Make your own free website on Tripod.com

Prof. Dr. MUZAFER KORKUTI

Revista angleze - shqip

Home
70 - vjetori i lindjes 17 maj 2006
Parailiret - Iliret - Arberit (shqip)
Parailiret - Iliret - Arberit ( english - summary)
Revista angleze - shqip
Revista angleze - anglisht
Curriculum vitae
Arti shkembor ne Shqiperi - Rock art in Albania
Perfundime - Conclusions

1

 Muzafer Korkuti

Drejtor i Institutit Shqiptar tė Arkeologjisė

Intervistė nga Richard Hodges

 

Muzafer Korkuti, Drejtor i Institutit tė Arkeologjisė nė Shqipėri qė prej vitit 1998, ėshtė njė studiues mendjethellė qė nė mėnyrė modeste fsheh njė shkollim tė njė tipi qė rrallėkush prej nesh mund tė ketė akoma. I intervistuar gjatė drekės, ai ishte nė fillim i turpshėm tė tregonte si u bė arkeolog dhe se si karriera e tij u zhvillua, dhe vetėm pas njė ore ai filloi tė ndihej mė i lirshėm ndėrsa po vlerėsonte atė ēka po shfaqej nga ajo qė ai po tregonte. Nga ana tjetėr, unė nuk u ēudita aspak prej tij pasi ai ėshtė arkeologu mė i rrallė- njė produkt i Stalinizmit (bėhet fjalė pėr periudhėn e formimit si arkeolog; shenim imi.), student nė Leningrad, kaloi 10 muaj nė Kinė gjatė Revolucionit Kulturor, studioi dhe mė vonė gėrmoi dhe sė fundmi ka bashkėdrejtuar dy projekte tė mėdha me arkeologė tė mėdhenj amerikan.

Ne folėm gjatė drekės nė njė nga restorantet Italian mė nė zė tė Tiranės, pas njė promovimi libri nė Akademinė e Shkencave. MK, siē njihet shpesh, ishte i entuziazmuar. Katėrmbėdhjetė libra mbi arkeologjinė shqiptare ishin botuar nė 2004, kryesisht nga anėtarė tė Institutit tė tij. Promovimi nė Akademinė e Shkencave ishte njė rast pėr kėtė njeri zakonisht tė pėrmbajtur, t'u binte trumpetave. Ditėn nė vijim, pėr mė tepėr, qeveria do tė pėrcaktonte nėntė parqe arkeo10gjikė tė rinj. Arkeologjia ėshtė nė lulėzim nė Shqipėri, thekson ai me guxim. Ndienja e tij e krenarisė dhe kėnaqėsisė ėshtė e dukshme.

Muzafer Korkuti ka lindur nė jugun e Shqipėrisė 69 vjet mė pare. Republika atėherė kishte njėzet vjet qė ishte vendosur dhe vendi ishte varfėruar nga pasojat e fundit tė sundimit osman. Ai kishte dėshirė, siē thotė vetė, tė punonte me sendet/gjėrat e prekshme si dhe tregon pėr njė prilje/dėshirė pėr shkencat ekzakte si matematika dhe fizika. Kėshtu qė, nuk ishte e rastėsishme qė nė 1955, nė bazė tė organizimit tė sistemit komunist, ai ishte fillimisht njė mėsues filloreje nė njė fshat tė quajtur Fterė nė distriktin e qytetit bregdetar tė Vlorės, e mė tej drejtor i kėsaj shkolle. Nė vigjiljen e vitit tė ri tė 1956 jeta e tij ndryshoi pėrherė. I thirrur bashkė me nxėnėsit e tij mė tė mirė nė pallatin e Brigadave nė Vlorė, ata u paraqitėn para Enver I--Ioxhės, diktatori kishotesk i komunizmit shqiptar. Siē tregon MK, tė mbushur me shpirtin e socializmit, ata u prezantuan me '"emocion dhe dashuri". Njė vit e gjysmė mė vonė, MK u thirr nė Tiranė pėr tė studiuar ēfarė tė dėshironte nė Universitet. Fillimisht ai mendoi tė bėhej fizikant, por mė pas vlerėsoi praninė e arkeologėve rus nė Shqipėri dhe i tėrhequr nga perspektiva e punės nė terren, kaloi tre vjet duke u trajnuar si arkeolog. Nė Apoloni, duke punuar pėrkrah sovjetikėve, ai gjeti njė bust mermeri tė Demostenit.

