodinaku duke i orientuar ndryshimet nė k?hun e duhur pėr pėrshtatjen e kėrkimeve dhe studimeve arkeologjike me kėrkesat e kohės. Ai diti tė krijojė e tė forcojė lidhjet institucionale me shumė institute e organizma tė tjerė shkencorė jashtė vendit qė krijuan mundėsi dhe perspektivė pėr zhvillimin. Hap pas hapi u zgjidhėn dy problemet kryesore pėr sigurimin e tė ardhmes sė Institutit, ai i zgjerimit tė kėrkimit nė tė tre drejtimet: prehistori, antikitet e mesjetė duke pėrfshirė tė gjithė arkeologėt dhe e dyta shumė e rėndėsishme, pėrgatitja e arkeologėve tė rinj pėr tė plotėsuar radhėt e lėna bosh nga largimi i shumė specialistėve nė vitet '90. Tashmė kemi njė Institut nė aktivitet tė plotė me projekte tė ngritura nga Instituti dhe me bashkėpunim si me QNASH dhe institucione tė huaja (aktualisht punohet nė 30 projekte nga tė cilat 20 janė bashkėpunime). Ėshtė ripėrtėritur stafi shkencor i Institutit me specialistė tė rinj tė kualifikuar qė pėrbėjnė sot afėrsisht gjysmėn e tij. Kėto arritje pasqyrohen mjaft mirė dhe nė fushėn e publikimeve, ku pėr periudhėn 2000-2005 janė botuar 12 monografi dhe 191 artikuj shkencorė nė revistat tona shkencore dhe nė 25 tė huaja.

Pasioni pėr arkeologjinė, serioziteti e kėmbėngulja pėr arritjen e rezultateve gjithnjė e mė tė mira, kėrkues ndaj vetes dhe tė tjerėve, janė cilėsitė qė i kanė garantuar suksesin Prof. Korkutit por edhe vlerėsimin e respektin e kolegėve e bashkėpunėtorėve tė tij nė vite.

Veprimtaria dhe kontributi i Prof. Korkutit si studiues i fushės sė arkeologjisė dhe drejtues janė sot pjesė e rėndėsishme e historisė sė shkencės arkeologjike shqiptare, shkencė qė pret nga ai kontribute tė tjera.

 

                                                               Prof. Ilir GJIPALI

fotoreportazh2.jpg
Fotoreportazh nga takimi

Enter supporting content here