Pas diplomimit ai u pėrzgjodh pėr specializim dhe mė vonė, menjėherė pas vizitės sė Nikita Khrushov nė Shqipėri, u pėrzgjodh sėrish tė shkojė nė Moskė. Pas dy muajsh studimi nė Institutin e Arkeologjisė sė Moskės. ai vazhdoi mė tej nė Universitetin e Leningradit. Dukshėm ai e admiron kėtė periudhė tė jetės sė tij. Mė shumė se dymijė tė rinj shqiptarė- kryesisht kadetė tė marinės- ishin nė qytet gjatė kėsaj kohe. Nė studimet nė Leningrad ai mori njė bazė tė mirė nė tė kuptuarin se si kultura materiale mund tė pėrdorej pėr tė shkruar historinė. Ēėshtja se si veglat prej kocke ishin prodhuar dhe si klasifikoheshin e tėrhoqėn shumė atė. ndėrkohė qė ndėrlikimet e historisė sllave e ēoroditnin. Qėndrimi i tij nė Bashkimin Sovjetik, u ndėrpre kur Enver l-foxha pasi vizitoi Beijing, denoncoi Khrushovin pėr devijim nga rruga e vėrtetė e Stalinizmit. Fillimisht, kadetėt e ushtrisė u thirrėn nė Shqipėri e mė tej dhe studentėt si MK.

I kthyer nė Tiranė, MK mbaroi studimet e tij, duke mbrojtur temėn e tij mbi njė tumė helenistike tė hershme nė Apoloni pranė Departamentit te Shkencave Shoqėrore tė Universitetit tė Tiranės. Nė kėto vite ai asistoi Frano Prendin nė gėrmimin e vendbanimit tė njohur palafit tė periudhės neolitike tė Maliqit, nė Shqipėrinė juglindore. Kėto gėrmime shpėtimi, me shtresat arakeologj ike tė pasura e transformuan arkeologjinė neolitike nė vend. Shumė i rėndėsishėm ėshtė njė fragment i njė filmi tė zhvilluar nė Maliq. Pa dyshim, i rregulluar pėr kamerat. i riu MK hipėn nė njė xhip pėr tė shkuar nė vendbanim dhe aty i ndjekur dhe nga kolegia e tij Aleksandra Mano, pėrshkojnė me hapa tė rregullt, me qėllim survein e mbetjeve tė trarėve tė drurit tė ekspozuar. Nė filmin bardh e zi, MK i hollė/do bėt (nė trup) i ngj an Gary Cooper, ndėrkohė qė shoqja e tij me njė fund valėzues tė ndritshėm tė lidhur fort nė mes i ngjan Marilyn Monroes nė filmin e John Huston "The misfits" i bėrė nė tė njėjtėn periudhė. Skena e sajuar me mjeshtėri bashkon energjitė dhe elegancėn e individėve qė janė duke shijuar njė Shqipėri qė ndiente se pėr herė tė parė kishte njė drejtim/udhėheqje. MK punoi me Prendin pėr 14 vjet nė kėtė vendbanim, punė qė ēoi nė shumė artikuj dhe nė monografinė e tij Neolithikum und Chalkolithicum im Alhanien (Mainz 1995).

 

Nė 1965 MK iu dha rasti i madh i jetės sė vet. Nė sajė tė njė marrėveshje mes Akademive tė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Kinės, filloi shkėmbimi i akademikėve. MK kishte dyshime mbi logjikėn e kėtyre lidhjeve pasi kishte hendekė tė mėdhenj midis situatave politike tė shtetit mė tė madh tė botės dhe njėrit prej shteteve mė tė vegjėl. Pa dyshim, citimet e veprave tė Moa Tse Tung dhe Enver Hoxhės nė ēdo vepėr shkencore ishin diēka e pėrbashkėt pėr ty dy vendet. Por, gjithsesi paleoJiti pėrbėnte njė gjuhė tė pėrbashkėt. Mk qėndroi larg pėr dhjetė muaj. Ai J1uturoi nga Tirana nė Pragė, Moskė, nė Omsk, pastaj Siberi, nė lrkutsk dhe pastaj Beijing. Pėr gjashtė muaj ai ndoqi leksione me Pei Ven Cun. pas tė cilave kaloi njė muaj nė njė germim paleolitik e mė tej tre muaj duke vizituar vendbanime neolitikc dhe tė bronzit. Komunikonte mė shumė nė rusisht. "Ata ishin tė pėrgatitur teorikisht (thotė ai). pėrkufizimet bazė nuk kanė ndryshuar shumė qysh atėherė". Paleoliti, thekson ai, ėshtė njė gjuhė e pėrbashkėt nė tė gjithė botėn.

Ata ishin nė tė njėjtėn kohė praktik dhe pragmatist pėrfundon ai, dhe eksperienca i dha atij njė vision botėror. Pei Ven Cun ishte njė student i Henri Breuil dhe proklamonte se kishte mėsuar tre gjėra nga prehistoriani francez: Paleolitin, pil:jen e verės dhe diēka qė ai nuk e pranonte/pohonte. Pei Ven Cun kishte qenė njė anėtar i ekipit kinezo-amerikan nė vitet '30 qė zbuluan (dhe humbėn) mbetjet e njeriut tė Pekinit.

I kthyer nga Kina, ai gjithnjė pati mundėsinė tė gėrmonte nė Rumani. Natyrisht bėhej fjalė pėr njė vendbanim neolitik nė Danub ku do tė ndėrtohej njė central hidro­elektrik. Shkolla rumune e arkeologjisė, kujton ai, ishte ishte shumė konkuruese me praktikėn evropiane perėndimore, gjė qė ai do ta zbulonte mė vonė kur do tė bėnte njė tur nė Itali. Gjatė kėtyre viteve ai u fokusua nė historinė e pėrgjithshme tė shoqėrisė prehistorike, duke u pėrqėndruar nė aspektet mjcdisore dhe tcknologjke. Puna e Gordon Childe pati njė influencė tė madhe. Pėrqasja historike e Childe mbi krijimin e shoqėrive neolitike nė Ballkan ishte korniza e kėrkimeve tė punės sė tij. Nė ēdo hap, ai qesh dhe kujton njė njeri nga Shkodra, nė veriun e Shqipėrisė, i cili ishte nė dijeni tė veprės sė Childe me titull: "Njeriu krijon vetveten". qė i papunė me shumė kujdes i shkruan qeverisė duke thenė: "kam nevojė pėr njė punė sepse ndryshe do tė bėhem majmun".

Nė mėnyrė tė pashmangshme, MK nė 1967 u bė drejtor i qendrės arkeo1ogjike, nė atė kohė njė sektor i Institutit tė Historisė dhe Gjuhėsisė. Gjatė nėntė vjetėve ai transformoi qendrėn, duke krijuar revistėn "Iliria" dhe duke mbajtur nė mėnyrė tė guximshme njė konferencė internacionale mbi arkeologjinė ilire nė 1972, konferencė ku u ftuan tė merrnin pjesė studiues perėndimorė si N.G.L. Hammond dhe i riu Anthony Harding. Nė kėtė periudhė ai ftoi njė ekip francez tė riktheJ1ej nė Shqipėri, dhe kėshtu Pierre Cabanes, nga Universiteti i Clermont-Ferrant, filloi lidhjet e tij tė gjata me Apoloninė duke vazhduar punėn e Leon Rey-it nė 1920.

Por Shqipėria nė vitet '70 filloi tė ndiejė efektet e para tė izolimit, pasi marrėdhėniet me Kinėn ishin prishur. Ēerek shekulli i ardhshėm mund tė ishte ēdo gjė tjetėr pėrveēse i lehtė. Nė 1976, duke vijuar me politikėn partiake, MK u zėvendėsua si drejtor nga mikja e t(j e vjetėr Aleksandra Mano dhe u dėrgua nė njė qendėr rajonale nė Fier (afėr Apolonisė). Pėr shumė njerėz, politika e dėrgimit tė intelektualėve nga Tirana nė provinca ishte njė shok i vėrtetė. Pėr MK ajo rezultoi njė periudhė e qetė, pėrvetėsuese e jetės sė tij. Si student i ri ai kishte shijuar tė gėrmonte nė Apoloninė e afėrt me misionin e Bashkimir Sovjetik tė kryesuar nga Vladimir Demitriovich Blavatski. Tani, ai do tė fokusohej nė ngritjen e njė Muzeu nė Fier qė do tė ilustronte gj etj et e pasura arkeologjike tė zonės, duke hedhur bazat pėr bashkėpunimin e tij tė mėvonshėm nė vitet '90 me Jack Davis nga Universiteti i Cincinnatit, nė Projektin e Surveit nė terren nė zonėn e Mallakastrės. Rreth fundit tė dekadės, sidoqoftė, ai u kthye sėrish nė Tiranė si drejtor i Institutit Arkeologjik. Ndėrsa Shqipėria kishte rėnė dukshėm nė izolimin e viteve '80, MK gjen burime energjie, duke gėrmuar nė vendbanim neolitik ēdo vit dhe duke ngritur njė shkollė verore nė Butrint nė 1982 pėr tė trajnuar njė brez tė ri arkeologėsh. Pėr shumė vite, rreth njėzet projekte nė terren u sponsorizuan nga instituti i tij. E menduar mirė nga qeveria, fondet nuk pėrbėnin problem; ēėshtja ishte tek pajisja e projekteve me personel. Nė 1984, ai sėrish gjendet duke gėrmuar jashtė vendit, kėtė rradhė nė l_jė vendbanim paleolitik nė Paris.

Nė fund tė viteve' 80 ai largohet nga posti i drej torit: Shqipėria po hynte nė njė

periudhė konfuze dhe tė vėshtirė me betejėn drejt demokracisė duke ēuar nė zgjedhjet e 1991. Duke kujtuar kėtė periudhė tė egėr kur Instituti i Arkeologjisė nga njė flamurtar akademik i Shqipėrisė komuniste. u kthye nė njė sehirxhi/dėshmitar tė dyfishtė nė kalimin e vėshtirė drejt kapita1izmit, MK bėhet i menduar. "1990-1995 ishte njė ferr"­thotė ai- "njė rrėmujė e vėrtetė dhe njė konfuzion intelektual". Kjo ėshtė e vėrtetė edhe pėr arkeologjinė shqiptare. Studiuesit serioz, kujton ai, rezistuan sa mė mirė qė mundėn, ndėrsa tė tjerėt ("peshat e lehta") e ndėrprenė punėn. Disa u larguan vėrtet. Sėrish, nė periudhėn e fillimit tė viteve '90 MK nė mėnyrė tė zgjuar e rikrijoi vetveten, duke zhvilluar njė bashkėpunim me Karl Petruso nga Universiteti i Teksasit nė Arlington. Siē tregon MK: Petruso kishte punuar nė gėrmimet nė shpellėn legjendare tė Frankthit nė Greqi, ndėrsa ai po fillonte punėn nė gėrmimet e shpellės sė Konispolit (afėr Butrintit). Ata arritėn projektin nė njė moment me shumė konfuzion, metodologji tė ndryshme, prejardhje tė ndryshme dhe arritėn "njė bashkėpunim tė shkėlqyer pėr katėr vjet". I inkurajuar nga kjo eksperiencė. MK nisi njė bashkėpunim tė ri me Jack Davis nga Universiteti i Cincinnati, duke prezantuar metodat mė moderne tė surveit nė terren nė Shqipėri, dhe duke zbuluar nė mėnyrė tė papritur gjetje tė Paleolitit tė Mesėm dhe tė Lartė nė rajonin e Mallakastrės, rreth Apolonisė.

I rizgjedhur drejtor nė 1998, ai ndihet tashmė i sigurt se arkeologjia shqiptare i mbijetoi kaosit dhe tani ka filluar tė lulėzojė. MK e shikon periudhėn e re si njė fazė stabilizuese me prospekte nė rritje. Ai dėshmon pėr praninė nė rritje tė misioneve tė huaja qė bashkėpunojnė me stafin shqiptar. Tė huajt po paraqesin eksperienca tė ndryshme qė e pasuroj nė arkeologjinė shqiptare. Dhe atėherė, ai ėshtė krenar me faktin se 45% e arkeologėve shqiptarė janė tė rinj, qė kanė pėrfunduar studimet pasuniversitare (shumica jashtė Shqipėrisė) nė pesė vitet e fundit. Duke parė drejt tė ardhmes, ka mė shumė energji shpėrthyese se sa atėherė kur ai filloi profesionin.

Pasi folėm pėr mė shumė se njė orė, ky njeri i qetė dhe i matur, u ēel dalėngadalė. Ai thjesht shijoi tė rishikonte historinė e tij personale. Unė i kėrkova atij njė mendim tė fundit dhe ai m'u pėrgjigj se "ėshtė absolutisht e nevojshme ta duash atė qė bėn nė mėnyrė qė tė arrish diēka. Ky ėshtė ēelėsi i suksesit" pasioni i tij pėr arkeologjinė ėshtė i dukshėm. Jeta e tij akademike, e shėnuar me episode nė Bashkimin Sovjetik tė Khrushovit dhe nė Kinėn e Revolucionit Kulturor, u rea!izua dhe nė njė shkallė internacionale, tashmė e kulmuar, nė mėnyrė paradoksale, nga eksperiencat e tij nė bashkėdrejtimin e projekteve nė vendin e t_j me state amerikane. Gjithandej, kėshtu, ai gjeti njė disiplinė tė brendshme duke kumtuar dhe publikuar tė dhėnat prehistorike tė

jashtėzakonshme tė Shqipėrisė, ndėrsa kjo e fundit pėljetonte ndryshime tė mėdha nė drejtim/udhėheqje. Nė shumė mėnyra, ai ėshtė njė dishepull i Gordon Childe, duke sjellė nė shkencėn e tij rigorozitetin dhe pėrpjekjet intelektuale qė ne ia njohim/atribuojmė njė vetėm mendimtar i tė madh nė arkeologji. Mbi tė gjitha, ai me mjeshtėri dhe qetėsi ka siguruar qė shkenca e tij jo vetėm i ka rezistuar stuhive tė trazirave ideologjike, por ka pėrparuar nė tė njėjtėn kohė.

 

Richard I-Iodges ėshtė Drejtor i Institutit Botėror tė Arkeofogjisė nė Universitetin e East Anglia dhe drejtor shkencor i Fondacionit BlItrinti.

.

Enter supporting content here